BREAKING NEWS

Rëndohen pozitat e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, ja “perlat” që dyshohet se janë gjetur në celularin e sekuestruar në shtëpinë e nënës së deputetes së PL, hetuesit vizita “blic” nëpër institucione të ndryshme, skaner banesave të bashkëpunëtorëve të...

Rëndohen pozitat e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, ja
x
BREAKING NEWS

Berisha u ka futur bërryla atyre që i shihte si rrezik, disa i largoi jashtë vendit dhe të tjerët i ka ekzekutuar, ja njerëzit që po përdor për të zgjidhur hallet e tij me SPAK, Ilir Meta është hajduti i famshëm i floririt, Fatos Mahmutaj zbardh prapas...

Berisha u ka futur bërryla atyre që i shihte si rrezik, disa i largoi
x
BREAKING NEWS

Britanikët tronditin pushtetarët shqiptarë, mbërrin grup i posaçëm në Tiranë për pastrimin e parave, nënshkruhet pakti mes SPAK dhe NCA, nisin procedurat për të dorëzuar dosjet për llogaritë në Londër

Britanikët tronditin pushtetarët shqiptarë, mbërrin grup i
x
BREAKING NEWS

E bujshme, javës tjetër “zbarkon” në tavolinën e SPAK dosja që ka përgatitur SHBA për Ramën dhe McGonigal me të gjitha provat përvëluese, nga vizitat në Tiranë, takimet dhe bisedat e fshehta me zyrtarët shqiptarë, te dëmi i madh prej miliona dollarësh ...

E bujshme, javës tjetër “zbarkon” në tavolinën e
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri zbardh prapaskenat e bujshme nga vizita e Blinken: Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Flamur Noka, Genc Ruli dhe Ridvan Bode janë futur në “listën e zezë” të SHBA, ja çfarë po përgatitin amerikanët

Idajet Beqiri zbardh prapaskenat e bujshme nga vizita e Blinken: Ilir Meta,
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime “VIP”: Krerët e opozitës janë të trembur nga SPAK, Partia Socialiste është ndarë në fraksione, ja plani i Ramës për të ‘bllokuar’ emrin e zëvendësuesit të tij, ju tregoj se çfarë po ndodh brenda selisë rozë...

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime “VIP”: Krerët e
x
BREAKING NEWS

Në dosjet e ish-sigurimit “figurojnë” 600 agjentë të UDB në Shkodër, infiltrimi i ish-spiunëve në PD e Sali Berishës, bazat ku u stërviten dhe urdhrat e fshehta që merrnin nga qeveria fashiste e Beogradit, studiuesi i ish-komunizmit për artin dhe muzik...

Në dosjet e ish-sigurimit “figurojnë” 600 agjentë
x
BREAKING NEWS

Fillon “tmerri” për gylenistët në Tiranë, nisin përplasjet dhe sherret, besimtarët tentojnë të përzënë myftiun e Tiranës në xhaminë “Dine Hoxha”, në rrezik edhe Bujar Spahiu, zbardhen kërcënimet me jetë për drejtuesin e Komunitetit Mysliman...

Fillon “tmerri” për gylenistët në Tiranë, nisin
x

Sport

Milani zhgënjen ndaj Borusias së Dortmundit dhe mbetet në vend të fundit në grupin F, Lacio e Atletiko sigurojnë kualifikimin

Milani zhgënjen ndaj Borusias së Dortmundit dhe mbetet në vend

Mbrëmë u luajtën gjysma e ndeshjeve të xhiros së pestë në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve. Padyshim që duelet më interesante janë ato në grupin F, ku Milani dhe Paris San Zhermen zhgënjyen jo pak, madje tani rrezikojnë seriozisht të eliminohen e në xhiron e fundit do t'u duhet të fitojnë me patjetër dhe me rezultat të thellë. Kështu, Milani, që luante mbrëmë në fushën e tij, duhet të fitonte duelin direkt me Borusian e Dortmundit. Por për italianët gjërat nuk shkuan si duhet mbrëmjen e djeshme. Kuqezinjtë patën rastin ta shtronin rrugën e suksesit që në minutën e 6-të, por aty gaboi Oliver Zhirud që gaboi nga gjuajtja e penalltisë. Atë që nuk e bëri Zhirud e bën për Borusian e Dortmundit Rojs në minutën e 10-të. Ky gol i dha qetësi gjermanëve por jo italianëve. Gjithsesi, Milani reagoi dhe arriti të barazonte në minutën e 37-të me Çukuezen. Pjesa e parë mbyllet 1-1. Në pjesën e dytë pritej që Milani të sulmonte më shumë dhe të përpiqej më shumë, por saktësinë e patën gjermanët, të cilët shënuan golin e dytë me anë të Binoe-Gitens në minutën e 59-të dhe e "vrau" ndeshjen në minutën e 69-të me golin e Adejemi. Kjo fitore i dha Borusias së Dortmundit automatikisht vendin e parë, me 10 pikë, kurse Milani në vend të fundit me 5 pikë. Po në këtë grup, një zhgënjim jo i paktë ishte dhe Paris San Zhermen, që u përball mbrëmë në kryeqytetin francez me Njukasëll. Anglezët shënuan me anë të Isak në minutën e 24-t, Por në sekondat e fundit të takimit francezët barazuan 1-1 me anë të Mbape që shënoi me penallti. Siç shihet, Milani ka vetëm shanse matematike të kualifikohet në raundin tjetër, ndërkohë që Borusia e Dortmundit e siguroi që mbrëmë me fitoren në Milano.  Në grupin E, Lacio mori vendin e dytë pas fitores bindëse e të pastër 2-0 ndaj Sëlltikut, kurse Atletiko Madrid mundi në transfertë Fejnordin 3-1, duke marrë kryesimin me 11 pikë. Të dy skuadrat, Atletiko dhe Lacio sigurojnë matematikisht kualifikimin, kurse Fejnord mbetet në vend të tretë me 6 pikë, Në grupin G, Mançester Siti e përmbysi Leipzigun 3-2 dhe e mban i vetëm me pikë të plota kryesimin (15pikë), kurse gjermanët zbresin në vend të dytë me 9 pikë. Për vend të tretë, duelin mes Jang Bojs dhe Crvena Zvezdës e fituan zviceranët 2-0. Serbët mbetën të fundit në grup me 1 pikë. Ndeshjet dhe renditja e grupeve jepen në tabelën më poshtë. 

 

Grupi E

Lacio-Selltik                                         2-0

Fejnord-Atletiko Madrid                1-3

Renditja: Atletiko Madrid 11, Lacio 10, fejnord 6, Selltik 1.

Grupi F

Milan-Dortmund              1-3

Paris SG-Njukasëll            1-1

Renditja: Borusia Dortmund 10, Paris SG, 7, Njukasëll 5, Milan     5.

Grupi G

Mançester Siti-Leipzig                     3-2

Jang Bojs-Crvena Zvezda               2-0

Renditja: Mançester Siti 15, Leipzig 9, Jang Bojs 4, Crvena Zvezda 1.

Grupi H

Shakhtar-Antverp            1-0

Barcelona-Porto                2-1

Renditja: Barcelona 12, Porto 9, Shakhtar 9, Antverp 0.