BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Milik sulmuesi më efikas në Serie A, shënon më shpesh se Ronaldo e Zapata

Milik sulmuesi më efikas në Serie A, shënon më shpesh se

Kampionati italian është një prej më të fortëve në botë. Edhe pse ka humbur shkëlqimin e shumë viteve më parë, duke zbritur nga vendi i parë në të katërtin në Europë, sërish serie A është një kampionat tërheqës, me një disiplinim taktik të skuadrave që nuk kanë shoqe në Europë dhe me plot lojtarë cilësorë që militojnë në ekipet e njohura të futbollit italian. Këtë edicion po dominon sërish Juventusi, i cili ka pritshmëri të mëdha të dalë kampion, ndërsa skuadra që pritet ta rivalizojë deri në fund është Napoli. Fitorja e fundit e napolitanëve ndaj Lacios i ka rritur ndjeshëm pretendimet. Ndërkohë, skuadrës së trajnerit Karlo Ançeloti i është kthyer një lojtar mjaft potent, sikurse është polaku Arkadiusz Milik, që pas dy sezoneve me fanellën e kaltër ka shpërthyer më në fund duke dhuruar më të mirën e tij. Kush do ta kishte menduar në fillim të sezonit që në këtë pikë të kampionatit, pas 20 ndeshjeve të zhvilluara, polaku Arek Milik do të ishte goleadori më efektiv në Serinë A italine. Pikërisht kështu, pasi Milik gëzon raportin më të mirë mes golit dhe minutave të luajtura. Shënon çdo 97 minuta, duke bërë që ndjekësit e tij në këtë drejtim të jenë Zapata, me një mesatare të golit 1 për çdo 101 minuta, Ronaldo dhe Kualiarela, që kanë një mesatare të golit për 1 për çdo 117 minuta, për të vijuar më pas më një tjetër polak, Piatek që shënon çdo 123 minuta lojë. Arek e gjeti golin e tij të parë sezonal pikërisht në “Olimpico” përballë Lacios, për të vijuar më pas rritjen progresive deri në muajin dhjetor. 

Në 6 garat e fundit të kampionatit, sulmuesi 24-vjeçar ka shënuar plot 7 gola, duke rezultuar shpesh vendimtar në fatin e takimeve. Seria e tij pozitive vijoi edhe këtë të diel përballë Lacios, duke arritur kuotën e 11 golave në kampionat, çka automatikisht e kualifikojnë si “bomberin” e skuadrës së Ançelotit, që tashmë renditet e dyta në klasifikim pikërisht falë performancës së polakut. Shifra të rëndësishme për këtë sulmues, që e nisi aventurën e tij duke respektuar hierarkinë pas Mertens dhe Insignes, për t’u shndërruar shumë shpejt në gurin e çmuar të organikës së Ançelotit. Është e vërtetë që për teknikun 59-vjeçar titullarët janë në rotacion, por tashmë është gjithashtu e vërtetë se në këtë organikë nuk ka një sulmues të dytë më karakteristikat e polakut. Me një fizik të gjatë dhe të fortë, aftësinë për të shënuar më të majtën dhe një teknikë për t’u patur zili, numri 99 i ofron skuadrës së napolitanëve zgjidhje efektive në fazën sulmuese. Pas dy vitesh Milik duket sikur po kërkon shpagimin ndaj fatit të keq që e ka përndjekur, duke u kthyer në elementin shtesë që bën diferencën drejt objektivave madhorë të Napolit. Nën drejtimin e Karlo Ançelotit Napoli po ecën mirë, ka marrë maksimumin nga një grup normal, por rivaliteti me Juventusin, të paktën deri tani, duket i humbur.

Adriatik BALLA