BREAKING NEWS

Asnjë viktimë, bien infektimet në vend, MSH përditëson të dhënat: Ja sa raste të reja u shënua në 24 orët e fundit nga koronavirusi

Asnjë viktimë, bien infektimet në vend, MSH përditëson
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama jep një tjetër lajm fantastik

Kryeministri Rama jep një tjetër lajm fantastik
x
BREAKING NEWS

Pas dënimit me 2 vite burg të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, Rama jep mesazhin e fortë në France 24, paralajmëron ndryshimin e madh: Do të bëjmë çfarë është e mundur që...

Pas dënimit me 2 vite burg të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, Rama
x
BREAKING NEWS

Zbardhen emrat! Kush janë dy vëllezërit dhe i riu nga Tepelena që donin të vrisnin biznesmenin e njohur në Sarandë?

Zbardhen emrat! Kush janë dy vëllezërit dhe i riu nga Tepelena
x

Sport

Milan mposht ‘zonjën e vjetër’, ngjitet me 72 pikë

Milan mposht ‘zonjën e vjetër’, ngjitet me 72 pikë

Milani ka mposhtur Juventusin në Torino me rezultatin 3-0. Vendasit e filluan më mirë takimin, duke rrezikuar që në minutën e katërt me anë të Matthijs de Ligt, por goditja e tij u bllokua.

Një shans i artë për Milanin erdhi më pas në minutën e 21-të, kur Brahim Diaz lëshoi një gjuajtje të fuqishme, por Ëojciech Szczesny bëri pritje të madhe.

Rossonerët më pas e shfrytëzuan mundësin e shënimit, duke arritur të kalonin në epërsi me anë të Brahim Diaz, që shënoi në minutën e 45.

Edhe në 45 minutat e dyta nuk mungoi spektakli, pasi u humb një penallti e u shënuan edhe 2 gol të tjerë.

Fati sonte ishte në anën e Milanit, që ia arriti të shënonte edhe golin e dytë me anë të Ante Rebic në minutën e 78-të, nga një asistim i Ismail Bennacer.

Në listën e golashënuesve u fut edhe Fikayo Tomori, që shënoi për 3-0 në minutën e  82-të me një asistim prej Hakan Calhanoglut. Pas javës së 35-të, Milani gjendet në vendin e tretë me 72 pikë, aq sa ka edhe Atalanta në të dytin, ndërsa Juventusi ka rënë në të pestin me 69 pikë.