BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Mesi: Ronaldo flet shumë për veten, unë flas për shokët

Mesi: Ronaldo flet shumë për veten, unë flas për shokët

Lionel Mesi është padyshim lojtari më i mirë i të gjitha kohërave. Arritjet e tij janë fenomenale dhe pavarësisht se nuk fiton Champions prej disa vitesh, “Pleshti” vijon të korrë suksese në aspektin individual, sepse ka statistika mbresëlënëse si golashënues, asistues, pasues i saktësisë absolute, gola me goditje dënimi, pasime kyçe dhe praktikisht lojtar shumë i vlefshëm për grupin tek Barcelona. Pas fitores së “këpucës së Artë” në Spanjë, Mesi dha një intervistë për mediat, duke “thumbuar” paksa edhe “llafazanin” Ronaldo, i cili vuan nga narcizmi. I pyetur se Ronaldo e Ibrahimoviç flasin shumë për veten e tyre., mesi kujtoi se ai flet më shumë në fushë dhe për shokët. “Më mirë të flasin njerëzit për mua. Unë e di se çfarë jam, çfarë kam bërë dhe çfarë mund të jap, por e mbaj për vete. Nuk më pëlqen të flas për veten time, por për kolektivin. Ronaldo thotë se duhet të largohem nga Barcelona, të shkoj në ZSerie A? Të gjithë kanë objektivat dhe përvojat e veta. Nuk kam pasur kurrë nevojë të largohem nga klubi më i mirë në botë, që është Barcelona, ku më pëlqen stërvitja, ndeshjet dhe qyteti”, theksoi Mesi. Argjentinasi foli më pas për rolin e ri në fushë, paksa si mesfushor, por edhe idenë e një tërheqjeje nga futbolli, që duket se është ende larg. Nuk e di, varet se si shkojnë gjërat. Tani zakonisht kthehem në mesfushë për të marrë topin. Nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Çdo futbollist e kupton për sa kohë mund të vazhdojë. Do ta zbuloj me kalimin e kohës. Unë vetë do të jem i pari që do të them se nuk mund të vazhdoj më, mjaft deri këtu. Me kalimin e viteve do ta zbuloj”, vijoi Mesi. Më pas sulmuesi blaugrana u pyet për rivalitetin me Van Dajk, të cilin e përshkroi si mbrojtës shumë të fortë. “Është një mbrojtës që di të matë kohët dhe të presë momentin e duhur për të ndërhyrë. Është shumë i shpejtë dhe i madh, por ai ka shumë shkathtësi për lartësinë e tij. Është i shpejtë për shkak të hapit të tij të madh dhe është mbresëlënës, si në mbrojtje, ashtu edhe në sulm, sepse shënon shumë gola”, nënvizoi Mesi. Më tej ai komentoi edhe mungesën në arritjet e tij të çmimit “Pushkash”, por Mesi e ka përgjigjen gati. “Gjithmonë them se çmimet individuale nuk janë qëllimet e mia. Nuk janë qëllim më vetvete “The Best”, Topi i Artë apo Këpuca e Artë e aq më tepër goli më i bukur i vitit. Nëse e fitoj, mirë, nëse jo, asgjë nuk ndodh. Goli i Szorit që e fitoi çmimin këtë herë ishte një gol shumë i bukur, impresionues. Një roveshatë nga larg dhe e lartë. E meritoi çmimin”, tha më tej Mesi. Në fund nuk mungoi një koment edhe për rivalitetin mes Manuel Nojerit dhe Andre Ter-Shtegenit. “Ata janë dy portierë të shkëlqyer dhe me karakteristika të ngjashme. E lexojnë lojën shumë mirë dhe mund të luanin si mesfushorë. E njoh mirë Ter Shtegenin dhe mund të flas për të, por nuk e shoh në stërvitje Neuerin dhe zakonisht nuk i ndjek ndeshjet e tij, por mendoj se ata janë dy portierë të ngjashëm.”, përfundoi Mesi në prononcimin e tij për mediat spanjolle, duke qenë dukshëm entuziast pas marrjes së “Këpucës së Artë”.

Adriatik BALLA