BREAKING NEWS

Miratohet nisma e opozitës parlamentare: Hapen listat dhe ndalohen koalicionet parazgjedhore. Zbardhen emrat e deputetëve që votuan pro

Miratohet nisma e opozitës parlamentare: Hapen listat dhe ndalohen
x

Sport

Modriç zbulon sherrin e Murinjos me Ronaldon: Për pak u rrahën, CR7-ën e pashë të qante

Modriç zbulon sherrin e Murinjos me Ronaldon: Për pak u rrahën,

Në biografinë e mesfushorit kroat që është zbardhur pjesërisht në “Gazzetta Dello Sport” hidhet dritë edhe nga kjo përplasje mes portugezëve në vitin 2013 tek Reali

Adriatik BALLA

Reali i Madridit ka rivalizuar gjithë jetën si klub me Barcelonën dhe në aspektin ndërkombëtar ka shumë suksese, dyfish krahasuar me katalanët rreth trofeve të UEFA Champions League, por vitet e fundit, me praninë e Leo Mesit në ekip, katalanasit janë t5reguar më të fortë në kampionat, duke ua marrë shumicën e titujve. Në të vërtetë tensioni tek Reali kur Barça ishte në kulmin e saj, ka qenë shumë i madh. Këtë e vërtetojnë jo vetëm zënkat por edhe sjellja shumë e ashpër e ish-trajnerit të madrilenëve, Hoze Murinjo, aktualisht trajner i Totenhemit në Premier League. Pasi fitoi Champions dhe çdo trofe të mundshëm me Interin, në vitin 2010, Murinjo kaloi tek Reali i Madridit me dëshirën që të shkruante historinë. Reali ishte ekip shumë i mirë, por Murinjo ndodhej atje në kohën e gabuar, pasi ato vite futbollin në Europë e dominonte Barcelona, pikërisht ajo Barcelonë të cilin ai e mundi në finalen e Champions me zikaltrit italianë, por nuk ia doli ta mundë edhe me Realin. Në këtë kohë, ai ka pasur polemika të mëdha me lojtarët dhe madje ka arritur të përplaset keqas edhe me sulmuesin kryesor të grupit, Kristiano Ronaldon, një përleshje të cilën e ka zbuluar për mediat mesfushori kroat Luka Modriç. Në fakt, ky i fundit, ka zbuluar në biografinë e tij detaje nga një zënkë mes Kristiano Ronaldos dhe Jose Murinjo, gjatë një ndeshjeve të Real Madridit në Kupën e Mbretit në vitin 2013, duke thënë se Ronaldo kishte qenë gati të shpërthente në lot. Gazeta “Corriere dello Sport” e ka zbuluar një pjesë nga biografia e Luka Modriçit, “A mi manera”, e cila pritet të publikohet së shpejti. Në pjesën e zbuluar nga biografia e kroatit rrëfehet për një zënkë mes Hoze Murinjos dhe Kristiano Ronaldos në vitin 2013, gjatë një ndeshjeje të Kupës së Mbretit. Sipas rrëfimit të Modriçit, strategu portugez ishte zemëruar me Ronaldon shkaku i një rivënieje anësore, e cila kishte provokuar një zënkë të vogël që e kishte lënë Ronaldos pothuajse në lot. “Unë u befasova nga reagimi i Murinjos. Ishim duke fituar me rezultat 2:0 në Kupën e Mbretit. Ronaldo nuk e ndoqi kundërshtarin e tij gjatë një rivënieje anësore dhe Jose ishte shumë i zemëruar me të. Ata të dy u zunë për një kohë të gjatë në fushë”, shkruan kroati. “Kur u ktheva në zhveshtore pas pjesës së parë, unë e pashë Ronaldon të dëshpëruar, pothuajse duke shpërthyer në lot. Ai tha se pati një përplasje jo të vogël, aq sa ishin gati të rriheshin, por në fund në mes ishin futur futbollistët e tjerë dhe i kishin qetësuar. “Unë po e jap maksimumin dhe ai vazhdon të më kritikojë”. Murinjo hyri dhe nisi ta kritikonte portugezin për përgjegjësinë e tij gjatë ndeshjes. “Ata të dy u zemëruan aq shumë nga ajo zënka saqë vetëm ndërhyrja e bashkëlojtarëve të tjera arriti ta ndalë një rrahje të vërtetë mes atyre dyve”, rrëfen Modriç. Nxjerrja e sekreteve në shesh, mund ta vendosë kroatin në shënjestër të kritikave nga Murinjo apo dhe ish-lojtarët e Realit të atyre viteve.