BREAKING NEWS

Frrok Çupi: Meta-Berisha kanë marrë urdhër nga Moska të destabilizojë Shqipërinë, protesta e 7 korrikut mund të prodhojë viktima

Frrok Çupi: Meta-Berisha kanë marrë urdhër nga Moska
x
BREAKING NEWS

Rëndohen pozitat e Metës, SPAK regjistron tjetër procedim penal ndaj presidentit, akuzohet së bashku me Kryemadhin për fshehje pasurie, në “filtër” dhe 8 zyrtarë të LSI

Rëndohen pozitat e Metës, SPAK regjistron tjetër procedim penal
x
BREAKING NEWS

Ja strategjia e Lulzim Bashës për të ardhur në krye të PD dhe si do e përzërë Sali Berishën pasi gjykata të rrëzojë “Foltoren”

Ja strategjia e Lulzim Bashës për të ardhur në krye të
x
BREAKING NEWS

Ja kur ikën Ilir Meta nga Presidenca, 3 skenarët që do të “trazojnë” politikën shqiptare pas 24 korrikut

Ja kur ikën Ilir Meta nga Presidenca, 3 skenarët që do të
x
BREAKING NEWS

“Ky është me të vërtetë një moment historik"/ Vjen lajmi i shumëpritur për Finlandën dhe Suedinë

“Ky është me të vërtetë një moment
x
BREAKING NEWS

Humbje e madhe! Arti shqiptar në zi, vdes në moshë të re ish-gazetarja dhe ikona e njohur e Teatrit, politikani jep lajmin e trishtë: Do të kujtojmë si shoqe, aktore e personalitet me nam

Humbje e madhe! Arti shqiptar në zi, vdes në moshë të re
x
BREAKING NEWS

Gazetarët protestojnë para Kryeministrisë, reporterët "qepin" gojën dhe i bëjnë thirrje Ramës të heqë dorë nga “riedukimi”

Gazetarët protestojnë para Kryeministrisë, reporterët
x
BREAKING NEWS

'Fluturon' sërish çmimi i naftës, sa do të shiten benzina dhe gazi? Bordi i Transparencës merr vendimin

'Fluturon' sërish çmimi i naftës, sa do të
x

Sport

Milani mposhti Atalantën 2-0, me golat e Leaos dhe Hernandez, duke iu afruar plotësisht titullit në kampionatin italian

Milani mposhti Atalantën 2-0, me golat e Leaos dhe Hernandez, duke iu

Mijëra tifozë ishin të pranishëm dje në rrugët e Milanos, duke shoqëruar autobusin që sillte në stadiumin “San Siro” skuadrën kuqezi, e cila do të ndeshej me Atalantën, skuadër që shihej si pengesa kryesore dhe rivalja më e fortë nga duelet e mbetura në rrugëtimin drejt titullit. Dhe pavarësisht starti të vështirë të skuadrës, duhet thënë se Milani realizoi një ndeshje të madhe, korri një fitore të madhe dhe praktikisht ka vënë një dorë në titullin kampion në Serie A të Italisë. Mbetet dhe një xhiro për t’u luajtur, por mbrëmë kuqezinjtë rikthyen për tifozët në Itali dhe në botë Milanin e ditëve të lavdishme, një Milan të madh, që aq shumë i mungon titulli në “Scudetto”. E thënë ndryshe, Milani e kaloi me sukses edhe pengesën Atalanta, dhe tani ndodhet vetëm një pikë larg titullit kampion, që do ishte i 19-ti në historinë e klubit të famshëm. Kuqezinjtë mposhtën 2-0 ekipin e Gasperinit (Berat Gjimshiti titullar) në javën e parafundit në Serie A. 75 mijë tifozë kuqezi krijuan një atmosferë të shkëlqyer në “San Siro”. Ata mbështetën ekipin dhe shijuan fitoren e pestë radhazi, që u vulos në fraksionin e dytë të sfidës. Rafael Leao ndezi stadiumin në minutën e 56-të pas një asisti nga Mesiah. Portugezi la pas në garën e shpejtësisë Kopmeiners dhe nuk gaboi përballë Musos, duke zhbllokuar një sfidë të komplikuar. Goli numër 11-të në kampionat për golashënuesin më të mirë të ekipit kryesuese. Më pas Theo Hernandez “shoë”. Anësori i majtë mori një top nga Kruniç, “shtypi turbon”, dribloi ata që i dolën përpara dhe shënoi një gol të paharrueshëm. Festë e madhe e lojtarëve të Milanit dhe “San Siro” në ekstazë! Pas atij goli nuk mund të shënoheshin të tjerë, dhe sfida përfundoi 2-0 për djemtë e Stefano Piolit. Tani mjafton një pikë ndaj Sasuolos në javën e fundit për të pikturuar titullin kuqezi pas 11 vitesh. kujtojmë që Milani për të ardhur deri këtu ka bërë një sezon fantastik dhe do të duhet që në duelin e fundit kundër Sasuolos, të mbajë të paktën një barazim që të sigurojë trofeun më të rëndësishëm sezonal. Që dje ishte një ditë spektakolare e dëshmoi jo vetëm publiku kuqezi jashtë stadiumit, që bllokuan autobusin e skuadrës, por njëherësh edhe goditja që Zlatan Ibrahimoviç i entuziazmuar i bëri xhamit të autobusit duke e plasaritur atë. Një emocion i rrallë që bëri bujë në median sportive europiane e më gjerë. Pra Milani po shkon drejt titullit pas 11 vjetësh, një sukses sezonal që duhet ta konkretizojë pas pak ditësh me duelin e fundit kundër Sasuolos.