BREAKING NEWS

Ervin Bushati i jep mesazhin e fortë Bashës dhe Kryemadhit: Pas gabimit të pafalshëm që...

Ervin Bushati i jep mesazhin e fortë Bashës dhe Kryemadhit: Pas
x

Sport

Milani heq dorë nga gjermani Ragnik, rinovon marrëveshjen me Piolin

Milani heq dorë nga gjermani Ragnik, rinovon marrëveshjen me Piolin

Apeli i shumë figurave të njohura të Milanit që klubi të mos ndërmerrte aventura për të zëvendësuar trajnerin në fund të sezonit, duket se kanë dhënë efekt, pasi klubi i Milanit dje rinovoi kontratën me teknikun aktual. Këtu ndikuan figura si Saki, Kapelo e shumë të tjerë, fjala e të cilëve ka peshë në futbollin italian. Në fakt, Stefano Pioli erdhi në Milano vetëm për të mbyllur këtë sezon të quajtur të dështuar deri në dhjetor të vitit të shkuar. Megjithatë, dalëngadalë ai nisi të vendosë markën e tij në klubin kuqezi dhe arriti të nivelet e sotme. Mund të themi se Milani i pas-ndalesës është një nga skuadrat më të mira në Serie A dhe pikët e lëna në gjysmën e parë të sezonit e dënojnë të mos luftojë për një vend në Champions. Drejtuesit e Milanit tashmë e kanë kuptuar se njeriun e duhur e kishin aty dhe kanë hedhur poshtë afrimin e Ragnik mbrëmjen e djeshme. Direkt pas kësaj ka pasuar zyrtarizimi i qëndrimit të Piolit, me drejtuesit, që i kanë ofruar kontratë deri në vitin 2022, pra për dy vite të tjera, me qëllim rikthimin e Milanit në Champions League. Pas zyrtarizimit kanë folur edhe drejtuesit kuqezinj dhe vetë Pioli. “Ky nuk është një vendim i bazuar në fitoret e fundit, por bazuar në mënyrën se si Stefano ka ndërtuar frymën e grupit, mënyrën se si i ka përmirësuar lojtarët dhe lojën në ekipin, mënyrën se si e ka përqafuar vizionin tonë, mënyrën si e ka përfaqësuar veten dhe vlerat e klubit”, u shpreh Gazidis dhe pas tij fjalën e mori trajneri kuqezi. “Jam i lumtur dhe krenar për besimin që kam marrë nga Milani. I falënderoj të gjithë, përfshirë tifozët tanë që në mungojnë në stadium, por që gjithmonë i kemi pranë. E ardhmja jonë është sot dhe duhet të jemi të përqendruar, të vendosur të bashkuar dhe të luajmë si një ekip. Jemi në fillimin e një rruge të jashtëzakonshme. Nëse vazhdojmë e punojmë kështu, do të rritemi dhe do të jemi gjithmonë e më konkurrues”, ishte fjala e Piolit gjatë prezantimit të kontratës së re. “Stefano u bë trajneri ynë në një periudhë të vështirë. Ne e kemi thënë gjithmonë se do duhej kohë për të parë rezultatet e punës së tij dhe tani kemi provat që kualiteti dhe profesionalizmi paguhen gjithmonë. Stefano është njeriu i duhur për të drejtuar ekipin që duam: të suksesshëm, të ri dhe të uritur”, u shpreh Maldini, i cili pas kësaj mund të konfirmohen në krye të Milanit si drejtor sportiv. Kapiteni i Milanit, Alesio Romanjoli, e ka pësuar një lëndim të rëndë muskulor dhe si pasojë nuk do të jetë në gjendje të luajë më në pjesën e mbetur të sezonit. Mbrojtësi italian u lëndua në një ndeshje kundër Sasuolos në Serie A të martën, të cilën kuqezinjtë e fituan 2:1 në “Mapei Stadium”. Ai do të mungojë kundër Atalantës të premten, por jo vetëm kaq, sepse sipas mediave italiane, nuk do të mundë të riaftësohet në kohë për tri ndeshjet e fundit të Milanit këtë sezon. Trajneri Stefano Pioli nuk do të jetë në gjendje të llogarisë as në Ismael Benacer e as Theo Hernandez të premten, të cilët janë të pezulluar. “Romanjoli ka problem muskulor i cili mund t’ia pamundësojë të luajë në ndeshjet e mbetura”, Pioli ka thënë për “Milan TV”.