BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Messi shuan dyshimet për dëmtim dhe del në stërvitje, italianët shtojnë zërat për kalim te Interi

Messi shuan dyshimet për dëmtim dhe del në stërvitje,

Lionel Messi ka shuar zërat për një dëmtim gjatë sfidës me Napolin, pasi dje ka zbritur në stërvitje duke treguar se do të jetë i gatshëm për sfidën ndaj Bayern Munich. Kapiteni i Barcelonës pësoi një goditje të rëndë nga qendërmbrojtësi i Napolit, Kalidou Koulibaly. Ajo ndërhyrje e la argjentinas të shtrirë për disa minuta në fushën e Camp Nou, ku po zhvillohej ndeshja kthyese e fazës së 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve. Fillimisht kishte dyshime nëse do të mundet Messi të luajë në ndeshjen kundër Bayernit, shkak i ndonjë lëndimi që mund ta kishte pësuar nga ajo përballje. Sulmuesi e vijoi lojën, por dyshimet mbeteshin. Megjithatë, trajneri Setien dhe tifozët e klubit katalanas u siguruan edhe një herë për gatishmërinë e Messit, pasi që ai u stërvit në mënyrë të rregullt të martën. 33-vjeçari shkoi në kampin stërvitor të klubit të hënën për të marrë trajtim mjekësor për kyçin e këmbës, përkundër që ekipi i parë e kishte ditën pushim. Të martën, lojtarët dolën të gjithë negativë në testet e detyrueshme nga UEFA për Covid-19 para udhëtimit në Lisbonë. Kur skuadra katalanase të arrijë në kryeqytetin portugez, lojtarët do të testohet edhe një herë para ndeshjes kundër Bayernit.

Interi shpreson

Por teksa Messi po jep gjithçka që Barcelona të fitojë Ligën e Kampionëve, duket se Interi shpreson që sezonin ardhshëm të ketë shërbimet e argjentinasit. “SportMediaset” ka shkruar dje se Messi ka blerë banesë në Milano, pranë babait të tij, Jorge. Një shitje luksoze në qarkun Porta Nuova i ka intensifikuar spekulimet që e lidhin Messin me një kalim të mundshëm te Interi. Sipas burimeve në mediat italiane, ai ka e blerë banesën menjëherë pasi babai i tij u bë me pronë në Milano. “La Gazzetta dello Sport” bën të ditur se babai i Messit ka investuar në Itali për arsye fiskale.

Lëvizjet e babait të Mesit

Javën e parë mediat italiane shkruanin se babai i Messit kishte shkuar në Milano. Sipas tyre, Jorge Messi, babai i “yllit” të Barcelonës, ka zbarkuar zyrtarisht në kryeqedrën e Lombardisë, që e ka përzgjedhur si rezidencën e re fiskale të familjes. Sipas mediave, mund të ketë pasur një takim mes tij dhe Steven Zhang. Pavarësisht përgënjeshtrimeve të mërparshme zyrtare të administratorit Beppe Marotta, grupi Suning po studion mundësinë për të bashkëpunuar me sponsorë të fuqishëm, që do të bënin të mundur transferimin e numrit 10 të Barcelonës në Milano. Sigurisht pas një viti, pasi kontrata aktuale i përfundon në verë të 2021. Babai i Messit, Jorge, ka marrë në zotërim një banesë në rrugën “Joe Colombo”, shumë pranë rrugës “Viale della Liberazione”, ku ndodhen zyrat e Interit. Të jetë vallë rastësi?! Suning nuk e konsideron utopi transferimin e Messit tek Interi, megjithatë mbetet një projekt për t’u vlerësuar në detaje. Nga ana tjetër pak ditë më parë kemi dhe një deklaratë të Presidentit të Barcelonës, i cili deklaroi se është i bindur që Messi do të pensionohet te Barcelona.