BREAKING NEWS

‘Plumbi i Artë’/ Tronditi botën e krimit, Gjykata e Posaçme merr vendimin për Nuredin Dumanin, pasi ‘zbërtheu’ prapaskenat e errëta të bandave që veprojnë në vendin tonë

‘Plumbi i Artë’/ Tronditi botën e krimit, Gjykata e
x
BREAKING NEWS

“Komshinjtë te Gjiri i Lalzit”/ Artan Hoxha iu publikon Berishës e Metës foton që po shpërndahet me shpejtësi dhe i ‘thumbon’ ashpër: Nuk paska qenë aq budalla Enveri...

“Komshinjtë te Gjiri i Lalzit”/ Artan Hoxha iu publikon
x
BREAKING NEWS

DOSJA 'Plumbi i Artë'/ ‘Plakën e mbylli Talo në banjë, unë përkëdhela ...’, Dumani zbardh detaje të rënda për grabitjen e shtëpisë së emrit të njohur! U veshën si policë të anti-drogës për të grabitur 500 mijë euro

DOSJA 'Plumbi i Artë'/ ‘Plakën e mbylli Talo në
x
BREAKING NEWS

Ndihmonte vrasësit që të mos arrestoheshin/ Jep dëshminë e tij ish zyrtari i lartë i Policisë, Leonard Palushi që u arrestua nga personat VIP me urdhër të SPAK

Ndihmonte vrasësit që të mos arrestoheshin/ Jep
x
BREAKING NEWS

Zbulohet mashtrimi i Berishës me gjyqin në Francë, ish-kryeministri pranon se padia e tij ndaj Blinken nuk mund të merret në shqyrtim dhe sulmon deputetin e CDU

Zbulohet mashtrimi i Berishës me gjyqin në Francë,
x
BREAKING NEWS

Skandal, “Foltorja” nuk paguan dot pagat e administratës së SHQUP, rrezikon t’i ndërpriten dritat dhe uji, “Rithemelimi” nuk njihet nga institucionet

Skandal, “Foltorja” nuk paguan dot pagat e administratës
x
BREAKING NEWS

Spartak Braho: Rama-Manja po luajnë blofin me thirrjet ndaj SPAK për të hetuar Berishën dhe Metën, PS ka përgjegjësi politike për zyrtarët e korruptuar që kanë rënë në burg

Spartak Braho: Rama-Manja po luajnë blofin me thirrjet ndaj SPAK për
x
BREAKING NEWS

Pas arrestimit të bosëve të krimit që mbështeten nga politika, SPAK gati fletë-arrestet për ministra, kryebashkiakë dhe drejtorë të lartë të përfshirë në abuzime me tenderat

Pas arrestimit të bosëve të krimit që mbështeten nga
x

Sport

Mesi u jep fund dyshimeve, vendos të respektojë kontratën me Paris San Zhermenin

Mesi u jep fund dyshimeve, vendos të respektojë kontratën me

Lionel Mesi do të mbetet në radhët e Paris San Zhermen. Mediat spanjolle kanë raportuar se ylli argjentinas mund të largohet nga Parisi pasi nuk është i lumtur te klubi francez. Por 34-vjeçari që u transferua gjatë verës së shkuar nga Barcelona është i bindur se do të mbetet te PSG-ja. Mesi ka pasur probleme të shumta me lëndime që prej transferimit te PSG-ja duke mos arritur të japë më të mirën. Por përkundër kësaj shtatë herë fituesi i “Topit të Artë” beson se do të arrijë ta ndihmojë skuadrën drejt trofeve këtë edicion. Mesi ka kontratë me PSG-në deri në vitin 2023 me mundësi vazhdimi. Ndërkohë, në radhët e PSG-së ka një tjetër shqetësim dhe ai lidhet me sulmuesin Kilian Mbape. PSG po shpreson se do ta bindë sulmuesin Kilian Mbape të mbetet në skuadër edhe pas përfundimit të këtij edicioni. Sipas “ESPN”, drejtuesit e klubit francez do të nisin sërish bisedimet me Mbapenë për rinovimin e kontratës. Mbape është në vitin e fundit të kontratës me parisienët dhe në qershor mund të largohet si futbollist i lirë. Madje, drejtuesit e klubit janë të bindur se Mbape do të rinovojë kontratën. Për shërbimet e francezit interesim ka shprehur edhe Reali i Madridit. Ndërkohë,  Mesi u tregua një njeri i madh mbrëmjen e dy ditëve më parë, pasi qëndroi një orë para Ipad-it duke ndjekur ceremoninë e dhënies së çmimit të lojtarit më të mirë të vitit që shkoi për polakun e Bajernit të Mynihut, Robert Levandovski. Mesi ishte një nga mbështetësit e sulmuesit të klubit bavarez. Kështu, pavarësisht se ishte informuar se nuk do ta fitonte çmimin e lojtarit më të mirë të FIFA-s, Lionel Mesi mori pjesë përmes një videotelefonike në ceremoninë që u zhvillua në Cyrih të hënën. Si një gjest respekti ndaj Robert Levandovski, i cili mori çmimin, Mesi u lidh përmes iPad-it të tij dhe kaloi pothuajse një orë duke parë ceremoninë. “Dua t’i them Robert Levandovskit se është një nder për mua të konkurroj me të”, tha Mesi pas marrjes së Topit të Artë në nëntor. “Ju e meritoni Topin tuaj të Artë . Vitin e kaluar të gjithë ranë dakord që ju ishit fituesi. Unë mendoj se ‘France Football’ duhet t’ju japë Topin tuaj të Artë dhe [ju duhet] ta keni atë siç e meritonit. Shpresoj që ‘France Football’ mund t’jua japë atë në mënyrë që ta keni në shtëpinë tuaj, sepse ju ishit fituesi i merituar. Duhet ta keni në shtëpinë tuaj”, deklaroi ai. Levandovski është shpërblyer me çmimin e lojtarit më të mirë të FIFA-s dy herë në 2020 dhe 2021, ndërsa Mesi e ka marrë një herë (2019) dhe Kristiano Ronaldo dy herë në 2016 dhe 2017.