Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Milani i pakënaqur me Leonardon, Igli Tare përfshihet në projektin e së ardhmes

Postuar: 16/05/2019 - 07:32

Milani ka një ambicie për të bërë një skuadër të madhe sezonin e ardhshëm dhe për këtë ka planifikuar lëvizje të shumta, përfshi dhe lëvizjet në rang drejtues. Dështimi për të marrë pjesë në Champions League, madje një objektiv që nuk është realizuar ende, duket se ka nxitur klubin të mendojë për një lëvizje në bordin drejtues dhe në pikëpyetje është vendosur drejtori teknik, braziliani Leonardo, i cili nuk e ka përmbushur deri tani misionin e tij për një Milan të madh në Europë. Për të mundësuar një skuadër të së ardhmes, në listë është dhe ndryshimi në këtë poizicion dhe “kuqezinjtë” italianë i kanë vënë syrin Igli Tares, aktualisht drejtorit sportiv të Lacios. Nuk është një sup mediatik, pasi janë vetë mediat italiane që e lakojnë Taren si kandidat potencial. Siç dihet, për Taren ka qenë i interesuar Interi prej dy vjetësh por me ardhjen e Marotës u mbyll ajo çështje dhe për Taren kanë nisur interesimin disa klube të tjera. Nuk bëhet fjalë për një kalim të shpejtë, por mundësia e një marrëveshje është e mundshme, përderisa mediat italiane e shohin largimin e brazilianit Leonardo si fakt i kryer në fund të sezonit.

Situata

“Duket një lajmi pabesueshëm, por shumë u bukur për shqiptarët. Igli Tare mund të zëvendësojë Laonardon te Milani”. Të paktën kështu shkruajnë medet nga përtej Adriatikut, që u referohen zhvillimeve në klubin kuqezi. Nësi “Djalli” nuk arrin të kualifikohet në Champions (asgjë nuk mund të bëjnë kuqezinjtë nëse Atalanta grumbullon të paktën 4 pikë në dy ndeshjet e fundit), i pari që do ta paguajë këtë zhgënjim do të jetë drejtuesi brazilian, që mban postin e drejtorit teknik. “E për ta zëvendësuar, grupi “Elliot” e ka gati emrin, Igli Taren, një nga më të vlerësuarit në Itali për rolin e tij”, shkruajnë mediumet sportive italiane në versionin e tyre online. Sipas “calciomercato.com”, përtej marrëdhënieve të konsoliduara prej vitesh me presidentin Lotito, ky vit nuk po shkon ashtu siç ishte parashikuar duke krijuar në disa raste edhe kontraste në qëndrimet e tyre. Vendimtare pritet të jetë edhe finalja e Kupës së Italisë, që do të luhet në mbrëmje. Në rast dështimi, ndoshta Lotito mund të heqë dorë nga Igli Tare, emri i të cilit nuk lakohet për të herë të parë në kampin kuqezi.

E ardhmja

Lacio zhgënjeu këtë sezon, krejt ndryshe nga një vit më parë kur ishte në top-4 dhe kishte më shumë besim. Por mungesa e lëvizjeve “big” bëri që të mos kishin ritmin e një sezoni më parë. Megjithatë, shanset që Lacio të jetë të paktën në Europa League janë të mëdha dhe bardhekaltrit do ta shfrytëzojnë kalendarin për të marrë maksimumin e pikëve në dy javët e mbetura të Serisë A. Padyshim, një largim i Tares nga Lacio është një opsion, kuptohet, me dëshirën e vetë shqiptarit, por një lëvizje e shpejtë, duke nisur nga muaji i ardhshëm, duket i vështirë. Tare ka kaluar një periudhë të gjatë tek Lacio si lojtar dhe drejtues dhe pikërisht si drejtor ai ka shkëlqyer tek Lacio, duke krijuar përfitime të mëdha për klubin, si pasojë e manovrave të suksesshme të tij në treg, ku ka marrë futbollistë që vlenin pak miliona për t’i bërë shumë miliona euro, siç ndodh me Milinkoviç-Saviç, që kërkohet nga shumë klube. Gjithsesi, duket qartë se Lacio kërkon një timonier të ri dhe këtë e ka kuptuar me sa duket edhe Tare, i cili nuk do ta neglizhojë mundësinë e kalimit në krye të Milanit, në vend të brazilianit Leonardo. Fakti që “Elliot” e konsideron Taren si alternativë potenciale, është mjaft domethënëse për ish-sulmuesin kuqezi. Madje, kohë më parë, në një dalje televizive, Tare nuk e ka përjashtuar mundësinë që të marrë drejtimin e përfaqësueses së Shqipërisë, këtë herë si trajner i saj.

Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 26/05/2019 - 20:57

Kastrioti arriti që të fitojë në shtëpi përballë Teutës me shifrat 2-1, por duke parë fitoren e Tiranës, tashmë shanset për krutanët duken shumë të pakta për të mbijetuar.

Postuar: 26/05/2019 - 14:30

Kur të gjithë presin shpërthimin e tij në fushën e blertë, Neymar më shumë bëhet protagonist ja

Postuar: 26/05/2019 - 07:52

Mbrëmjen e djeshme u luajtën finalet e kupave në disa vende europiane si në Gjermani, Spanjë, Por

Postuar: 26/05/2019 - 07:51

Goga Basket ishte surpriza e madhe e këtij sezoni në Superligën e meshkujve në basketboll, pasi m

Postuar: 26/05/2019 - 07:48

Peshëngritja vijon të jetë sport elitar dhe t’i sjellë vendit medalje të rëndësishme nga ak

Postuar: 25/05/2019 - 07:26

Juventusi dhe Interi kanë një rivalitet jo të zakonshëm në kampionatin italian, një rivalitet që

Postuar: 25/05/2019 - 07:24

Kategoria Superiore po shkon drejt fundit dhe skuadrat pop bëjnë llogaritë e tyre.