Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Milani bën zgjedhje të re, Maldini largon Xhiampaolon dhe sjellë në krye të kuqezinjve Piolin

Postuar: 09/10/2019 - 07:54

Dështimi i Xhiampaolos ishte i dukshëm në lojë dhe në rezultate dhe Milani po shfrytëzon kohën për t’i dhënë shansin Piolit të njihet me grupin

Milani po kalon një krizë prej disa vitesh, qoftë në aspektin e organizimit, ashtu dhe të performancës në Itali dhe në Europë. Kjo shprehet sidomos gjatë kësaj periudhe me lojërat dhe rezultatet e dobëta. Megjithatë, dje erdhi një lëvizje e vrullshme, në një farë mase e paralajmëruar. Pas takimit të drejtuesve të Milanit, Boban e Maldini, me ish-trajnerin e Interit dhe Fiorentinës, Stefano Pioli, ky i fundit ka pranuar të ulet në stolin e kuqezinjve dhe pritet të hedhë firmën mbi kontratë e të prezantohet gjatë ditës së sotme. Drejtuesit e klubit i kanë shpjeguar projektin teknikut italian dhe ky i fundit i ka bindur ata me idenë për të luajtur me skemën 4-3-3, ku pritet të rikuperojë Suson e Calhanoglu në krah të sulmuesit kryesor Piatek. Nga momenti në moment pritet që klubi kuqezi të njoftojë shkarkimin e trajnerit Marco Xhiampaolo, i cili nuk arriti të zbatojë idetë e tij në skuadër, ndërsa pasdite Pioli do të nënshkruajë një kontratë dyvjeçare me pagë prej 1.5 milionë eurosh në sezon. Stefano Pioli mposht kështu konkurrencën me ish-trajnerin e Interit, Luçiano Spaleti, pasi ky i fundit nuk arriti të zgjidhë në mënyrë konsensuale kontratën me klubin zikaltër dhe do të vazhdojë pushimet deri në verën e 2021-shit. Por duket se tekniku i ardhshëm i Milanit nuk është pritur mirë nga tifozeria e kuqezinjve, sepse zgjedhja e dyshes Maldini-Boban nuk është në preferencat e tyre. Mbetet çfarë do të thonë edhe ikonat e klubit, fjala e të cilëve ka ndikim tek vetë zyrtarët dhe tek tifozët.

Tifozët kundër Piolit: Është tifoz i Interit

Pritet vetëm zyrtarizimi, pasi edhe mediat italiane shkruajnë se Milanin do ta drejtojë Stefano Pioli. Megjithatë, vendimi i kuqezinjve për ta sjellë 53-vjeçarin në pozitën e trajnerit të Milanit nuk është pritur mirë nga shumica e tifozëve. Në fakt, “PioliOut” (Pioli jashtë) është bërë trendi i parë në “Tëitter” në Itali, përkundër që ish-trajneri i Interit as nuk është emëruar ende. Deklaratat e tij gjatë kohës sa ishte trajneri i pjesës së kaltër të “San Siros” po qarkullojnë nëpër media sërish dhe ato kanë bërë që tifozët e Milanit ta protestojnë emërimin e tij. “E gjitha familja ime është me Interin. Presioni më dërgoi diku tjetër, por besnikëria ime ishte gjithmonë me Interin. U rrita duke kënduar: “Do ta fitojmë skudeton me Bekalosin dhe Pasinatos”, kishte thënë Pioli. Pioli i kishte humbur 10 nga 27 ndeshjet e tij të fundit si trajner i Interit gjatë sezonit 2016/17, mirëpo ai arriti t’ia sigurojë Lacios një vend kualifikues për në Ligën e Kampionëve. Në anën tjetër, trajneri aktual i Milanit, Xhiampaolo, së fundi e pranoi se kishte qenë tifoz i Interit kur kishte qenë i vogël. Mbetet të shihet kjo situatë me raporte të tensionuara, por mediat italiane e bëjnë fakt të kryer ardhjen e Piolit.

Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 13/10/2019 - 23:09

Trajneri i Kombëtares, Edi Reja, foli për çështjen e rinovimit të kontratës e cila i skadon në nëntor. A

Postuar: 13/10/2019 - 22:21

Trajneri i përfaqësueses shqiptare, Edi Reja, ka vendosur që të lërë gjithçka të hapur deri në di

Postuar: 13/10/2019 - 21:16

Pikërisht në momentet që ai arrin formën optimale, vjen një dëmtim që e mban jashtë fusheve për s

Postuar: 13/10/2019 - 07:59

Zikaltrit kanë bërë një garë perfekte në këtë pjesë të parë të sezonit, por nuk ia do

Postuar: 13/10/2019 - 07:57

Shqipëria e humbi “trenin” e saj që të çon në Europë, konkretisht në fazën finale të

Postuar: 13/10/2019 - 07:55

Një nga emrat më të shquar të futbollit tonë, Sokol Kushta, vjen këtë fundjavë në gazetën “

Postuar: 12/10/2019 - 23:15

Fiorentina po befason në këtë fillim sezoni, pasi përveç lojës së bukur, ka arritur të gjejë edhe