BREAKING NEWS

Trump mbyll përgjithmonë marrëdhëniet me OBSH, mbështeti Kinën dhe u angazhua kundër presidentit amerikan

Trump mbyll përgjithmonë marrëdhëniet me OBSH,
x

Sport

Mesi zgjedh top pesë lojtarët më të mirë në botë, përjashton nga lista kundërshtarin e përjetshëm

Mesi zgjedh top pesë lojtarët më të mirë në

Ylli i Barcelonës nuk fut Kristiano Ronaldon mes 5 lojtarëve të momentit, vlerëson Neymar, Mbape dhe Agueron e Argjentinës

Lionel Messi e ka zgjehdur top pesëshen e lojtarëve më të mirë në botën e futbollit për momentin, mirëpo e ka përjashtuar nga kjo listë veten dhe rivalin e tij Cristiano Ronaldon. Argjentinasi ka dhënë një intervistë pas një kohe të gjatë, duke folur për shumë gjëra përfshirë rikthimin në stërvitje e Lautaro Martinezin. Kapiteni i Barcelonës është pyetur edhe për pesë lojtarët më të mirë aktualisht në botë. Në intervistën për “Marca” ai emëroi pesë lojtarët më të mirë në botë për momentin. Sipas futbollistit, i cili nga specialistët konsiderohet si një nga më të mirët në botë, aktualisht lojtarët më të mirë në botë sipas tij janë: Neymar, Sergio Aguero, Kylian Mbappe, Eden Hazard e Luis Suarez. Kujtojmë që me Neymar, Aguero e Suarez argjentinasi ka luajtur së bashku, me brazilianin e uruguaianin në Barcelonë, teksa me Agueron te Kombëtarja e tij. Përderisa Ronaldo tani është transferuar nga La Liga në Serie A, ku po luan me Juventusin, Mesi ka thënë se kishte qenë e këndshme ta kishte atë në La Liga, përkundër që e kishte vështirë ta shikonte duke fituar trofe. “Ishte e këndshme që e kishim Cristiano Ronaldon në La Ligës për shkak të prestigjit që ai i dha ligës, edhe pse ishte e vështirë ta shohim atë duke fituar trofe”, tha Mesi. Barcelona prej gati një jave ka nisur zyrtarisht stërvitjen për t’u përgatitur për rinisjen e sezonit që sipas mediave në Spanjë, duket të jetë me 20 qershor, e jo në fillim të po atij muaji. Sido që të jetë, Barça, bashkë me disa ekipe tjera, kanë nisur stërvitjet këtë të premte. Lojtarët e Barcelonës janë stërvitur individualisht, dhe do ta bëjnë këtë deri në vendimin e radhës, me 18 maj, kur parashikohet nisja e stërvitjeve në grupe. Zbritja e Mesit në fushë jep sadisfaksion. Ai mbetet magjik në çdo prekje të topit. Ndërkohë, edhe polaku, Robert Levandovski ka thënë edhe emrat e 5 sulmuesve më të mirë në botë të momentit. Sipas tij, 5 sulmuesit më të mirë në botë janë argjentinasi i Manchester City, Sergio Aguero u vendos nga polaku në një “vitrinë” me bomberin e PSG, Kylian Mbappe, Karim Benzema që militon me Real Madrid, uruguajanin e Barcelonës Luis Suarez dhe zbulimin e Leipzig, Timo Werner. “Është një pyetje e vështirë nëse flasim për numrat 9 në futboll, por do të zgjidhja Karim Benzema, Timo Werner, Luis Suarez, Sergio Aguero dhe Kylian Mbappe” tha sulmuesi i Bayern. Levandovski gjithashtu identifikoi talentin norvegjez Erling Haaland që luan me rivalët e Borussia Dortmund, si një “yll në ngjitje”, pasi nordiku shënoi 12 gola në 11 ndeshje që kur zbarkoi në janar në Bundesliga, nga austriakët e Red Bull Salzburg. “Haaland ka një potencial të jashtëzakonshëm por ka ende kohë. Nuk dua të shtoj presionin mbi të dhe ta dëmtoj duke e lavdëruar. Do ishte mirë të qëndronte më shumë në Bundesliga, para se të bëjë hapin e radhës” tha polaku.