BREAKING NEWS

Burime gazi në Shqipëri? Kreshnik Spahiu paralajmëron të ardhmen e “frikshme”

Burime gazi në Shqipëri? Kreshnik Spahiu paralajmëron të
x
BREAKING NEWS

COVID në Shqipëri/ Më shumë se 900 raste të reja, MSH zbardh bilancin e 24 orëve të fundit

COVID në Shqipëri/ Më shumë se 900 raste të reja, MSH
x
BREAKING NEWS

Zgjerimi i BE, lajm i mirë për Shqipërinë, rriten shanset për anëtarësim

Zgjerimi i BE, lajm i mirë për Shqipërinë, rriten shanset
x
BREAKING NEWS

Temperatura deri në 40 gradë, moti bën kthesën drastike të premten

Temperatura deri në 40 gradë, moti bën kthesën drastike
x
BREAKING NEWS

Vrau dy turistët çekë në Prekal, Gjykata e Lartë merr vendimin për Sokol Mjacajn, ia ‘hedh çelësat në det’

Vrau dy turistët çekë në Prekal, Gjykata e Lartë merr
x
BREAKING NEWS

“PS është shkërmoqur si parti”/ Spartak Braho flet për emërimet brenda Partisë Socialiste dhe ia numëron ‘një nga një’ kryeministrit: Gjithçka e vendos Rama sikur është shefi i Shtabit. Si kjo situatë nuk ka pasur ndonjëherë

“PS është shkërmoqur si parti”/ Spartak Braho flet
x
BREAKING NEWS

Rrebeshe të forta dhe stuhi/ Moti bën ndryshimin drastik, meteorologu tregon kur vjen kthesa e madhe dhe si parashikohet fundjava

Rrebeshe të forta dhe stuhi/ Moti bën ndryshimin drastik, meteorologu
x
BREAKING NEWS

“Ka filluar që kur ishte ministër Olldashi”, Spartak Braho hedh dritë mbi skandalin e madh me rrugën Kardhiq-Delvinë: Aferë korruptive! Balluku pjesë e oligarkisë së kryeministrit. Ai është megaloman dhe…/ Rama i ka hipur...

“Ka filluar që kur ishte ministër Olldashi”, Spartak
x

Sport

Mesi në Inter Majemi nga viti 2023, do blejë 35% të aksioneve të klubit

Mesi në Inter Majemi nga viti 2023, do blejë 35% të aksioneve

Argjentinasi në bisedime me klubin amerikan në pronësi të David Bekham, lëvizja do të ndodhë pas një viti me kushte të plotësuara

Dy lojtarët me më shumë trofe të dy dekadave të fundit, Kristiano Ronaldo dhe Lionel Mesi, vijojnë të dominojnë në skenën futbollistike si lojtarët me më shumë të ardhura, fitime që vijnë kryesisht nga reklamat, imazhi i tyre, por edhe rrogat e majme. Por edhe pse kanë konfirmuar se do të qëndrojnë dhe një vit me skuadrat ku luajnë aktualisht, portugezi me Mançester Junajtid e “Pleshti” me Paris San Zhermen, sërish kanë dalë zëra në media se ata po projektojnë të ardhmen e tyre larg këtyre klubeve, e konkretisht janë gati për një aventurë jashtë kontinentit europian e flitet se do të bëhen pjesë e Major League Soccer” në SHBA, ku është investuar shumë në emra gjatë viteve të fundit dhe ku pagesat kapin nivele shumë të larta, sidomos sa i takon menaxhimit të imazhit. Kështu, Lionel Mesi duket se është i vendosur për t’u transferuar me familje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mediumi “DIRECTV” njofton se ylli argjentinas do t’i japë fund eksperiencës në futbollin evropian gjatë verës së vitit 2023. 34 vjeçari pritet të transferohet në klubin amerikan, Inter Miami. Por, kjo nuk është e tëra. Gjithnjë sipas mediumit amerikan, shtatë herë fituesi i Topit të Artë do t’i blejë 35 për qind të aksioneve të klubit Inter Miami, i cili është në pronësi të legjendës angleze, David Bekham. Gazetari i mediumit “DIRECTV” po ashtu njofton se kontrata tashmë është në tavolinë dhe se e ka parë një i afërt i tij. Kjo kontratë, vijon ai, do të nënshkruhet kah mesi i muajit gusht të këtij viti. Me këtë rast, Mesi do të përfundojë në ligën MLS nga vera e vitit 2023, ku do të luajë dhe do të jetë aksionar i klubit. Me gjasë, ylli argjentinas do ta kalojë edhe një vit në Paris San Zhermen, ose eventualisht të transferohet në Barcelonë, për sezonin e fundit dhe lamtumirës me “Blaugrana”. Vitin tjetër ai do të jetë 36 vjeç dhe po planifikon që vitet e fundit të karrierës t’i kalojë përtej Atlantikut. Ish-futbollisti i Barcelonës është bërë objektiv i klubit amerikan qe një kohë dhe ky transferim mund të realizohet verën tjetër, kur ai do t’i mbushë 36 vjet. Ndërkohë, kohëve të fundit po qarkullojnë zëra se përfaqësuesi argjentinas mund të rikthehet në Barcelonë gjatë kësaj vere pas sezonit dëshpërues në Paris. Mesi ishte transferuar në “Parkun e Princave” vitin e kaluar si lojtar i lirë, duke u larguar nga Barcelona pasi fitoi gjithçka të mundshme. Ai konsiderohet si lojtari më i mirë në histori të futbollit.