
Shqiptarët me gomone për në Angli/ Ambasadori britanik takon Gledis Nanon dhe bën deklaratën e fortë: Do depërtohen, nuk mund të kenë kurrë...

Publikohet dokumenti i gjykatës, Donald Trump po hetohet për ‘Spiunazh’, ja çfarë u gjet gjatë kontrollit nga FBI (Dokumenti)

Kamioni me grurë përmbyset në mes të autostradës, reagon ashpër Erion Braçe: Zotërinj të policisë, buka nuk shkelet, nuk kalojnë makinat mbi...

Foto/ Aksident i frikshëm në Levan-Tepelenë, plagosen 8 persona, detajet e para

“Do ketë ‘non-grata’ të tjerë politikanësh”/ Ambasadorit britanik bën paralajmërimin tronditës: Ja kur do të fillojë vala e dytë

Veliaj i përgjigjet ‘flakë për flakë’ ish-presidentit: Për të jetuar unë shisja fiq, Ilir Meta spiunonte miqtë

Deputeti Bujar Leskaj rreshton ‘22 të ligat’ e Ramës dhe bën paralajmërimin e fortë

“Mynxyrat po afrohen”, Gjekmarkaj ironizon qeverinë dhe zbulon çfarë do të ndodhë në shtator: Elisa, Ulsiu e Tezja në ankth nga ndryshimet e Babos

Milani s’e bën dot mrekullinë, në Champions vijon Atletiko, shkëlqen Mesi me PSG-në

Shkruar nga Adriatik BALLA 8 Dhjetor 2021

Milanistët shënuan të parët, por përmbysën anglezët 2-1, Atletiko fitoi 3-1 ndaj Portos. Reali fiton klasiken me Interin, shkëlqen edhe Ajaksi
Në grupin A, Lionel Mesi dha spektakël mbrëmë në Paris, ku skuadra e tij PSG mposhti me shifrat e thella 4-1 belgët e Klub Bruzhit. Në këtë sukses argjentinasi shënoi një supergol dhe një tjetër me penallti, kurse dy golat e tjerë i shënoi Kilian Mbape. Një fitore që mundësoi mbylljen në vend të dytë në grup, por mjaftueshëm për të kaluar në turin tjetër. Vendin e parë me 12 pikë e meritoi Mançester Siti, që mbrëmë humbi 2-1 përballë Leipzigut. Gjermanët në vend të tretë shkojnë direkt në Europa League. Grupi B ishte padyshim më emocionuesi i mbrëmjes së djeshme. Milan-Liverpul luhej për prestigj, por me italianët ende në garë, kurse kryedueli për vend të dytë luhej mes Portos e Atletikos së Madridit. Për Milanin shënoi Tomori në minutën e 29-të, duke ngjallur shpresë për një vend në 6-she të Champions, por Mohamed Salah ua prishi planet me golin e tij në minutën e 36-të. Në pjesën e dytë anglezët përmbysën me Orixhin. Ëndrrat e Milanit për kualifikim u shuan dhe italianët e mbyllin në vend të fundit. Atletiko fitoi bindshëm ndaj Portos në transfertë 0-3 dhe kapi vendin e dytë, pra kualifikohet, kurse portugezët do të luajnë në Europa League si vend i tretë. Në grupin C nuk kishte dilema për të zgjidhur, pasi Ajaksi dhe Sportingu e kishin siguruar kalimin e grupit. Dortmundi si vend i tretë do të luajë në Europa League, kurse Beshiktashi e mbylli me rekord negativ, me 0 pikë. Në grupin D luhej mbrëmë një klasike e futbollit, midis Realit të Madridit dhe Interit. Luhej për prestigj, pasi të dyja skuadrat e kishin siguruar kualifikimin. Fitoi Reali 2-0. Në Europa League, si vend i tretë, do të shkojë Sherif Tiraspoli, një arritje historike e moldavëve. Tabela sqaron më mire pozitat e skuadrave në 4 grupet e para.
Më të lexuarat


Ibrahimoviç shndërrohet në aktor, kërcënon në formë banditi një shofer në rrugë

Edi Reja “skanon” kuqezinjtë: Bajramin e shoh tek Fiorentina, kurse Asllani ka nevojë të përmirësohet

Vllaznia e Josës me pretendime titulli, edhe blerjet bëhen për këtë objektiv

E dashura 22-vjeçare për pak sa nuk e vrau, del nga spitali personazhi i njohur i showbiz-it/ Ja akuzat që rëndojnë ndaj saj

“Finalet nuk luhen, fitohen”, Reali kampion absolut i Europës për 2022, barazon Milanin dhe Barcelonën, Benzema me Ançelotin futen në histori

Taulant Stërmasi: Luiza Gegën e shpërblen ligji, por vendi i pestë në botë meriton më shumë

Trajneri Xhiovani Kolela prezantohet tek Partizani, shtohen kuqezinjtë e rinj në Serie B italiane

Reali i pandalshëm, fiton Superkupën e Europës

Historia e Majk Tajsonit me tigrat, nga kafshimi i krahut tek denoncimet e fqinjëve

Mjeshtri i madh Mehdin Zhega, teknika dhe interpretimi
