BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Migjen Basha: Ventura mjeshtër i madh, por unë ia di huqet

Migjen Basha: Ventura mjeshtër i madh, por unë ia di huqet

Mesfushori kuqezi Migjen Basha është lojtari shqiptar që e njeh më mirë trajnerin e Italisë, Xhianpiero Ventura. Katër sezone të kaluara së bashku te Torino, me mesfushorin kuqezi që iu bashkua “granadave” pas kërkesës së teknikut. Basha nuk e fsheh mirënjohjen për mundësinë që Ventura i dha, ndërsa zbulon edhe atë çfarë duhet të presë Kombëtarja për duelin e 24 Marsit në Palermo. “Kur arrita në Torino ishte trajner Ventura. Nga Seria B u ngjitëm në A dhe vetëm sezonin e dytë u kualifikuam në Europa League. Aty shihet puna e mirë që Ventura ka bërë me lojtarë si mua, Darmian apo Imobile. Këtë ia kam borxh trajnerit dhe dua ta falënderoj sepse për ato vite të mira të karrierës. Ventura është një trajner që i pëlqen ta sulmojë kundërshtarin. Duhet të shohim edhe formacionin që ai do të përdorë. Nëse luan 4-4-2 këto janë lëvizje që i bënte edhe te Torino, por me lojtarët që ka në dispozicion Italia mund të na krijojë probleme”, u shpreh Basha. Diskutimet për taktikat e përdoruara nga Ventura, Migjen Basha i ka ndarë edhe me trajnerin De Biazi, ndërsa megjithë vlerësimin për trajnerin kundërshtar, beson se Shqipëria mund ta vendosë në vështirësi Italinë. “Kemi biseduar me De Biazin dhe më ka pyetur për disa gjëra, për mënyrën si luanim në Torino. Ventura është një trajner që mund të ndryshojë sistemin e lojës, lojtarët apo zgjidhjet dhe duhet të kemi kujdes. Kur e ke përballë një skuadër si Italia duhet të kesh kujdes nga të gjithë. Nga mbrojtja, te mesfusha dhe te sulmuesit e tyre. Duhet të sakrifikohemi të gjithë. Në disa ndeshje jemi mbrojtur mirë dhe kemi kundërsulmuar. Kjo është forca jonë dhe kështu mund ta vendosim Italinë në vështirësi”, shtoi mesfushori kosovar i përfaqësueses tonë. Pasi konfirmoi se atmosfera në skuadrën kuqezi mbetet pozitive, pavarësisht dy humbjeve me Spanjën dhe Izraelin, mesfushori 30-vjeçar foli edhe për tifozët, që sipas tij nuk do të mungojnë. Basha komentoi edhe faktin nëse përballë Italisë, De Biazi mund të aktivizojë kryesisht lojtarët që aktivizohen përtej Adriatikut, duke qenë se ata e njohin më mirë mentalitetin dhe lojën e kundërshtarëve. “Të them të vërtetën nuk e di nëse është penalizim për ne apo diçka e mirë që luajmë në Palermo. Nëse ndeshja do të ishte në Milano padyshim që do të kishte më tepër tifozë, megjithatë mbështetja për Kombëtaren nuk ka munguar asnjëherë dhe do ti kemi tifozët tanë. Nuk besoj që trajneri bazohet te fakti se lojtarët që luajnë në Itali duhet të jenë në fushë. Fillimisht duhet parë forma e futbollistëve dhe taktika është në plan të dytë. Forma është shumë e rëndësishme për të vendosur aty ku bazohet trajneri për taktikën e së premtes”, përfundoi Basha.