BREAKING NEWS

Erë zgjedhjesh të parakohshme, Edi Rama zbret në terren pas vizitës së Blinken, më 16 mars krijohet ekipi ri që do të drejtojë fushatën elektorale

Erë zgjedhjesh të parakohshme, Edi Rama zbret në terren pas
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Shkëlzen Berisha i përfshirë në koncesionin e homodializës, ja kush është krahu i djathtë i Ilir Metës që është shpallur ‘non-grata’ dhe si deputetët e PL janë kapur ‘mat’ duke transportuar para të pista nga Tirana në Angli...

Idajet Beqiri: Shkëlzen Berisha i përfshirë në koncesionin e
x
BREAKING NEWS

Celulari i Kryemadhit i sekuestruar në banesën e nënës së saj prej dy muajsh po zbërthehet nga “SPAK”, futen në “lojë” metodat e FBI, ja provat e pakundërshtueshme që “gozhdojnë” deputeten e PL, Ilir Metën e Petrit Vasilin, detajet nga kontratat dhe ra...

Celulari i Kryemadhit i sekuestruar në banesën e nënës
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta dorëzon Monika Kryemadhin në duart e SPAK dhe sulmon prokurorët specialë, ish-presidenti nuk pranon abuzimet për lobing dhe ja fut bashkëshortes

Ilir Meta dorëzon Monika Kryemadhin në duart e SPAK dhe sulmon
x
BREAKING NEWS

Brukseli i mbyll dyert Shqipërisë për në BE dhe ngre alarmin, ja si korrupsioni po gërryen besimin e publikut tek institucionet, shpopullon vendin e po dëmton bizneset e ndershme, kërkohen arrestime “VIP”

Brukseli i mbyll dyert Shqipërisë për në BE dhe ngre
x
BREAKING NEWS

Londra fundos Sali Berishën, ambasadori britanik në Tiranë Alastair King Smith paralajmëron se nuk ka bashkëpunim me “non-gratën” dhe u bën thirrje politikanëve që të punojnë për qytetarët, ja mesazhi për grupin e Bardhit dhe pse Parlamenti duhet t’i r...

Londra fundos Sali Berishën, ambasadori britanik në Tiranë
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi zbulon planin e errët që thurën Meta dhe Berisha një natë para vrasjeve në “21 janar”: Ja të fshehtat e ekzekutimit të Aleks Nikës që mund t’i hapë rrugën SPAK të zbardhë dhjetëra viktima që kanë ‘hequr qafe’ dy shefat kur ishin në pushtet...

Frrok Çupi zbulon planin e errët që thurën Meta dhe
x
BREAKING NEWS

Evi Kokalari tregon “puçin” e Ilir Metës për Sali Berishën, ish-presidenti fut në lojë kushëririn e tij, ja kush është politikani që po kërkon ta vendosë në krye të opozitës dhe posti që po synon të marrë vetë në fund kryetari i Partisë së Lirisë...

Evi Kokalari tregon “puçin” e Ilir Metës për Sali
x

Sport

Milani në tension para duelit me Frozinonen, trajneri komenton edhe deklaratat e Maldinit

Milani në tension para duelit me Frozinonen, trajneri komenton edhe

Milani rikthehet në fushë të shtunën përballë Frozinones në “San Siro”, takim që duhet fituar me çdo kusht. Atmosfera në kampin e kuqezinjve nuk është më e mira pas dëmtimeve të shumta dhe humbjes përballë Dortmundit në Champions. Pozitat e trajneri janë lëkundur pas rezultateve negative, por Pioli pati një takim me pronarin Kardinale. Në prononcimin për shtypin përpara sfidës me Frozinonen, tekniku i Milanit i përgjigjet edhe Paolo Maldinit. Në fillim foli për takimin me Kardinalen. “Ishte një takim shumë pozitiv dhe shumë konstruktiv, një nxitje shtesë për punën e të gjithëve. Duhet të luajmë me nivel të lartë ndaj Frozinones. 

Di Françesko po bën një punë të shkëlqyer, ata kanë entuziazëm dhe besim në aftësitë e tyre. Dëmtimet? Kjo emergjencë do të përfundojë një ditë. Besoj se pas dy javësh do të jemi më mirë në këtë aspekt. Kjaer nuk është i gatshëm për të shtunën, por mund të rikthehet për ndeshjen pasardhëse. Leao? Ndoshta do të rikthehet për takimin me Atalantën, do të bëjmë gjithçka për ta patur gati për atë ndeshje. Nga kjo krizë dalim duke fituar, pasi vetëm fitoret të mbushin me entuziazëm. Të tregojmë në fushë se jemi një skuadër konkurruese dhe e aftë për të bërë mirë.

 Në Champions League jemi pothuajse jashtë, por në kampionat kanë mbetur edhe 25 ndeshje. Nëse dikush nuk beson se mund të arrijmë Juven dhe Interin nuk duhet të ishte paraqitur fare në stërvitje”, theksoi Pioli. Më pas ai foli për qëndrimin që ka mbajtur Maldini, i cili ka kritikuar klubin për lëvizjet që ka bërë. “Nuk kam asnjë koment për fjalët e Paolos. Atij dhe Masarës do ju jem gjithmonë mirënjohës, por tani dua të fokusoj gjithë energjinë time në fitimin e ndeshjeve të ardhshme. Unë nuk jam vetëm, kam qenë gjithmonë i mbështetur nga klubi”, shprehet trajneri i Milanit, i cili ka një koment edhe për Zhan Karlo Simic. Mbrojtësi 18-vjeçari pritet të debutojë në prapavijë përkrah Tomorit kundër Frozinones. “Ai ka punuar me ne gjatë verës, luajti në miqësoren me Realin e Madridit. 

Është një mbrojtës i fortë fizikisht dhe i vëmendshëm, e kam parë të qetë gjatë këtyre ditëve. Nuk mund të them nëse do të luajë apo jo, por po e mbështetim në mënyrën e duhur. Njësoj siç po veprojmë me Kamardën“, theksoi Pioli, skuadra e të cilit mban vendin e tretë me 6 pikë më pak se Interi kryesues. Milan-Frozinone është programuar të luhet të shtunën në mbrëmje (20:45) në “San Siro” të Milanos. Siç shihet, Milani ndodhet në një situatë të vështirë dhe akoma më i tensionuar duket të jetë trajneri Pioli.