BREAKING NEWS

Shqipëria "shkundet" nga tërmeti, ja epiqendra dhe magnituda

Shqipëria "shkundet" nga tërmeti, ja epiqendra dhe magnituda
x
BREAKING NEWS

“Mund të arrestohen ish-kryeministra e ish-presidentë”/ Artan Hoxha flet me emra dhe plas ‘bombën’: Do goditet shumë lartë! SPAK më ka thirrur dhe mua të dëshmojë për këtë dosje!

“Mund të arrestohen ish-kryeministra e ish-presidentë”/
x
BREAKING NEWS

Konflikti me kryebashkiakun Dritan Leli dhe drejtorit të bashkisë që përfundoi të shoqëruar në polici/ Reagon ‘flakë për flakë’ UKV, sqaron gjithë situatën

Konflikti me kryebashkiakun Dritan Leli dhe drejtorit të bashkisë
x
BREAKING NEWS

Ndizen gjakrat, Basha i hedh dorashkën me dosjen kriminale të amerikanëve, Berisha paralajmëron me shkarkimin e kreut të PD, Fieri sfida e radhës

Ndizen gjakrat, Basha i hedh dorashkën me dosjen kriminale të
x
BREAKING NEWS

Milaim Zeka paralajmëron arrestimin e Berishës, Roland Bejko akuzon ish-kryeministrin se po tenton grusht shteti brenda partisë

Milaim Zeka paralajmëron arrestimin e Berishës, Roland Bejko akuzon
x

Sport

Mesi mes lotësh, theu rekordin e legjendarit Pele, dominon futbollin jugamerikan

Mesi mes lotësh, theu rekordin e legjendarit Pele, dominon futbollin

Sulmuesi shënoi tregolësh kundër Bolivisë dhe shkon në 79 rrjeta të realizuara për përfaqësuesen e tij, 2 më shumë se braziliani

Argjentina dhe Brazili u rikthyen në aksion në orët e para të ditës së premte pas skenave të turpshme që prodhuan mes tyre, për raundin e 9 të eliminatoreve të Botërorit Katar 2022 në grupin e Amerikës së Jugut. Fitore të lehta për dy kombëtaret që bëjnë ligjin në Amerikën Latine. Vëmendjen më të madhe e mori sfida mes Argjentinës dhe Bolivisë, ndeshje që u fitua 3-0 nga La Selecion, me Lionel Mesin që realizoi një tregolësh. Falë kësaj triplete ylli argjentinas theu rekordin e legjendës braziliane Pele duke u bërë futbollisti që ka shënuar më shumë në kontinent në rang kombëtaresh me Mesin që kapi kuotën e 79 golave me Argjentinën ndërsa Pele me Brazilin është ndalur në kuotën e 77 finalizimeve, i treti për momentin është Nejmar që ka shënuar 69 gola me Seleçaon. Në praninë e 25 mijë shikuesve në Buenos Aires në Estadio Antonio Vespucio Liberti i hapur për herë të parë për tifozët që pas fillimit të pandemisë COVID-19, Mesi shënoi një gol në pjesën e parë dhe dy të tjerë në pjesën e dytë ndërkohë që në fraksionin e parë Argjentinës iu anulua edhe një gol i shënuar nga Lautaro Martinez. Me këtë fitore La Selecion ruajti vendin e dytë në grupin e Amerikës së Jugut me 18 pikë, 3 më shumë se Uruguai i vendit të 3-të. Me dy gola në pjesën e parë nga Everton Ribeiro dhe Nejmar, Brazili bëri detyrën përballë Perusë duke triumfuar 2-0 dhe duke vijuar ecurinë perfekte në këto eliminatore me 8 fitore në 8 takime. Të thjeshtë e pati edhe Kolumbia përballë Kilit me Los Cafeteros që fituan me shifrat 3-1. Në pjesën e parë kolumbianët realizuan dy herë me sulmuesin e Gremios Miguel Borja. Kili u përpoq të rikthehej në ndeshje në fraksionin e dytë me golin e Menezes në minutën e 56-të por Luis Diaz mbylli llogaritë e takimit me një tjetër gol për vendasit çerek-ore para fundit. Një gol në minutën e 92-të i Gaston Pereiros dha një fitore të çmuar Uruguait në sfidën direkte për vendin e 3-të ndaj Ekuadorit, ndërkohë që Paraguai triumfoi me shifrat 2-1 ndaj Venezuelës për të kompletuar “manitën” e fitoreve të skuadrave vendase. Mesi nuk foli për rekordin pas ndeshjes, por festoi duke ngritur trofeun e turneut “Copa America” para tifozëve vendas, të cilët u lejuan të merrnin pjesë pas një pauze prej 20 muajve të shkaktuar nga pandemia COVID-19. “Kam pritur shumë kohë për këtë, kam kërkuar këtë, kam ëndërruar për këtë. Është një moment i vetëm për shkak të mënyrës se si ndodhi, pas pritjes kaq të madhe. Nuk kishte mënyrë më të mirë për të festuar sesa të qenit këtu”, nënvizoi Mesi.