BREAKING NEWS

NJOFTIM I RËNDËSISHËM / Komiteti Teknik i Ekspertëve nxjerr masat e reja për të kufizuar përhapjen e Covid, mbyllen universitetet dhe konviktet, ja çfarë pritet të ndodhë me baret dhe restorantet në Shqipëri

NJOFTIM I RËNDËSISHËM / Komiteti Teknik i Ekspertëve nxjerr
x

Sport

Moment historik/ Boksieri shqiptar shpallet kampion bote (VIDEO)

Moment historik/ Boksieri shqiptar shpallet kampion bote (VIDEO)

Robin Krasniqi  ka arritur ta mposht Dominic Boesel për titullin e botës IBO dhe WBA. Vetëm pas 3 raundesh boksieri ynë ka arritur ta mposht me nokaut Boeselin.

Të dy raundet e para ishin të mira për Krasniqin, që tentonte të sulmonte gjermanin. Aty ai dha disa goditje të mira, por që kulmi erdhi në raundin e tretë.

Fillimisht pas dy goditjeve të bukura ai e rrëzoi në nokdaun, ndërsa me të ngritur Boesel në këmbë, një kombin tjetër e rrëzoi përfundimisht në tokë gjermanin.

Krasniqi bëhet shqiptari i parë kampioni i parë i botës. Ai do të mbajë titujt në IBO dhe WBA (përkohësisht).

Robin Krasniqi ka 51 fitore dhe 6 humbje,  prej tyre 19 me nokaut. Boesel para këtij takimi kishte 30 fitore dhe vetëm një humbje, duke e pësuar tani të dytën në karrierë.