BREAKING NEWS

Publikohet përditësimi më i fundit i Ministrisë së Shëndetësisë, zbardhet shifra: Ja sa të infektuar me koronavirus u shënuan ditën e sotme

Publikohet përditësimi më i fundit i Ministrisë së
x

Sport

Mitaj i emocionuar në Kombëtare, Sadiku ndëshkohet për penalltinë e humbur

Mitaj i emocionuar në Kombëtare, Sadiku ndëshkohet për

Lojtarët e Kombëtares po nxitojnë të përmirësojnë statistikat e tyre individuale në këtë fundsezoni, për të rritur jo vetëm pozitat e tyre në skuadrat respektive, por edhe për të qenë në kushte më të favorshme gjatë merkatos së verës, në mënyrë që të kenë më shumë shanse për karrierën e tyre. Ka prej atyre elementëve që i kanë plotësuar ëndrrat e tyre, por ka dhe të tjerë që po shkojnë nga dështimi në dështim, sikurse është rasti i sulmuesit Armando Sadiku, aventura e të cilit nga Turqia në Bolivi duket se po merr trajtë negative, pasi lojtari ka harruar të shënojë. Mungon goli dhe për një sulmues kjo është fatale. Ndërkohë, mbrojtësi Mario Mitaj duket se i ka të plotësuara ëndrrat për këtë vit, pasi në fund të marsit atij iu dha mundësia të debutonte me përfaqësuesen e Shqipërisë, pak minuta por që janë të shenjta për ngjyrat kuqezi. Një tjetër element që po lufton me kohën është mbrojtësi Marash Kumbulla, i cili nuk mund të rikuperohet në kohë për duelin gjysmëfinal në Europa League midis Romës dhe Mançester Junajtid.

Mitaj, ëndrra kuqezi e realizuar

Mario Mitaj i është rikthyer së fundmi debutimit të tij me kombëtaren e Shqipërisë në ndeshjen kualifikuese të Botërorit, ndaj San Marinos. Mbrojtësi tregon për “Nova Sports” se për të ishte një ëndërr, ndërsa shton se nuk e priste që të aktivizohej. “Ishte me të vërtetë një ëndërr për mua të debutoja me kombëtaren time. E vërteta është se nuk prisja diçka të tillë në tre ndeshjet e shkuara, pasi ishte hera e parë që ftohesha në kombëtaren e madhe. Po paraqitesha shumë mirë në stërvitje dhe trajneri më dha mundësinë të bëja ëndrrën time realitet. Më i riu që luaj me Shqipërinë? Sigurisht që ndihem shumë mirë dhe jam shumë i lumtur. Më motivon që të vazhdoj të punoj shumë, të stërvitem dhe të përmirësohem si lojtar”. Lojtarët me të cilët krijoi më shumë shoqëri- “Me Hysajn e Napolit dhe Kumbullën e Romës jam afruar më shumë. Në përgjithësi jemi të gjithë miq, qëndroja me të gjithë dhe më kanë mirëpritur dhe më kanë trajtuar si të barabartë. Më ndihmuan të përshtatem sa më shpejt dhe ishte një përvojë e paharrueshme për mua. Jam bërë shumë mik edhe Strakoshën. Ai edhe Laçi më ndihmuan shumë dhe më këshilluan. Të dy janë djem të mirë. Ata flasin edhe greqisht, ndaj edhe u afruam shumë. I falënderoj dhe u uroj më të mirën”, u shpreh Mitaj.

Sadiku ulet në stol, shkak penalltia e humbur

Aventura e Armando Sadikut në Bolivi nuk është duke shkuar sipas parashikimeve. Në katër ndeshje me ekipin e Bolivar, sulmuesi i kombëtares nuk ia ka dalë të gjejë rrugën e rrjetës teksa ka shpërdoruar shumë mundësi. Por, më flagrantja ishte në takimin e javës së kaluar ku shqiptari humbi një 11-metërsh, që për fat të mirë nuk ndikoi në rezultatin e sfidës dhe pesha e fajit u zvogëlua. Megjithatë, kjo penallti e humbur nuk është kaluar pa një “ndëshkim” për Sadikun, pasi në takimin e mbrëmshëm të Bolivar ndaj Tomajapo, 29-vjeçarit nuk iu rezervua asnjë minutë lojë. Sadiku e kaloi duke e ndjekur të gjithë 90-minutëshin nga stoli, ndërsa ekipi i tij fitoi me rezultatin 2-0. Kështu, sulmuesi e ka marrë leksionin dhe duhet të nisë të reagojë nga ndeshja e ardhshme, për të mos e bërë këtë aventurë të re në karrierë një dështim.

Kumbulla nuk e kalon plotësisht dëmtimin, i mungon Romës në Europa League

Marash Kumbulla zbriti mbrëmjen e djeshme titullar me Romën në ndeshjen që këta të fundit luanin, ndaj Sampdorias. Mbrojtësi i kombëtares kishte munguar prej disa javësh si pasojë e një dëmtimi në gju, në kohën kur ishte i grumbulluar me Shqipërinë. Mirëpo, kur u mendua se gjithçka ishte lënë pas, Kumbulla shfaqi sërish shqetësime dhe u detyrua të zëvendësohej në minutën e 63-të. Në fakt, mbrojtësi ndjeu shqetësime prej pjesës së parë teksa pati një duel me Thorsbi dhe gjuri bëri të shqetësohej stafin teknik që për disa minuta u kujdes për të. Por, në pjesën e dytë, Kumbulla u dorëzua teksa pati probleme në shpinë dhe u zëvendësua nga Ibanez, ndërsa tashmë lojtari i kombëtares do të humbasë edhe ndeshjen e së enjtes në Europa League ndaj Mançester Junajtid, teksa mbetet për t’u kuptuar koha e rikthimit në fushë.