BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Sport

Milani shkatërron Bajernin e Mynihut, fiton 4-0 në miqësoren e në “International Champions Cup”

Milani shkatërron Bajernin e Mynihut, fiton 4-0 në miqësoren e

Milani ka fituar 4-0 në miqësoren e luksit ndaj Bayern Munihut në Shenzen, Kinë. Ndejsha e djeshme ishte vetëm një test miqësor dhe ekipet luajtën me formacione eksperimentale, si në pjesën e parë ashtu edhe në të dytën, por kuqezinjtë treguan se po këthehen në nivelet e lavdishme, ndërsa bavarezët e drejtuar nga Karlo Ançelotti kanë shumë punë për të bërë që të arrijnë atje ku pretendojnë. Kuqezinjtë nuk dhurojnë spektakël vetëm në merkato, një gjë të tillë kanë arritur ta tregojnë edhe në takimin e radhës miqësorë në “International Champions Cup”, përballë Bayerni të Mynihut. Fitore shumë e rëndësishme përballë kampionëve të Gjermanisë, me rezultatin e thellë 4-0. Edhe pse trajneri Montela hodhi nga fillimi i ndeshjes vetëm 4 nga përforcimet e reja, më saktësisht Muzakion, Rodrigezin, Kesin dhe Borinin, kuqezinjtë u treguan superiorë ndaj Bajernit të Ançelotit që nuk kishte kursyer aspak në aktivizimin e titullarëve, përveç blerjes së re Hames Rodrigez që e filloi nga stoli. Skuadra bavareze u shfaq e pa përgatitur fizikisht dhe një fakt i tillë ndikoi në rezultatin final të takimit. Formacioni i Viçenzo Montelës nuk vonon shumë të gjejë golin e epërsisë në minutën e 14, pas një krosimi në zonë nga ana e Rikardo Rodriguez, Kesi arrin të dërgojë topin në fundin e rrjetës. Rodriguez, i ardhur nga Volfsburg, krosoi për Kutrone dhe 19-vjeçari, i ardhur nga të rinjtë e klubit, shënoi golin e dytë për Milanin, me një goditje me kokë. Bavarezët tentojnë të reagojnë, por misioni duket thuajse i pamundur, pas kundërshtari që ka përballë ruan mirë ekuilbrat në fushë. Kutrone u bë protagonist duke realizuar edhe golin e tretë, dy minuta para fundit të pjesës së parë, pas një manovre të bukur, ku morën pjesën edhe Niang e Bonavetura. Në pjesën e dytë, kuqezinjtë e drejtuar nga Montela, që ishin mposhtur 3-1 nga Borusia Dortmund pesë ditë më parë, gjetën edhe golin e katërt. Çelhanoglu tundi rrjetën, katër minuta para fundit, me një goditje spektakolare nga jashtë zone. Ndërkohë në takimin ndaj Bayernit debutuan me fanellën e Milanit dhe dy blerjet më të reja të klubit italian, Leonardo Bonuçi dhe Lukas Bilja. Pas humbjes ndaj Borusias së Dortmundit, kuqezinjtë kanë arritur të reagojnë shpejt përballë një kundërshtari të vështirë edhe një takim miqësor, Milani me të drejtë mund të fillojë të ëndërrojë për sezon fantastik. Pak ditë më parë në konference për shtyp, trajneri i Milanit kërkoi nga drejtuesit edhe një përforcim në vijën e sulmit, por me paraqitjen e djeshme duket se ky repart është në vijën e duhur. Drejtuesit milanezë kanë synime të qarta këtë sezon pasi kërkojnë rikthimin e Milanit në Champions League.