Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Mesi telefonon Nejmar: S’ke punë me Realin, do të vish tek Barcelona

Postuar: 14/08/2019 - 07:22

Nejmar mund të vijë në Katalonjë, por edhe mund të dështojë si transferim. Paris San Zhermen po reziston dhe deri tani i ka rrëzuar të gjitha opsionet që ofron Barcelona, por në lojë dy ditët e fundit është futur ethshëm edhe Leo Mesi, i cili ka nisur kontaktet me brazilianin, duke e këshilluar që ai të mos negociojë asnjë lëvizje tjetër veç asaj të Barçës. “Do vish tek ne, nuk ke punë tek Reali i Madridit” kanë qenë pak a shumë këto fjalët që Lionel Mesi i ka thënë Nejmar menjëherë sapo është zbuluar interesi maksimal i “Los Blancos” për brazilianin. 5 herë fituesi i Topit të Artë e ka të pamundur të pranojë që një ish i Barçës me të cilin ka ndarë momente lavdie dhe zhgënjime të jetë në krahun tjetër të “El Classico”-s dhe jo me fanellën blaugrana. E përditshmja madrilene “Marca” ka zbuluar se ka pasur një telefonatë mes numrit 10 të katalanasve dhe sulmuesit të PSG dhe argjentinasi ka qenë i qartë në fjalët e tij. Në çastin kur në vitin 2017-të Nejmar u largua në drejtim të PSG u përfol se një nga arsyet ishte Mesi dhe fakti që tek Barça “La Pucla” do të ishte gjithnjë violina e parë, por koha ka treguar se nuk ka pasur asnjë krisje mes të dyve përkundrazi kanë një marrëdhënie mjaft të mirë shoqërore së bashku edhe me Suarez.  Për hir të së vërtetës të paktën duke iu referuar mediave ndërkombëtare edhe dëshira e 27-vjeçarit është të rikthehet tek azulgranët dhe jo të nënshkruajë me klubin 13 herë kampion të Europës. Për të kënaqur edhe vetë futbollistin po përflitet orët e fundit që PSG është duke diskutuar me Barcelonën dhe akordi për rikthimin e Nejmar në “Camp Nou” nuk është shumë larg konkretizimit.

PSG nuk tërhiqet, do 222 mln euro

Kthimi i Nejmar drejt Barcelonës nuk do të jetë edhe aq i thjeshtë sa mendohej. Për të gjithë është e qartë se katalanasit aktualisht nuk janë mirë financiarisht sa për të përballuar blerjen e brazilianit, aq më shumë kur PSG i ka bërë të qartë sot se nuk do të ketë ulje për të. Nëse vetë e bleu për 222 milionë euro futbollistin, klubi katalanas ka insistuar se për ta shitur kërkon tashmë 250 milionë euro. Një shifër e papërballueshme për Barcelonën, e cila edhe për të blerë Griezman nga Atletiko Madrid, u detyrua që të bënte disa lëvizje financiare duke marrë edhe kredi afatgjata në banka. Kjo gjë është e pamundur të përsëritet për Nejmar dhe me një shifër kaq të lartë, ndaj katalanasit tashmë kanë filluar të kërkojnë nga PSG që të ulin shpenzimet duke përfshirë në marrëveshje kartonin e futbollistëve të ndryshëm. Emri i parë që vjen në mendje është ai i Kutinjos, plotësisht jashtë planit të Valverdes, por klubi është gati që të përdorë edhe lojtarë të tjerë të mesfushës për të cilët do të kishte më pak hapësira dhe Rakitiç duket si lojtari më i mundshëm për t’u sakrifikuar. Mbetet të shihet si do të vazhdojë bisedimet, por PSG po refuzon në mënyrë kategorike të bëjë lëshime për Nejmarin.

Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/10/2019 - 21:00

Një pyetje lind natyrshëm, a mund të përballet Kosova me Serbinë në Europian, në rast se këto 2 ekipe arrijnë të kualifikohen në Europianin e  2020?

Postuar: 17/10/2019 - 19:57

Një nga gazetarët dhe komentatorët më të vjetër sportiv, Ahmet Shqarri, në një intervistë për Viz

Postuar: 17/10/2019 - 19:47

Ndeshja e Çekisë kundër Kosovës më 14 nëntor në Plzen do të vendosë direkt se cila prej tyre do t

Postuar: 17/10/2019 - 18:36

Ish-banori i ‘Big Brother’, i ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, Anaid Kalo

Postuar: 17/10/2019 - 18:31

Boksieri i njohur amerikan Patrick Day ka ndërruar jetë në moshën 27-vjeçare, katër dit pasi pëso

Postuar: 17/10/2019 - 09:46

Kampioni i Ballkanit në sportin e xhudos, Indrit Çullhaj ka folur së fundmi në lidhje me teorinë

Postuar: 17/10/2019 - 08:45

Një duel në ring i kushtoi jetën boksierit amerikan Patric day.