
Gati të plasë “Lufta e Tretë Botërore”, Suedia e Finlanda përgatiten për konflikt me Rusinë

Humbje e madhe! “I pari në fushatën elektorale, i fundit u largua deri sa numëroi të gjithë votat”/ Ina Zhupa mes dhimbjes ndan lajmin e trishtë: Një nga djemtë më të mirë! Po na plas zemra

Humbi jetën nga rrëzimi i tendës së kalçetos, i riu nipi i deputetit të njohur të PD-së, rrëqeth me mesazhin politikani dhe jep lajmin tronditës: Më fal Armando…

Tragjike/ Moti i keq i merr jetën të riut, ky është 22-vjeçari që vdiq mbrëmjen e sotme në Sarandë

Emri/ Stuhia rrëzoi tendën e kalçetos në Sarandë, ndërron jetë në spital 22-vjeçari

Tirana po ‘digjet’ nga temperaturat e larta, ndërsa në Sarandë shiu bën namin, ja mbathin pushuesit

U vra me plumb në kokë/ Zbardhen detaje të reja, ja kujt i përkiste trupi i dekompozuar në Malin e Gramozit (Emri)

Kryeministri holandez habit me deklaratën: Gati u kapëm fizikisht me Ramën në Sofje, Shqipëria ka probleme me...

Milan fiton titullin në Itali, Mançester Siti rrëmben trofeun në Angli me përmbysje

Shkruar nga Adriatik BALLA 23 Maj 2022

Milani shpallet kampion në Itali pas 11 vjetësh, ndërkohë që në Angli Mançester Siti luajti me fatin deri në fund të ndeshjes, kur e përmbysi Aston Vilën, për të ruajtur epërsinë me ikë ndaj Liverpulit, që për pak surprizoi në këtë rrugëtim drejt titullit në kampionatin anglez. “Kuqezinjtë” triumfuan “Mapei Stadium” ndaj Sasulos me rezultatin 0-3, në një ndeshje me rivalitet, duke u dhuruar festën dhe triumfin pas më shumë se një dekade tifozerisë së tyre. Golat u shënuan të tre në pjesën e parë me Zhirud që zhbllokoi rezultatin në minutën e 17-të falë një asisti nga Leao dhe më pas në minutën e 32-të po ky kombinim e çoi rezultatin në 0-2, pra Zhirud shënoi golin e dytë falë një tjetër asisti nga Leao. Golin e tretë për “Djallin” e realizoi Kesie në minutën e 36-të, ku edhe këtu asisti u dhurua nga Leao. Kesie mbylli kështu në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën te Milani, pasi sezonin e ardhshëm do të luajë me Barcelonën. Në fraksionin e dytë të ndeshjes nga të dyja skuadrat u tentua të gjendej goli, por ky 45-minutësh u mbyll pa gola. Kështu Milani mbyll sezonin 2021-2022 të Seria A në kuotën e 86 pikëve, teksa Inter i vendit të dytë, i cili fitoi me rezultatin 3-0 ndaj Sampdorias, e mbylli këtë edicion në vendin e dytë me 84 pikë. Ndërkohë, Mançester Sitit triumfoi 2-3 me përmbysje ndaj Aston Vilës në “Etihad Stadium”, një sfidë emocionuese dhe të pazakontë, që nuk u rekomandohet atyre me zemër të dobët, duke fituar titullit e tetë kampion në histori, një sukses i arritur me “fotofinish”, pasi edhe Liverpuli iu imponua 2-1 Uolverhemtonit në “Anfield”. 93 pikë Mançester Siti, 92 Liverpuli, dhe për më tepër deri në minutën e 76-të “qytetarët” po humbisnin 0-2, falë golave të Kash në të 37-tën dhe Kutinjos në të 69-tën. Njeriu vendimtar për këtë fitore të pabesueshme të Sitit ishte Ilkai Gundogan, që shënoi golin e parë për të tijtë në minutën e 76-të dhe vetëm dy minuta më vonë barazoi rezultatin Rodri, me një goditje nga jashtë zonës. Golin e përmbysjes së madhe e shënoi pikërisht Gundogan në minutën e 82-të, finalizim që i dha titullin kampion Mançester Sitit për të dytin vit radhazi. E pavlefshme fitorja 3-1 e Liverpulit ndaj Uolves. Sapo nisi loja, “ujqërit” befason me golin e Netos (3’) që vuri jo pak në presion “The Reds”. Gjithsesi në minutën e 24-t barazoi Mane, ndërsa dy golat e fundit u shënuan në fundin e sfidës nga Salah dhe Robertson.
Më të lexuarat


Tare mund të ketë sezonin e fundit si drejtor i Lacios

Zelimkhan Abakarov: Ende s’kam arritur sukses të rëndësishëm, kur ta fitoj Botërorin mund të quhet arritje

Arrestohet lojtari i Premier League, ja për çfarë akuzohet

Ndryshim planesh për sulmuesin e Kombëtares, Juventusi dërgon Vrionin në…

Ylli i futbollit përjeton momente tmerri, sulmohet nga hajdutët e armatosur

Bayern Munich hap “thesin”, gati 120 milionë euro për post-Lewandowski

“Do jap shpirtin për t’ju bërë krenar duke u ngritur në majat e botës”/ Boksieri Florian Marku jep lajmin që prisnit: Po kthehem për të gjithë ju në mes të Tiranës

Trajneri Ksavi presion Bajernit të Mynihut: Dua ‘Levën’ brenda dy javësh!

Lojërat Mesdhetare konfirmuan Luiza Gegën si sportisten më të mirë e vendit, shtangisti Qerimaj veteran i medaljeve

Tirana bën gati grupin për Champions, Partizani prezanton bluzën e sezonit te ri
