BREAKING NEWS

Mediat malazeze tronditin politikën shqiptare, Sali Berisha “syri” i Moskës në Tiranë, ja kush është oligarku rus që ka shpërndarë para në Shqipëri dhe ka bashkëpunuar me kreun e “Foltores”

Mediat malazeze tronditin politikën shqiptare, Sali Berisha
x
BREAKING NEWS

7 besnikë të Sali Berishës me dosje spiuni pritet të përjashtohen nga politika, kreu i “Foltores” nis kërcënimet ndaj deputetëve të PD që kanë paralajmëruar votimin e nismës së dekomunistizimit

7 besnikë të Sali Berishës me dosje spiuni pritet të
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim mesazh Ramës, deklaron se institucionet shqiptare janë të dobëta dhe asgjë nuk është e garantuar, kërkon nga qeveria që të zgjedhë se cilën rrugë do ndjekë, me Perëndimin apo me Lindjen

Yuri Kim mesazh Ramës, deklaron se institucionet shqiptare janë
x
BREAKING NEWS

Prag lufte, ndizet “fuçia e barutit” që mund ta hedhë në erë Evropën, Dodik kërkon të instalojë në Ballkan skemën që po përdor Vladimir Putini në Ukrainë

Prag lufte, ndizet “fuçia e barutit” që mund ta
x
BREAKING NEWS

Shpërthimet në gazsellës alarmojnë NATO, blindohet Norvegjia me trupa ushtarake

Shpërthimet në gazsellës alarmojnë NATO, blindohet Norvegjia
x
BREAKING NEWS

Fillojnë ditët e vështira për Serbinë, nis plani gjerman për të ndryshuar politikën me “dy karrige” të Vuçiçit, këshilltari i Scholz “zbarkon” në rajon, del jashtë loje dhe “Ballkani i Hapur”

Fillojnë ditët e vështira për Serbinë, nis plani
x
BREAKING NEWS

Putin mund të sulmojë kabllot nënujore të internetit, ja pika ku mund të shpërthejë “Lufta e Tretë Botërore” që do të përfshijë Rusinë dhe NATO

Putin mund të sulmojë kabllot nënujore të internetit, ja
x
BREAKING NEWS

Bota nën alarm, Putin hap rrugën për përdorimin e armëve bërthamore, shpall zyrtarisht aneksimin e 4 rajoneve të pavarura të Ukrainës, SHBA e paralajmëron për pasoja katastrofike

Bota nën alarm, Putin hap rrugën për përdorimin e
x

Sport

Miqësore luksi me Italinë U-19 në Koverciano, lajm është tensioni i Cungut para ndeshjes

Miqësore luksi me Italinë U-19 në Koverciano, lajm

Kombëtarja U-19 është po përgatitet në kuadër të miqësores me Italinë U-19 që do të zhvillohet në qendrën stërvitore të Koverçanos më datë 10 gusht në 18:30. Skuadra e trajnerit Armando Cungu po stërvitet pikërisht në Koverçano për këtë test të rëndësishëm, që zhvillohet për të dytin vit radhazi duke u kthyer në një traditë tashmë. Duke folur për “Fshf.org”, tekniku kuqezi thotë se përgatitjet po shkojnë mirë dhe se kjo ndeshje është një mundësi shumë e mirë për të parë gjendjen e skuadrës para kualifikueseve të Europianit të moshës U-19. “Kushtet e grumbullimit dhe stërvitjes janë thjeshtë ideale, për qendrën e Koverçanos flet vetë emri dhe historia që ka. Sigurisht është kënaqësi që na janë krijuar kushtet për t’u stërvitur në këtë qendër dhe besoj se është një mundësi shumë e mirë që tashmë për të dytin vit radhazi, duke u kthyer në një traditë, ekipeve Kombëtare U-18 dhe U-19 t’i ofrohen kushtet për të luajtur këto miqësore. Sa i përket gjendjes së ekipit, shpresojmë që të gjithë lojtarët të jenë në lartësinë e duhur në këtë moment të sezonit, duke qenë se të gjitha skuadrat janë në mesin e fazës përgatitore dhe duhet të shohim gjendjen e tyre fizike. Kemi pasur edhe dy lojtarë me temperaturë dhe uroj që ta kalojnë sa më parë këtë gjendje gripale e të mund të rikuperojnë që të jenë të gatshëm për të luajtur”, shton trajneri, duke theksuar se Italia U-19 është një rival i fortë dhe se përfaqësuesja kuqezi do të bëjë maksimumin për të bërë një paraqitje sa më të mire”, theksoi Cungu.

Stërvitja dhe objektivat

Trajneri Cungu është i vetëdijshëm që një duel me Italinë është sa luks aq dhe përgjegjësi, prandaj ai dëshiron të paraqitet sa më mirë me përfaqësuesen tonë kuqezi U-19. “Procesi stërvitor ka shkuar mirë deri më tani, përveç pjesës praktike në fushë kemi punuar edhe me pjesën teorike duke analizuar edhe kundërshtarin dhe skemat se si luan apo pikat e forta që ka. Po përpiqemi të bëjmë një punë sa më komplekse për të qenë sa më qartë para miqësores me italianët. Dihet që Italia është një superfuqi botërore në futboll, sapo janë kthyer nga një turne mesdhetar dhe kuptohet që janë në formë të mirë. Gjithsesi, ne do të përpiqemi të bëjmë më të mirë në këtë test me të gjitha mundësitë që kemi”, shprehet ai. Sakaq, Cungu nënvizon se grupi aktual është thuajse i njëjti me atë që do të përfaqësojë Shqipërinë në eliminatoret e Europianit dhe se nuk pritet të ketë ndryshime të tjera, me përjashtim të ndonjë dëmtimi që mund të imponojë lëvizje në listë. Gjithashtu, trajneri thotë se kjo miqësore është e vlefshme për të kolauduar skuadrën para turneut zyrtar. “Miqësoret janë gjithmonë të vlefshme për të parë gjendjen e ekipit dhe të lojtarëve në veçanti. Kjo është miqësorja e fundit për eliminatoreve të Europianit dhe është mundësia për të parë gjendjen e lojtarëve dhe këtij grupi, pasi është po ky grup që do të përfaqësojë Shqipërinë U-19 në Europianin e kësaj grup-moshe. Miqësorja është një shans që këto djem të luajnë bashkë pas kaq kohe dhe është shumë e rëndësishme që grupi të kolaudohet siç duhet”, përfundoi trajneri Cungu.