BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Sport

Monza e dashuruar me interistët, Galiani do edhe Ikardin për sezonin e ri

Monza e dashuruar me interistët, Galiani do edhe Ikardin për sezonin e

Skuadra surprizë e ardhur në elitën e futbollit italian mbështetet nga ish-presidenti i Milanit Silvio Berluskoni dhe dëshiron të lerë gjurmë

Silvio Berluskoni u largua vite më parë nga Milani, duke e lënë në duar të amerikanëve, ndërkohë që kohët e fundit ka marrë përsipër të financojë një skuadër krejt të panjohur më parë si Monza, por që tani kjo skuadër, falë investimeve dhe punës së madhe që është bërë do të militojë në elitë. Jo vetëm kaq, por klubi po përpiqet të bëjë goditje të forta në merkato për të rritur pretendimet e veta. Gjithçka është e lidhur me financat, prandaj dhe lojtarët me emër po pranojnë me kënaqësi që të veshin fanellën e kësaj skuadre. Mediat sportive italiane po befasojnë përditë me emrat që qarkullojnë në merkato si pjesë e listës së dëshiruar nga Monza. Natyrisht që klubi ka ambicie, por kur thuhet se Rafinja, Ranoçia e Ikardi të gjithë mund të luajnë tek Monza, atëherë me siguri që këtu flitet për një klub që dëshiron të shkruajë histori në Serie A. Pranohet gjerësisht tashmë se Monza e ka nisur me entuziazëm dhe ambicie pjesëmarrjen e parë historike në Serie A. Skuadra e Xhovani Stropas, i cili saktësisht një muaj më parë fitoi ngjitjen në “play-off”, po udhëton drejt një mini-revolucioni, sepse pas Ranoçia-s dhe Kragnos janë rrugës përforcime të tjera në të gjitha repartet “për një Monza të re dhe pa kufi”, siç nënvizoi Adriano Galiani. “Ne nuk i vendosim kufij vetës, tani do të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen sepse ne duam të krijojmë një skuadër solide dhe të bëjmë mirë”, tha Galiani. Ish-administratori i Milanit, po “peshkon” në Milano, por te Interi. Ranoçia, Sensi, Kandreva etj, pra Galiani është fokusuar fort tek Interi dhe këtë e konfirmon edhe emri në pole position për rolin e sulmuesit, ai i Andrea Pinamontit. Në orët e fundit po qarkullon edhe lajmi se Monza është në bisedime me ish-sulmuesin “zikaltër”, Mauro Ikardi. Do të ishte një çmenduri, por duke ditur situatën e argjentinasit te PSG-ja, gjithçka mund të ndodhë dhe Galiani nuk e mbyll si pistë. Ai foli edhe për rastin Pinamonti. “Lojtar shumë i mirë, na pëlqen, por shumë është shumë i shtrenjtë. Mauro? Sulmues klasi, por ai është një lojtar i paarritshëm, por unë kurrë nuk kam thënë se diçka në këtë botë është e pamundur…”, nënvizoi ai. Ajo çfarë i bën tifozët e Monzës të ëndërrojnë është se Galiani është njeriu i momenteve të fundit dhe gjithmonë ka bërë një goditje “ëndrrash” në orët e fundit të merkatos, por tani mbetet për t’u parë. E sigurt është që Monza dëshiron të ndërtojë skuadër që të rivalizojë në Serie A italiane dhe me emrat që qarkullojnë ky rivalitet do të bëhet i efektshëm..