BREAKING NEWS

'Testi i uthullës', mësoi si funksionon taktika që aplikon ushtria amerikane për të zbular personat e infektuar nga COVID-19

'Testi i uthullës', mësoi si funksionon taktika që
x

Sport

Mjekët dhe të gjithë familjarët u vendosën në alarm/ Ylli i njohur i futbollit i nënshtrohet testit të koronavirusit, dalin rezultatet

Mjekët dhe të gjithë familjarët u vendosën në

Po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën, virusi korona po prek çdo sferë, duke vënë në rrezik jo vetëm njerëzit e thjeshtë por dhe yjet e botës së futbollit.

Ankthi ka qenë i madh në shtëpinë e PSG teksa sulmuesi Kylian Mbappe i është nënshtruar testeve të koronavirus. Prej dy ditësh, Mbappe nuk stërvitej, zyrtarisht për dhimbje fyti.

Mjekët dhe i gjithë ambienti në shtëpinë e PSG u vendosën në alarm pasi frika ishte e madhe që Mbappe mund të ishte pozitiv, kjo do të thoshte që sfida ndërmjet PSG-B.Dortmund do të shtyhej pasi i gjithë ekipi do të futej në karantinë. Për fat të mirë, analizat e para rezultuan negative, duke konfirmuar se bëhet fjalë thjeshtë për dhimbje fyti, një lajm i cili ka bërë që të gjithë të marrin frymë lirisht.