BREAKING NEWS

Vihet në dyshim besueshmëria e OBSH, nxjerr një tjetër version duke përhapur alarm: Po, ka prova që koronavirusi transmetohet nga ajri

Vihet në dyshim besueshmëria e OBSH, nxjerr një tjetër
x

Sport

Milan ndal serinë e fitoreve të Romës, Europa League është tani objektiv i arritshëm

Milan ndal serinë e fitoreve të Romës, Europa League

Kampionati italian po luan javën e tij të 29-të, ku dje ra në sy fitorja e Milanit kundër Romës, në një përballje që për kuqezinjtë ishte shansi i fundit për t’u afruar me zonën e Europa League. Pavarësisht se mbetet ende larg, Milani e ka staturën për ta realizuar këtë objektiv në javët e mbetura. Kështu, në duelin e zhvilluar dje, Milani fitoi 2-0 me Romën në “San Siro”, duke u afruar vetë me Europa League, por duke e nxjerrë përfundimisht Romën nga gara për zonën Champions ekipin verdhekuq. Një ndeshje kjo e dominuar në lojë dhe raste nga Milani, që përveç ndonjë shkëndije të Edin Xhekos (20’) në pjesën e parë, nuk e vuajti shumë presionin e verdhekuqve. Xhiakomo Bonaventura dhe Calhanoglu patën rastet më të mirë për të kaluar Milanin në avantazh në pjesën e parë, por për fatin e mirë të Romës ky fraksion u mbyll me rrjeta të paprekura. Calhanoglu tregoi klasin e tij në disa raste edhe në fillim të pjesës së dytë, por Mirante nuk lejoi që topi të kalonte pas shpinës së tij, derisa erdhi minuta e 76-të kur portieri i Romës, pasi reagoi në tentativën e parë, nuk mundi të bënte asgjë ndaj finalizimit të Ante Rebiçit. Golin e sigurisë Milani e shënoi një minutë para përfundimit të kohës së rregull me autorë Calhanglu, që ekzekutoi saktë një 11-metërsh të shkaktuar nga Smaling. Edhe pas kësaj fitoreje “Djalli” mbetet jashtë zonës europiane, por me optimizmin e duhur për ta arritur këtë objektiv në ndeshjet e mbetura të sezonit. Ndërkohë, Interi, një prej skuadrave që është ende në garën për titull, po mendon që tani për blerjet e verës dhe në rreth ka futur emrin e Tonalit, që shihet nga trajneri Konte si element që i bën shumë punë zikaltërve. Kështu, pas dështimit në Kupën e Italisë dhe daljes nga gara për titullin kampion, drejtuesit e Interit janë hedhur në merkato për të përforcuar skuadrën për sezonin e ardhshëm dhe Ashraf Hakimi është emri i parë që do t’i bashkohet organikës së Kontes. E ndërkohë që mbrojtësi maroken pritet të mbërrijë në Milano për të kryer vizitat mjekësore dhe për të hedhur firmën mbi kontratë, drejtuesit zikaltër kanë hedhur sytë nga Sandro Tonali, pasi duan të mbyllin sa më shpejt marrëveshjen. Momentalisht Breshia pretendon 50 milionë euro për kartonin e tij, ndërsa zikaltrit janë gati të ofrojnë 30-35 milionë euro, për të marrë në Milano një nga mesfushorët më të talentuar italianë, që vlerësohet shumë edhe nga Konte. Me Juventusin që zgjodhi Arthur, Interi ka mbetur skuadra e vetme italiane e gatshme për të paguar shifra të konsiderueshme për Tonalin, ndaj presidenti i Breshias Kellino pritet të pranojë ofertën e zikaltërve. Paralelisht me merkaton në hyrje, drejtuesit zikaltër vijojnë punën edhe për atë në dalje, pasi shpresojnë që këtë verë të shesin emra si Perisiç e Zhao Mario, që do të sillnin para të mjaftueshme për të financuar blerje të reja. Pra Interi po punon në dy fronte, si në kampionat dhe në treg, për të forcuar grupin e së ardhmes.