BREAKING NEWS

Frrok Çupi zbulon planin e errët që thurën Meta dhe Berisha një natë para vrasjeve në “21 janar”: Ja të fshehtat e ekzekutimit të Aleks Nikës që mund t’i hapë rrugën SPAK të zbardhë dhjetëra viktima që kanë ‘hequr qafe’ dy shefat kur ishin në pushtet...

Frrok Çupi zbulon planin e errët që thurën Meta dhe
x
BREAKING NEWS

Evi Kokalari tregon “puçin” e Ilir Metës për Sali Berishën, ish-presidenti fut në lojë kushëririn e tij, ja kush është politikani që po kërkon ta vendosë në krye të opozitës dhe posti që po synon të marrë vetë në fund kryetari i Partisë së Lirisë...

Evi Kokalari tregon “puçin” e Ilir Metës për Sali
x
BREAKING NEWS

Ja përmbysja që pritet të bëjë Rama me drejtuesit politik të qarqeve të PS, nga largimi i Peleshit, Ballukut dhe Gjiknurit, te zhvendosja e Taulant Ballës dhe afrimi i Erion Braçes, Benet Becit dhe Pjerin Ndreut, zbardhet lista me emrat e rrezikuar...

Ja përmbysja që pritet të bëjë Rama me drejtuesit
x
BREAKING NEWS

Dalin detaje të tjera për rritjen e pensioneve, zbulohet sa lekë do të përfundojnë në xhepat e tyre, nga shpërblimet dhe deri te mënyra se si do ta marrin pensionin, flasin ekspertët

Dalin detaje të tjera për rritjen e pensioneve, zbulohet sa lekë
x
BREAKING NEWS

Artur Meçollari zbardh detajet e forta: Ja si po qepen prej 3 vitesh nga SPAK dosjet e aferave me pronat në ushtri, emrat ‘VIP’ që po hetohen me themel, skandalet që rrezikojnë të fundosin Bajram Begajn dhe pse imuniteti nuk e shpëton dot nga prangat e...

Artur Meçollari zbardh detajet e forta: Ja si po qepen prej 3 vitesh
x
BREAKING NEWS

Industria e armëve mashtrim i madh, gjithë fabrikat janë shkatërruar në Shqipëri, Nasip Naço nxjerr blof Niko Peleshin dhe zbardh skandalet e Ministrisë së Mbrojtjes, si përfunduan për skrap uzinat e municioneve   

Industria e armëve mashtrim i madh, gjithë fabrikat janë
x
BREAKING NEWS

Zbulohet struktura re e Rithemelimit, ja ndryshimet drastike që do të ndodhi nga nënkryetarët deri te emërimet e mbështetësve që janë në pozicionin e anëtarëve të Kryesisë

Zbulohet struktura re e Rithemelimit, ja ndryshimet drastike që do të
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj urdhrat që mori Rama dhe Zelensky nga NATO, Samiti për Ukrainën nuk ishte reklamë për kryeministrin, ja plani amerikan që po thuret në fshehtësi të plotë për Shqipërinë

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj urdhrat që mori Rama dhe Zelensky nga NATO,
x

Sport

Mikroçip brenda topit, UEFA zbardh risitë që do të ketë në Euro-2024, shet edhe finalen e Champions

Mikroçip brenda topit, UEFA zbardh risitë që do të

UEFA ka vendosur të rrisë teknologjinë për të shmangur gabimet. Kështu, në Euro 2024 do të përdoret një mikroçip brenda topit, që ndihmon në përcaktimin nëse ka pasur prekje me dorë para një goli dhe gjithashtu ndihmon me vendimet për pozicionet jashtë loje. Topi “FUSSBALLLIEBE”, që në gjermanisht do të thotë “dashuria për futbollin”, përfshin teknologjinë për herë të parë në një EURO, e cila ofron një pamje të paprecedentë të çdo elementi të lëvizjes së topit dhe kontribuon në procesin e vendimmarrjes. Mikroçipi do të funksionojë në lidhje me teknologjinë e gjurmimit të gjymtyrëve, që lejon krijimin në kohë reale të paraqitjeve vizuale 3D të skeleteve të lojtarëve. Këto pajisje lejojnë gjyqtarët e VAR-it të krijojnë një imazh të kompjuterizuar që tregon saktësisht se ku godet topi në trup. Pastaj është arbitri që vendos, nëse është e vullnetshme ose jo. Korniza perfekte për pozicion jashtë loje. Kjo risi do t’u lejojë gjyqtarëve të VAR-it të identifikojnë çdo prekje individuale të topit. Në këtë mënyrë, pozicionet jashtë loje mund të analizohen në kornizën më të saktë kur bëhet pasimi për sulmuesin, si dhe duhet të zvogëlohet koha e shpenzuar për zgjidhjen e incidenteve si goditjet me dorë dhe penalltitë. Ndërkohë, sipas “Ok Diario”, finalja e Ligës së Kampionëve për sezonin 2029/30 do të luhet në Abu Dhabi si pjesë e kontratës së re gjashtëvjeçare të UEFA-s me Emiratet e Bashkuara Arabe, me vlerë 2.2 miliardë euro. Kjo marrëveshje me Emiratet është përgjigje ndaj vendimit të gjykatës lidhur me projektin e Superligës, i cili pritet të merret së shpejti në Luksemburg jo në favorin e UEFA-s dhe do të jetë i vlefshëm nga sezoni i ardhshëm. “UEFA e di se më 21 dhjetor mund të humbasë padinë në Gjykatën e Drejtësisë së Bashkimit Evropian në lidhje me Superligën dhe ka rënë dakord me Abu Dhabin për të sponsorizuar Ligën e Kampionëve. Ata duan ta bëjnë garën më tërheqëse për klubet dhe të shmangin dezertimin e Superligës”, tha Eduardo Inda në emisionin El Chiringuito de Jugones. Vendimi pritet të zyrtarizohet në mbledhjen e radhës të komitetit ekzekutiv të UEFA-s në Paris më 7 shkurt përpara shortit për edicionin e katërt të Ligës së Kombeve. Njeriu kryesor për ekzekutimin e projektit nga ana e UEFA-s është zëvendëssekretari i përgjithshëm Xhorxhio Marketi i cili konsultohet me bordin ekzekutiv për t'u siguruar që gjithçka të shkojë mirë. Sipas mediave spanjolle, UEFA do t’i shesë të drejtat për të gjitha garat e UEFA-s, duke përfshirë femrat dhe futsallin, për rajonin e Lindjes së Mesme.