BREAKING NEWS

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që
x
BREAKING NEWS

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më
x
BREAKING NEWS

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara zbardh për herë të parë provat përvëluese që do fundosin Metën për aferën “CEZ-DIA”, ja dëshmitë që ka në duar SPAK, roli i Sali Berishës dhe lëvizja e papritur e Ismailajt që mund “të hedhë në erë” hetimet

Romeo Kara zbardh për herë të parë provat
x
BREAKING NEWS

Altin Dumani e konfirmon, SPAK nis hetimin për kullën e Zenit të Berishës në mes të Tiranës, caktohet prokurori i çështjes, ja provat nga dosja që rrezikojnë të fundosin pushtetarë të lartë dhe biznesmenë të njohur, zbardhen emrat që po hetohen...

Altin Dumani e konfirmon, SPAK nis hetimin për kullën e Zenit të
x
BREAKING NEWS

Dosjet e korrupsionit mbushin zyrat e SPAK, SHBA mesazh kërcënues politikës shqiptare për ditët e zeza që po trokasin

Dosjet e korrupsionit mbushin zyrat e SPAK, SHBA mesazh kërcënues
x
BREAKING NEWS

Dështon këtë javë mbledhja e “non-gratave” me dezertorët e Lulzim Bashës, Bardhi qejfmbetur nga Berisha pas refuzimit të postit të Sekretarit të “Foltores”

Dështon këtë javë mbledhja e “non-gratave” me
x
BREAKING NEWS

Më 3 tetor vendoset fati i Shkëlzenit, ja si mund të marrin kthesën e madhe hetimet e dosjes së “Gërdecit” për djalin e Sali Berishës, familjarët e viktimave kërkojnë dëshminë e 12 dëshmitarëve të tjerë, mes tyre krushkun e Fatmir Mediut...

Më 3 tetor vendoset fati i Shkëlzenit, ja si mund të marrin
x

Sport

Migen Memelli firmos me Vllazninë, premton t’i kthejë Shkodrës titullin kampion

Migen Memelli firmos me Vllazninë, premton t’i kthejë

Adriatik BALLA

Vllaznia nuk ka humbur kohë por ka vendosur menjëherë trajnerin e ri të saj. Ai është Migen Memelli, i cili do të zëvendësojë Sedloskin e shkarkuar. Duhet thënë se fitorja e fundit e Vllaznisë në kampionat përballë Bylisit i siguroi asaj pjesëmarrjen në Ligën e Konferencës dhe sezoni shpëtoi nga dështimi total vetëm me këtë objektiv. Dje shkodranët sollën në krye të skuadrës, edhe zyrtarisht, ish-sulmuesin e Tiranës dhe ish-teknikun e disa ekipeve, Migen Memelli. Në prezantim nuk pati shumë bujë, ndërkohë që mungonin titullarët kryesorë të klubit. Sidoqoftë, drejtori sportiv Elvis Plori ka prezantuar teknikun ashtu si edhe zëvendëstrajnerin e ri, Ndriçim Shtubinën, i cili do ta shoqërojë në këtë aventurë në pankinën e kuqebluve. “Dua të falënderoj klubin, njerëzit që e përfaqësojnë, presidentin dhe drejtorin Plori që më besuan detyrën e trajnerit. E di që është punë shumë e vështirë të jesh trajneri i Vllaznisë, më është ngarkuar një përgjegjësi shumë e madhe. Nisur nga ky fakt dua të shtoj, që pa dashur të futem më thellë, po i bie shkurt, e fundit është që do të mundohem në bindjen tine të jem një njeri i ndershëm e sa më punëtor për objektivat e Vllaznisë”, tha fillimisht Memelli para mediave.

Objektivat/ Memelli synon titullin me kuqeblutë

Tekniku Memelli shpalosi para gazetarëve ambiciet e tij në krye të Vllaznisë, duke thënë se tek objektivi madhor do të shkohet duke bërë hapa të vegjël por të sigurt. “Së pari është formimi i skuadrës, të formojmë një skuadër sa më konkurruese. Pastaj është të hedhim hapa të vegjël dhe të sigurt. Ajo që na bind dhe është detyrë, është që nga nesër të fillojmë përzgjedhjen për të ndërtuar një skuadër sa më kompetitive për qytetin, tifozët e klubit. Shkodra meriton një skuadër kompetitive, një ekip që ka dëshirë për të ecur përpara. Në katër vitet e fundit Vllaznia ka fituar Kupën dhe është përfaqësuar në Europë, në sajë të kësaj vazhdimësie na bie për detyrë të bëjmë të njëjtën gjë. Meqë jemi në pjesën e fillimit të karrierës, hapat hidhen gradualisht. Si i ri e kam kaluar një periudhë te Laçi e Skënderbeu dhe sot është një punë që më është ngarkuar me përgjegjësi dhe do të mundohem ta bëj me një ndershmëri të madhe”, nënvizoi ai.

Tifozët dhe presidenti

Më tej Migem Memelli foli për raportet me tifozerinë, të cilat më parë nuk kanë qenë dhe aq të ngrohta, pasi ka pasur edhe përplasje (kur ishte lojtar), por sipas tij kanë qenë fërkime të vogla. “Përplasje mund të kemi pasur nga e kaluara, mund të jenë fërkimet e vogla që i përkasin futbollit. Por jam sot për t’i siguruar që çdo gjë që ndodh në futboll është pjesë e saj. Komuniteti i futbollit është një familje e madhe dhe përpos kësaj ne jemi një familje dhe në vijimësi të bisedës jam njeri i ndërgjegjshëm dhe i përgjegjshëm te puna ime dhe ju premtoj se puna ime do të jetë e palodhur karshi objektivave që ka klubi. Nuk kam folur ende me presidentin se ai është jashtë Shqipërisë, ia ka deleguar bisedimet drejtorit. Kur të kthehet do të flasim për të vazhduar punën e folur për vazhdimësinë. Fillimisht do të përqendrohemi te ndërtimi i skuadrës e pastaj gjërat e tjera”, shtoi në fund Migen Memelli.