
Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

Përfundon numërimi i votave, kush janë 6 gratë e zgjedhura anëtare të Kryesisë së PD-së

Përfundon numërimi i votave për anëtarët e Kryesisë së PD-së, cili është kandidati më i votuar (Emri)

Tragjedia në Fushë Arrëz/ Zbardhen detaje të reja, si humbën jetën nëna me dy vajzat

Ngjarja e rëndë/ Bien në kontakt me energjinë elektrike, vdes nëna me dy vajzat (Emrat)

Tragjedi në Fushë Arrëz/ Bie në kontakt me energjinë elektrike, vdes nëna me dy vajzat

Ndarja nga jeta e ish-Presidentit Nishani, Ambasada amerikane shpreh ngushëllimet: Kontributi i tij për PD, zhvillimin e Shqipërisë dhe marrëdhëniet SHBA-Shqipëri do të mbahen mend

Publikohen pamjet/ U bllokua për 12 orë në humnerë, ja momenti kur KFOR-i dhe ekipi RENEA-s shpëtojnë oficerin (Video)

Milani mposht Fiorentinën dhe vë një dorë tek titulli, Bonuçi nderon Juventusin

Shkruar nga Adriatik BALLA 2 Maj 2022

Milanistët fituan ngushtë 1-0, por morën tri pikë me vlerë dhe mbajnë kryesimin me fanatizëm. Gjithsesi, gara mbetet e hapur
Milani ka bërë dje një hap të madh drejt titullit kampion në Itali, pasi kapërceu njërën prej pengesave kryesore, nga rivalët e mbetur në këtë fazë të dytë të Serisë A italiane, Fiorentinën. Një gol i Rafael Leaos i dhuroi fitoren 1-0 Milanit ndaj Fiorentinës në një “San Siro” me mbi 71 mijë tifozë kuqezinj. Portugezi përfitoi nga një largim i topit i pasaktë nga ana e portierit Terraçiano tetë minuta përpara fundit të ndeshjes. 22-vjeçari nuk fali, dërgoi topin në rrjetë dhe gjeti golin e dhjetë sezonal në Serie A, duke u bërë portugezi i pestë që arrin numrin dyshifror të golave në kampionatin italian dhe i pari që ia del pa mbushur 23 vjeç. Theo Hernandez shënoi në minutën e shtatë, por goli ishte i parregullt. Oliver Zhirud pati një shans të artë në pjesën e parë pas asistit të Kesie, por u ndal nga portieri Terraçiano. Stefano Pioli hodhi në fushë Ibrahimoviç dhe Rebiç në pjesën e dytë. Maignan mbajti kuqezinjtë në lojë në minutën e 76-të me një pritje fantastike ndaj goditjes me kokë të Kabral. Për t’i dhënë Milanit triumfin e tretë radhazi mendoi Leao, i cili realizoi golin që afron ekipin e famshëm me titullin kampion. Diferenca me Interin (ka luajtur një ndeshje më pak) ka shkuar 5 pikë dhe Milanit i nevojiten 7 pikë në tre takimet e mbetura, për të nisur festën e titullit, që në “Milanello” mungon prej 11 vitesh. Ndërkohë, po në kampionatin italian, Juventusi mori një fitore të rëndësishme dje ndaj Venecias, për të siguruar jo vetëm top-4 që të dërgon në Champions League, por njëherësh edhe për të mbajtur të ndezur rivalitetin me kryesuesit deri në fund të kampionatit (matematika e lejon të shpresojë për titullin, pavarësisht se ndodhet shumë pikë prapa Milanit (7 pikë). Pra, pikërisht dje, Juventusi ka shënuar fitore në shtëpi ndaj Venecias me rezultat të ngushtë 2:1, në kuadër të javës së 35-të në Serie A. “Zonja e Vjetër” tani është shumë pranë sigurimit të pjesëmarrjes në Ligën e Kampionëve edicionin e ardhshëm. Leonardo Bonuçi u “shndërrua” në qendërsulmues, për t’ia dhënë fitoren vendasve. Qendërmbrojtësi italian realizoi në minutën e shtatë të ndeshjes, pas asistimit nga qendërmbrojtësi tjetër, Mathijs de Ligt. Megjithatë, shifrat u barazuan në minutën e 71-të kur realizoi Aramu. Bonuçi doli sërish në skenë pesë minuta më pas për t’ia dhënë fitoren Juventusit. Me këtë triumf, tani “Zonja e Vjetër” shkon në kuotën e 69 pikëve në vendin e katërt, 10 më shumë se Lacio. Në anën tjetër, Venezia është e fundit në tabelë me 22 pikë, gjashtë më pak se ekipi i fundit që siguron mbijetesën në Serie A.
Më të lexuarat


Finalja e Champions-it shtyhet me 15 minuta, nuk do ta besoni arsyen

Finalja e Champions League, zbulohen formacionet zyrtare

Video epike/ Mourinho i jep autobusit të ekipit të Romës, për pak sa nuk e pëson keq

Reali zbarkon në Paris, Ançeloti dhe Klop kanë planin e tyre për trofeun e Champions

Marrin fund dilemat, finalja e Kupës Laçi-Vllaznia luhet në “Air Albania” më 31 maj

Reja konfirmon të rinjtë në Kombëtare, por mungojnë Broja e Manaj

Reali dhe Liverpuli diskutojnë finalen e Championsit, në Spanjë fituesin ja besojnë parashikimit të breshkës gjigante

Ishte pro pushtimit të Ukrainës nga Rusia, UEFA iu ‘bën gjëmën’ ekipeve të këtij vendi

Pak ditë para martesës, ylli i futbollit anglez kapet “mat” me një tjetër në krevat

Interesante! Breshka 30-vjeçare parashikon fituesin e Champions me një veprim
