BREAKING NEWS

Sulmi ndaj “Top Channel”, analisti: U kalua vija e kuqe, ja biseda që kam bërë me kolegët që punojnë aty

Sulmi ndaj “Top Channel”, analisti: U kalua vija e kuqe, ja biseda
x
BREAKING NEWS

Hetimet marrin kthesë tjetër? Sulmi me armë tek Top Channel, policia ndalon ish-dhëndrin e Pal Kolës, ja çfarë ka zbuluar gazetari Elton Qyno

Hetimet marrin kthesë tjetër? Sulmi me armë tek Top Channel,
x
BREAKING NEWS

Sulmi me armë në Top Channel/ Gazetari: Ja mesazhi që u kam dërguar drejtuesëve të policisë

Sulmi me armë në Top Channel/ Gazetari: Ja mesazhi që u kam
x
BREAKING NEWS

Analisti flet për sulmin ndaj Top Channel, ku humbi jetën roja i sigurisë: U shërben interesave të pronarëve, përfshirjen e medias me krimin

Analisti flet për sulmin ndaj Top Channel, ku humbi jetën roja i
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet e 14 majit/ Gazetari: Ju tregoj skenarin e Berishës pas asimilimit të PD-së

Zgjedhjet e 14 majit/ Gazetari: Ju tregoj skenarin e Berishës pas
x
BREAKING NEWS

Plas sherri në studio/ "A po iu imiton ju krimi i organizuar?" Klodiana përplaset keq me Ramën: Nëse nuk më lë ta shpjegoj le ta mbyllë ekranin moderatorja, kjo është jeta e neveritshme

Plas sherri në studio/ "A po iu imiton ju krimi i organizuar?"
x
BREAKING NEWS

Analisti Vangjeli flet për sulmin ndaj Top Channel: Ja mesazhi që kanë dashur të përcjellin autorët

Analisti Vangjeli flet për sulmin ndaj Top Channel: Ja mesazhi që
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet e 14 majit/ Andi Bushati zbardh skenarin e Alibeajt

Zgjedhjet e 14 majit/ Andi Bushati zbardh skenarin e Alibeajt
x

Sport

“MIGRENA” i plasi nga kokat ekipet e basketbollit shqiptar

“MIGRENA” i plasi nga kokat ekipet e basketbollit shqiptar

E pabesueshme por e vërtetë! Mjafton qoftë dhe një person i vetëm në një federatë diku, që të vendosë dorë tek arbitrat dhe gara sportive merr të tatëpjetën dhe shndërrohet në një makth për lojtarët, stafet dhe klubet. E kjo gjë duket se ka ndodhur me basketbollin, ku në mënyrë të përsëritur skema e “xhaketave të zeza” që programohen nga zyrat e federatës e zbatohen në fushën e lojës po dëmton garën dhe imazhin e basketbollit. “Migrena” e FSHB-së po ua plas kokën ekipeve të basketbollit. Ky është fakt dhe reagimi i klubeve është i natyrshëm. Kamza Basket duket ekipi më i prekur i momentit, por shqetësimi duket se po përhapet negativisht në radhët e klubeve. Çdo ditë e më shumë ekipet shqiptare nuk ngurrojnë të denoncojnë raste të turpshme dhe që nuk i nderon aspak, gjyqtarët e FSHB-së. Turpe me efekte edhe mbarëkombëtare, duke ndikuar dhe dhënë shfaqje skandaloze në ndeshjet e Ligës Unike. Edhe ekipi prishtinali është ankuar publikisht dhe zyrtarisht për trupën e kërcimit dhe tavolinën e gjyqtarisë. “Ku po shkojmë a mund të dimë fituesin dhe skenarin e regjisë që të mos lodhemi as profesionalisht në stërvitje e analiza të ekipeve, por edhe financiarisht ku investimet tona hidhen në kosh për 40 min lojë? Deri kur do vazhdoni me faqen e zezë? Ku janë gjyqtarët model për të frymëzuar brezat dhe ndajnë drejtësinë, ku ta kërkojmë diçka të tillë, jemi bërë me dhimbje koke nga “MIGRENA” që ka zënë gjyqtarët tanë, që duan të flenë në errësirë dhe gdhihen pa asnjë pendesë që nuk u hyn gjemb në këmbë. Po sikur FIBA të shohë ndeshjen e “final four” të Ligës Unike a do te ishte krenare për dhënien e licencës një ndërkombëtari të bërë rishtas dhe që pretendohet të jetë frymëzim dhe model për brezat e rinj?! A mendoni se nuk kuptojmë! A mendoni se nuk kemi gjë në dorë?! Kemi për detyrë t’ju çjerrim maskën dhe alarmojmë për skandalet e njëpasnjëshme që po shkaktoni, po në “Play Off” çfarë pritet të ndodhë? Do vazhdojë mjekimi i “MIGRENES” apo ta lëmë të përhapet si metastazat e një kanceri? Asnjë shenjë optimizmi dhe zhvillimi nuk dallojmë në horizont, mbase ka ardhur koha e braktisjes dhe kërcënimeve me lënie gare? Si dihet, për disa ka funksionuar mirë, por Kamza Basket deri me sot nuk ka përdorur dhe nuk ndjek strategji të tilla. Objektivi i saj është të çojë përpara me integritet dhe “fair play” garën deri në fund”, citohet nga qëndrimi i klubit. Duket qartë nga qëndrimi i klubeve se FSHB nuk po zë mend rreth menaxhimit të trupës së arbitrimit. Është e natyrshme që kjo situatë të gjejë zgjidhje, në të kundërt imazhi i garës njolloset dhe puna e klubeve deformohet e del jashtë pritshmërive. Është në nderin e drejtuesve të FSHB-së të tregohen të dinjitetshëm, e të vërtetojnë se nuk janë infektuar edhe ata nga “migrena” e basketbollit.