Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Përplasjet e forta, ambasadorja Yuri Kim ultimatum të prerë Ramës dhe Bashës: Ju jeni pala përgjegjëse, mos harroni marrëveshjen e ...

Përplasjet e forta, ambasadorja Yuri Kim ultimatum të prerë
x

Sport

Milani i prish punë Totenhemit në merkato, kërkon shërbimet e Gareth Bejlit

Milani i prish punë Totenhemit në merkato, kërkon shërbimet

Merkato në Europë është futur në një fazë të nxehtë. Reali i Madridit do që të bëjë disa thjeshtime, e një nga emrat e lakuar për largim është Gareth Bejl. Uellsiani pëlqehet në Premier League nga Totenhemi, por orët e fundit klubit anglez po i prish punë futja në garë për lojtarin edhe e Milani. Janë vetë mediat angleze që shkruajnë se nuk është vetëm Totenhemi i Hoze Murinjos në garën për të firmosur me Gareth Bale. Sulmuesi uellsian i cili ka përfunduar jashtë planeve të Zinedine Zidane te Reali i Madridit me “Los Blancos” që po kërkojnë me të gjitha mënyrat ta heqin “qafe” madje janë të gatshëm ta lejojnë të largohet me 0 euro vetëm e vetëm për të mos i paguar pagën e kripur që Bale përfiton te Reali i Madridit. Totenhem kërkon ta rikthejë në Premier League dhe kjo nuk është më një sekret por së fundmi në garën për shërbimet e 31-vjeçarit britanik ka hyrë fuqishëm edhe Milani. Kuqezinjtë po ndërtojnë një skuadër të denjë për të siguruar një vend në Champions League sezonin e ardhshëm dhe pse jo të tentojnë të jenë rivalë edhe në garën për titull në Serie A, dhe pas rinovimit me Ibrahimoviç apo edhe afrimeve të lojtarëve të talentuar si Sandro Tonali e Brahim Diaz, kërkojnë të afrojnë edhe një kampion si Bale për të tentuar një sezon të suksesshëm. Uellsiani ka edhe 2 vite kontratë me Realin me një pagë prej 17 milionë eurosh në sezon që nëse përfshihen edhe taksat shkon në 34 milionë euro. Për të mos nxjerrë nga arkat e klubit plot 68 milionë euro në dy vite për një lojtar si Bale që pjesën më të madhe të kohës e kalon në pankinë sesa në fushë, “Los Blancos” duan ta largojnë me çdo kusht. Duke parë edhe raportet e mira që ekzistojnë mes drejtuesve të Milanit dhe atyre të Realit pas afrimeve të Theo Hernandez dhe Brahim Diaz, mundësitë që Bale të transferohet në “San Siro” ekzistojnë dhe ëndrra që mban emrin e uellsianit tashmë është më e realizueshme se më parë për kuqezinjtë. Ndërkohë, tek Milani po zien së fundmi edhe çështja “Donaruma”, pasi menaxheri Mino Raiola kërkon 10 mln euro. Rinovimi i Ibrahimoviç, transferimi i Tonalit i cili do të mbajë numrin 8, ka përcjellë një frymë optimiste tek Milani që po bëhet gati për sezonin e ri. Sidoqoftë, gjerat nuk po ecin edhe aq mirë te “djalli” që tashmë ka një problem që duhet ta zgjidhë sa më shpejt. Rinovimi i kontratës së portierit Xhianluixhi Donaruma, dukej se nuk do të ishte problem për kuqezinjtë, por në fakt po ndodh e kundërta. Gardiani ka një kontratë me Milanin që skadon në 2021-in, ndërkohë kërkesa e menaxherit të Donarumës, Mino Raiola për një pagë prej 10 milionë eurosh në sezon, ka vendosur në pozita të vështira drejtuesit e “djallit”. Këta të fundit kanë shfaqur gatishmërinë e tyre që gardiani të përfitojë një pagë më të lartë se 6 milionë eurot që merr aktualisht, por oferta e tyre është shumë larg asaj që kërkon Raiola. Milan ndodhet në vështirësi pasi nuk dëshiron që të humbasë një portier si Donaruma me parametra zero. Momentalisht oferta e Djallit është 7 milion euro në sezon dhe portieri të qëndrojë tek Milani deri në vitin 2024. Ekziston edhe opsioni që Xhixhi të qëndrojë për më pak vite deri në 2022-in ose 2023-in.