BREAKING NEWS

Surpriza të pakëndshme me bilancin e COVID, Ministria e Shëndetësisë jep detajet sa raste të reja janë shënuar 24 orët e fundit

Surpriza të pakëndshme me bilancin e COVID, Ministria e
x

Sport

Milani, ekipi më në formë i momentit në Europë, ndikon Ibra dhe fryma e grupit

Milani, ekipi më në formë i momentit në Europë, ndikon

Asnjë skuadër nuk ka mundur të jetë kaq imponuese në këtë pjesë të parë të sezonit në top-5 ligat e mëdha europiane, sa Milani dhe kjo është vërtet prekëse për një klub që ka vite që vuan. Pra, Milani është lider i tabelës në Serie A dhe skuadra më në formë në Evropë me një mesatare më të mirë se Bajerni i Mynihut dhe Totenhem të cilët kryesojnë ligat e tyre. “Rosonerët” fituan 2:0 në “San Siro” kundër Fiorentinës të dielën dhe janë me një epërsi prej pesë pikësh ndaj skuadrave si Interi dhe Sasuolo të vendit të dytë. Skuadra e Stefano Piolit ka 23 pikë pas nëntë ndeshjeve, askush në Evropë nuk ka një rekord më të mirë deri më tani. Mesatarja e pikëve e skuadrës së Milanit është 2,5 ndërsa Bajerni ka mesatare 2,4 dhe Totenhem 2,1. Së bashku me Atletiko Madridin dhe Juventusin janë skuadrat e vetme të pamposhtura në pesë ligat më të mira të Evropës. Kuqezinjtë shënuan 21 gola në nëntë ndeshjet e para të sezonit në Serie A. Milani kishte rezultate me të mirë vetëm në sezonin 2002/03 kur arritën 23 gola. Ata pësuan vetëm tetë gola në nëntë ndeshje të Serisë A, dy më shumë se në sezonin 2008/09 kur pranuan shtatë. “Unë shoh një pjesë tjetër të vogël në enigmën e madhe që kemi filluar disa kohë më parë”, deklaroi ndihmës-trajneri i Milanit, Daniele Bonera, i cili po e zëvendëson trajnerin Pioli, që është prekur me COVID-19. Ndërkohë, Zlatan Ibrahimoviç ka dhënë një intervistë për faqen e UEFA-s. Jeta është e përbërë vazhdimisht nga sfida të ndryshme dhe unë pasi fitova thuajse gjithçka, isha në dyshim nëse duhej të vija sërish te Milani apo jo. Megjithatë mund të them se ishte një sfidë vërtetë e madhe për mua, të rikthehesha këtu, të ndryshoja mentalitetin dhe t’i transmetoja skuadrës atë çfarë është Milani, Milani që njoh unë dhe që njeh e gjithë bota. Për mua, mënyra se si stërvitesh tregon edhe mënyrën se si luan. Unë kur zbres në fushë nxjerr në pah karakterin tim, qoftë kjo në një seancë stërvitore, apo në një ndeshje finale. I vë shumë nën presion shokët e mi, sepse dua që ata të nxjerrin më të mirën. Disa e vlerësojnë, të tjerë jo dhe aq, pro ka edhe nga ata që nuk e përballojnë. Vuajnë pasi shkojnë në maksimum vetëm kur është e nevojshme, ndërsa unë dua të jemi në maksimum çdo ditë”, theksoi Ibrahimoviç. Më tej ai komenton marrëdhëniet me të rinjtë dhe motivimin në fushë. “Unë ushtroj të njëjtin presion te të gjithë që janë këtu, qofshin të rinj apo të vjetër. Ata janë te Milani për një motiv, sepse janë mjaftueshëm të zotët, ndaj thjesht duhet ta nxjerrin në pah këtë. Më pas me të rinjtë kam një sjellje dhe diskutim krejt ndryshe jashtë fushës së lojës. Në fushë janë të gjithë njësoj dhe unë nuk kënaqëm asnjëherë me maksimumin, pasi dua gjithmonë më shumë. Kjo besoj se është edhe arsyeja që kam arritur deri këtu. Sa herë që zbres në fushë ndihem si një fëmijë që ha një karamele për herë të parë. Kam kuptuar se topi është miku im më i mirë, ndaj dua të rri me të për pjesën e mbetur të jetës. Ndjehem si Benjamin Button dhe rinohem çdo ditë që kalon. Premtoj se do të vijoj të luaj derisa të mundem ta bëj këtë në nivele të larta. Kur të mos jem më në gjendje të jap më të mirën, do të ndalem, pasi dua të ndihem i gjallë dhe i vlefshëm në fushën e lojës”, shtoi ndër të tjera Ibrahimoviç.