BREAKING NEWS

NJOFTIM I RËNDËSISHËM / Komiteti Teknik i Ekspertëve nxjerr masat e reja për të kufizuar përhapjen e Covid, mbyllen universitetet dhe konviktet, ja çfarë pritet të ndodhë me baret dhe restorantet në Shqipëri

NJOFTIM I RËNDËSISHËM / Komiteti Teknik i Ekspertëve nxjerr
x

Sport

Milani s’e lëshon Donarumën, kontratë 5-vjeçare me rrogë 6.5 mln euro në vit

Milani s’e lëshon Donarumën, kontratë 5-vjeçare me

Portieri ka dhënë prova se është një pikë e fortë e skuadrës kuqezi. klubet e mëdha angleze, përfshi Çelsin, e dëshiruan, por Milani rinovoi me të

Milani synon të rikthehet në ditët e tij më të mira dhe me blerjet që ka bërë, si dhe me organizimin e brendshëm, synon që në sezonin e ri të luftojë për trofe e njëherësh për pozicionimin brenda top-4, pozicione që sigurojnë pjesëmarrjen në Champions League. Nga ana tjetër, Milani ia ka dalë të jetë në fazën e grupeve të Ligës së Europës, dhe beson se mund të ecë në këtë kompeticion. Këto objektiva madhorë kërkojnë që grupi të ketë besim tek klubi dhe janë vetë drejtuesit që po mendojnë për rinovimin në plan afatgjatë të lojtarëve kryesorë, e në fokus ditët e fundit ka qenë portieri Xhanluigji Donaruma. Ai është p[jesh e Kombëtares italiane dhe po paraqitet mjaft mirë edhe me ilanin, për këtë arsye kuqezinjtë po i bëjnë letrat e rinovimit për 5 vitet e ardhshme. Sikurse shkruajnë mediat sportive italiane, gjithçka po shkon në rrugën e duhur, ashtu siç e kishte planifikuar vetë klubi. Kjo bëhet ngaqë Donaruma ishte në fokusin e shumë klubeve të mëdha europiane. Në fakt, Xhanluixhi Donaruma është padyshim një nga portierët më të mirët globit dhe si i tillë shumë klube të mëdha europiane e lakmojnë për ta patur në ekip. Kontrata e tij me Milanin përfundon verën e ardhshme dhe klube si Juventus, PSG apo Çelsi e duan në ekip. Rinovimi i kontratës me Milanin nuk erdhi as këtë verë dhe tashmë në Itali kanë dyshime nëse ai do të vazhdojë të jetë pjesë e kuqezinjve. Për të larguar këto thashetheme mendon “Calciomercato”, që zbulon se Milani është pranë marrëveshjes së re me Donarumën dhe Raiolën. Palët nuk kanë nisur negociata në rrugë zyrtare, megjithatë në shtëpinë kuqezi nuk kanë dyshime se Donaruma do të qëndrojë në Milano. Ashtu si ata, edhe klubet e tjerë janë të bindur për këtë fakt sepse deri më tani askush nuk ka shkuar me një ofertë për Donarumën te Milani. Çelsi mund ta kishte synuar për një çmim okazion këtë verë, por as nuk mendoi të tentonte dhe bleu Mendi nga Rëne. Juventusi gjithashtu nuk ka hedhur asnjë “grep” për të arritur te gardiani i kombëtares. Raportohet se Milani ka punuar në fshehtësi për të hartuar një kontratë për Donarumën. Bëhet fjalë për një përjashtim dhe pagën më të lartë në klub. Donaruma pritet të firmosë për pesë vite dhe do marrë 6.5 milionë euro në sezon. një klauzolë e tillë, ku portieri e sheh veten të lidhur fort me klubin, në një projekt të gjatë dhe domethënës, por edhe me pagesa të majme për pozicionin e tij, është dëshmi se Milani nuk heq dorë nga Donaruma dhe nuk e lë të lirë atë. Pra Milani nuk dëshiron ta shesë gardianin e saj dhe po bën çmos që ai të jetë në vazhdimësi me ngjyrat kuqezi. kuptohet, një rol këtu luan edhe menaxheri, por njëherësh edhe roli që ka në ekip gardiani i kombëtares italiane. Kjo lëvizje është shenjë premtuese edhe për lojtarët e tjerë që besohet se do të organizohen si duhet për objektivat sezonale. Milani nuk e ka nisur aq mirë garën, por me rikthimin e Ibrahimoviçit dhe largimin e koronavirusit nga radhët e grupit do të kalojë në një stad më të mirë performance në javët në vazhdim.