BREAKING NEWS

Shpallen ‘non-grata’ nga SHBA 16 zyrtarë, Antony Blinken del me paralajmërimin e fortë: Do thyejmë lidhjet e...

Shpallen ‘non-grata’ nga SHBA 16 zyrtarë, Antony Blinken del me
x
BREAKING NEWS

Escobar vjen në Tiranë, Spartak Ngjela zbulon se çfarë do të ndodhë nesër: SHBA do tregojë forcën ndaj këtij politikani shqiptar

Escobar vjen në Tiranë, Spartak Ngjela zbulon se çfarë do
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim jep detaje të reja për planin strategjik të SHBA për të luftuar korrupsionin: Me urdhër ekzekutiv të Biden...

Yuri Kim jep detaje të reja për planin strategjik të SHBA
x
BREAKING NEWS

SHBA bën goditjen e radhës, fut në ‘listën e zezë’ edhe 2 persona të tjerë, zbardhet për çfarë akuzohen (EMRAT)

SHBA bën goditjen e radhës, fut në ‘listën e
x
BREAKING NEWS

“Janë të dy të rrezikuar nga politika amerikane”, Spartak Ngjela flet me emra dhe paralajmëron fundin e ‘frikshëm’ për këta 2 politikanë shqiptarë: Ky është fakt!

“Janë të dy të rrezikuar nga politika amerikane”,
x
BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë zyrtarizon të dhënat e fundit të Covid: Mbi 5000 pacientë aktiv në vend, ja sa janë infektuar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë zyrtarizon të dhënat e fundit
x
BREAKING NEWS

“Të ndalojmë të korruptuarit të veprojnë pa u ndëshkuar”/Çfarë po paralajmëron? Ambasadorja Yuri Kim shpërndan mesazhin e rëndësishëm

“Të ndalojmë të korruptuarit të veprojnë pa u
x
BREAKING NEWS

Mesazhi i fortë nga SHBA, Antony Blinken publikon emrat: Këta janë Kampionët tanë Antikorrupsion, së bashku do të ndëshkojmë të korruptuarit

Mesazhi i fortë nga SHBA, Antony Blinken publikon emrat: Këta
x

Sport

Mesi përmbys Leipzigun, Liverpuli mposht Atletikon, Milani mbetet me 0 pikë në grupin B

Mesi përmbys Leipzigun, Liverpuli mposht Atletikon, Milani mbetet me 0

Milani u mposht 1-0 nga Porto dhe rrezikon të mos kualifikohet, kurse Mesi me dy gola kontribuoi në fitoren 3-2 të PSG-së kundër Leipzigut

Liga e Kampioneve u kthye mbrëmë me ndeshjet e xhiros së tretë në katër grupet e para, ku padyshim vëmendjen kryesore e mori grupi B, në duelet e skuadrave të mëdha. Kështu, kryendeshja e mbrëmjes së djeshme ishte ajo mes Atletikos së Madridit dhe Liverpulit, një duel spektakolar me shumë gola. Në fillim shënuan anglezët dy gola të shpejtë me anë të Keita e Salah, por Antuan Griezman barazoi shifrat 2-2 brenda pjesës së parë. Në pjesën e dytë, një penallti e shndërruar në gol nga Salah i dha fitoren skuadrës angleze. Po në këtë grup, Porto mundi Milanin 1-0 dhe i la italianët në fund të renditjes me 0 pikë, kurse Liverpuli mban kreun me 9 pikë, Atletiko 6 dhe Porto 4 pikë. Ne grupin A, Mançester Siti u shndërrua në tërmet 5 ballë ndaj Klub Bruzhit, duke fituar me shifrat 5-1, ku realizuan Kancelo, Uollker e Palmer nga një gol, kurse Mahrez dy gola. Kjo fitore e mban Sitin në garë të fortë për vendin e parë në grup, pavarësisht rivalitetit me Paris San Zhermen. Kjo e fundit u përball mbrëmë me Leipzigun, Mbape shënoi i pari, por barazuan gjermanët duke bërë që pjesa e parë të mbyllej 1-1. Në pjesën e dytë vijoi e njëjta “simfoni” si në të parën, por me Leipzigun që shënoi fillimisht golin e dytë, një rezultat që provokoi Leo Mesin të dilte në shkëlqimin e tij, duke shënuar dy gola dhe duke përmbysur rezultatin në favor të PSG-së. Në grupin C, turqit e Beshiktashit s’i bënë dot ballë Sportingut të Lisbonës, duke humbur 4-1. Dueli tjetër ishte ai mes Ajaksit dhe Borusias së Dortmundit, fituar nga holandezët 4-0. Me këtë fitore Ajaksi merr kreun me 9 pikë e lë pas Dortmundin me 6 pikë. Në grupin D, Interit i duhej të bënte kthesë dhe e bëri realisht, duke mundur Sherif Tiraspolin 3-1 dhe duke iu afruar objektivit për një kualifikim të mundshëm. Duhet thënë se Sherifi vijon të mbajë kreun me 6 pikë, ndjekur nga Reali me 5 dhe Interi me 4 pikë. Po në këtë grup, Reali shkëlqeu ndaj Shakhtarit, duke fituar me rezultatin e thellë 5-0.