BREAKING NEWS

Goditi agresorin që qëlloi kreun e opozitës, policia ndalon 2 truproja të Berishës

Goditi agresorin që qëlloi kreun e opozitës, policia ndalon 2
x
BREAKING NEWS

“Isha 10 metra larg, kur dëgjuam incidentin...”/ Neutralizoi agresorin që goditi Berishën, Erzen Breçani rrëfen momentin e ndërhyrjes: Lëvizje të dyshimta u kapën në oborrin e PD-së para protestë, por...

“Isha 10 metra larg, kur dëgjuam incidentin...”/ Neutralizoi
x
BREAKING NEWS

Sulmi ndaj Berishës, Flamur Noka zbulon prapaskenat: Kam informacione të sigurta që tregojnë se...

Sulmi ndaj Berishës, Flamur Noka zbulon prapaskenat: Kam informacione
x
BREAKING NEWS

“Rrezikojmë të shkojmë në luftë civile”, Jozefina Topalli bën paralajmërimin e fortë: Uroj të reflektojmë, pasi...

“Rrezikojmë të shkojmë në luftë civile”,
x
BREAKING NEWS

"Gerti Shehu i infiltruar"/ Deklarata e fortë e deputetit të PD-së: Ja pse prokuroria ka lëshuar një dokument informal

"Gerti Shehu i infiltruar"/ Deklarata e fortë e deputetit të
x
BREAKING NEWS

Dhuna ndaj Berishës/ Klodiana Lala zbardh detaje tronditëse: Autori ka precedentë për plagosje, në momentin e sulmit dyshohet se ka pasur me vete...

Dhuna ndaj Berishës/ Klodiana Lala zbardh detaje tronditëse: Autori ka
x
BREAKING NEWS

“Ishte për t’u bërë”/ Dhunoi Sali Berishën, Klodiana Lala zbardh detaje të forta nga biseda e truprojës me autorin

“Ishte për t’u bërë”/ Dhunoi Sali
x
BREAKING NEWS

Sulmi ndaj Sali Berishës, reagon ashpër Ambasada Britanike: Dhuna nuk ka vend në demokraci, mbështesim...

Sulmi ndaj Sali Berishës, reagon ashpër Ambasada Britanike: Dhuna nuk
x

Sport

Milani i fiksuar pas Brojës, në janar mund të ketë surpriza për sulmuesin kuqezi

Milani i fiksuar pas Brojës, në janar mund të ketë surpriza

Kuqezinjtë planifikojnë të bëjnë një goditje 30-40 milionëshe dhe profili ideal është 21-vjeçari që luan tek Çelsi dhe në Kombëtaren e Shqipërisë. Lajmin e ka dhënë ditën e djeshme “Sportmediaset”, duke saktësuar se pavarësisht moshës së re Armando Broja ka përvojë të grumbulluar në sezonet me Viteshen dhe Sauthemptonin. Përkatësisht 30 dhe 32 ndeshje e 10 dhe 6 gola. Ai është një lojtar interesant për sa i përket kostos dhe perspektivës. Ai kishte përfunduar në orbitën e Napolit kur dukej se mund të humbte Viktor Osimhenin dhe pavarësisht se është 191 centimetra i gjatë, konsiderohet një qendërsulmues i zhdërvjelltë, që përveç lojës në ajër njeh edhe artin e driblimit. Vitin e ardhshëm Milani ka nevojë për një lojtar që jep garanci në sulm dhe Broja duhet marrë seriozisht në konsideratë, sidomos nëse marrim parasysh moshën e Zltan Ibrahimoviçit (41) dhe Olivie Zhirusë (36). Dy veteranët mund të largohen në fund të sezonit, veçanërisht suedezi që nuk dihet se në çfarë gjendjeje do të jetë e çfarë mund të japë pasi të jetë shëruar plotësisht nga dëmtimi në gju. Për më tepër asnjëri prej tyre nuk mund të përballojë një ngarkesë të plotë të ndeshjeve sezonale, ndërkohë që duhet parë se çfarë do të bëjë Orixhi sivjet. Belgu vijon të jetë i dëmtuar dhe nuk po jep atë që pritej. Në ndeshje si ato kundër Sasuolos dhe Napolit, trajneri Pioli nuk kishte asnjë pykë në stol, sepse edhe i riu Lazetiç është më shpesh i dëmtuar se sa i gatshëm. Sidoqoftë, mosha e re nuk i mundëson të jetë një alternativë e besueshme. Në këto kushte, Broja, falë edhe forcës fizike do të për bënte një goditje për aktualitetin dhe perspektivën. Kujtojmë, se edhe në hapësirat e tjera të merkatos emri i shqiptarit është përmendur shpesh si një përforcim i Milanit, që prej vitesh synon politikën e afrimit të profileve me talent të madh dhe kosto sa më të përmbajtur.