BREAKING NEWS

Humb kontrollin dhe shpërthen në akuza në studio tek Arjan Çani, Ilir Meta del "zbuluar", i përplasen skandalet e rënda: I ke ditët e numëruara...

Humb kontrollin dhe shpërthen në akuza në studio tek Arjan
x

Sport

Mesi “qan” largimin e Suarezi dhe sulmon ashpër drejtuesit e Barcelonës

Mesi “qan” largimin e Suarezi dhe sulmon ashpër drejtuesit e

Barcelona nuk është më një klub si dikur. 15 vjetët e saj të arta kanë marrë fund dhe këtë e shpreh më mirë përplasja verbale e ligjore tashmë e Lionel Mesit me klubin, e ikonës së suksesit të kësaj skuadre me klubin e zemrës. Largimi i Luis Suarezit pak ditë më parë konfirmoi këtë situatë të nderë që mbretëron në kampin blaugrana. Kështu, edhe një herë tjetër, Lionel Mesi shfryn duke nxjerrë vrer ndaj Barcelonës. Edhe pse vendosi të qëndrojë te klubi blaugrana deri në fund të këtij sezoni kur i përfundon edhe kontrata me Barçën raportet mes yllit argjentinas dhe drejtuesve të klubit janë tensionuar akoma edhe më shumë sidomos pas vendimeve të fundit që ka marrë presidenti Josep Maria Bartomeu duke larguar nga skuadra dy nga miqtë më të afërt të Mesit, mesfushorin kilian Arturo Vidal dhe sulmuesin uruguian Luis Suarez. Largimi i “El Pistoleros” nuk i ka pëlqyer aspak 6-herë fituesit të Topit të Artë i cili në një postim që ka bërë në Instagram ku ka publikuar disa foto të tijat me Luis Suarez me një mesazh lamtumire për sulmuesin uruguaian, mesazh në të cilin argjentinasi nuk ka qëndruar pa thumbuar klubin blaugrana. “Sot po hyja në dhomën e zhveshjeve, por fotoja jote nuk ishte më. Do të jetë e vështirë tashmë që ti je larguar, si brenda ashtu edhe jashtë fushe. Janë shumë vite që kemi kaluar bashkë, dreka, darka që do të më mungojnë. Shumë gjëra që nuk do të harrohen kurrë, pasi ne kalonim pothuajse çdo ditë së bashku. Do të jetë e çuditshme të të shikoj me një fanellë tjetër dhe aq më shumë të luaj përballë teje si kundërshtar. Ti je një nga lojtarët më të rëndësishëm të këtij klubi dhe ke shkruar historinë këtu. Ke arritur gjëra të rëndësishme si në grup ashtu edhe në aspektin individual. Nuk e meritoje të dëbohesh siç ndodhi, por nuk jam aspak i habitur me ta. Të uroj gjithë të mirat në këtë sfidë të re si dhe të dua shumë. Shihemi së shpejti miku im,” shkruan Mesi përkrah fotove. Suarez u transferua zyrtarisht te Atletiko Madrid dhe tashmë në fushën e lojës do të jetë një rival për Lionel Mesin. Ndërkohë, në postimin e sulmuesit kanë mbërritur edhe disa komente nga ish-shokët e tij te Barcelona, të cilët gjithashtu e kanë me drejtuesit e klubit. I pari që reagoi ishte Nejmar, i cili u shpreh se është e pabesueshme se si u bënë gjërat. Kujtojmë se Nejmar-Suarez dhe Mesi formuan një nga treshet më të mira në historinë e katalanasve. Ndërkaq, një tjetër koment ka ardhur edhe nga Dani Alvesh, që gjithashtu u largua nga Spanja në një mënyrë konfliktuale. “Për fat të keq ky është realiteti që është për një kohë të gjatë tashmë dhe që konfirmohet vit pas viti. Nuk bëhet fjalë nëse fiton apo humbet, bëhet fjalë për respekt dhe ata nuk e kanë”, u shpreh Alvesh. Fjalë të rënda drejt presidentit dhe njerëzve të tjerë të klubit, ndërkohë që në postimin e Mesit ka ardhur edhe një “Like” nga Fabregas, i cili nuk ka preferuar të flasë. Situata duket absurde dhe mediat arrijnë deri aty sa thonë Mesi ka dalë nga “binarët”, duke ditur tipin e tij që shprehet shumë rrallë, por këtë herë është i papërmbajtur.