BREAKING NEWS

Belind Këlliçi lë sot mandatin, çfarë ndodhi me deputetin e PD-së

Belind Këlliçi lë sot mandatin, çfarë ndodhi me
x
BREAKING NEWS

“Këtu po bëhet loja e Vuçiçit”/ Deputeti demokrat reagon ashpër ndaj propozimit të Ramës për kreun e SHISH: Është në dëm të Kosovës, po jepet një mesazh...

“Këtu po bëhet loja e Vuçiçit”/ Deputeti
x
BREAKING NEWS

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, dyshohet për viktima

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, dyshohet për
x
BREAKING NEWS

KAS i dha goditjen e fuqishme pak minuta më parë, reagon 'dhëmbë për dhëmbë' Sali Berisha: Ja kush ka dhënë urdhër

KAS i dha goditjen e fuqishme pak minuta më parë, reagon
x
BREAKING NEWS

Muharrem Xhafa rrëfen pazaret e fshehta: Ja si Fatos Nano ia dha fitoren Sali Berishës më 22 mars 1992, puçi që bënë me ndihmën e Ramiz Alisë dhe roli sekret i CIA që tronditi politikën

Muharrem Xhafa rrëfen pazaret e fshehta: Ja si Fatos Nano ia dha fitoren
x
BREAKING NEWS

Kaq ishte 'lufta'! KAS merr vendimin përfundimtar: Ja kush do e udhëheqë PD-në në zgjedhjet e 14 majit. Publikohet DOKUMENTI

Kaq ishte 'lufta'! KAS merr vendimin përfundimtar: Ja kush do e
x
BREAKING NEWS

Gërdeci/ Gjykata e Posaçme jep vendimin për Fatmir Mediun

Gërdeci/ Gjykata e Posaçme jep vendimin për Fatmir Mediun
x
BREAKING NEWS

Nis seanca për Fatmir Mediun. Zbardhen kërkesat e SPAK dhe avokatëve

Nis seanca për Fatmir Mediun. Zbardhen kërkesat e SPAK dhe
x

Sport

Monza mund për herë të dytë Juventusin, Sasuolo shkatërron e turpëron Milanin

Monza mund për herë të dytë Juventusin, Sasuolo

Në kuadër të xhiros së 20-të të Serisë A italiane, u regjistruan ditën e djeshme rezultate surprizë dhe ku dy prej emrave të mëdhenj të futbollit italian u ndëshkuan keqas. Fillimisht Milani u mposht nga Sasuolo me rezultatin 5-2 e më pas Juventusi pëson humbjen e dytë sezonale përballë Monzës, me shifrat 2-0, duke dëshmuar se “Zonja e Vjetër” ka probleme serioze këtë sezon dhe ka zbritur në vendin e 13-të në kampionat. Natyrisht, për Milanin mund të thuhet se po vështirëson së tepërmi objektivat e tij, pasi dje konfirmoi krizën në lojë e në rezultate që po kalon. Duke i analizuar me radhë, konstatohet se Monza e ka shënuar edhe fitoren e dytë ndaj Juventusit në elitën e futbollit të Italisë. Monza të dielën mbrëma fitoi edhe në udhëtim ndaj “zonjës së vjetër” me rezultatin 2:0, në ndeshjen e xhiros së 20-të. Për vizitorët ishte ndeshja e gjashtë rresht pa disfatë. Juventusi që u përball me heqjen e 15-të pikëve javë më parë, golin e parë në ndeshje e pësoi në minutën e 18-të. Realizues ishte Patrik Ciurria. Për 0:2 dhe rezultatin përfundimtar, u përkujdes sulmuesi tjetër Deni Mota, në minutën e 39-të. Monza në 20 ndeshje ka 25 pikë dhe pozicionohet në mesin e tabelës. Ka dy pikë më shumë se Juventusi që zë pozitën e 13-të. Ndërkohë, Milani u shokua ditën e djeshme në shtëpi nga Sasuolo. Pësoi disfatë 5:2, në ndeshjen që i takoi javës së 20-të të Serie A së Italisë. Për Milanin ishte disfata e tretë rresht përfshirë edhe ndeshjet e Superkupës së Italisë. Milani nuk ka shënuar fitore prej ndeshjes kundër Salernitanës më 4 janar. Më pas ka barazuar me Romën dhe Leçen në Serie A dhe është eliminuar nga Kupa e Italisë. Sasuolo shpejt shënoi dy golat e parë. Në minutën e 19-të nëpërmjet Gregoire Defrel dhe Davide Frattesi në minutën e 21-të. Olivier Zhirud në minutën e 24-t ngushtoi epërsinë në 2:1, kurse Sassuolo pjesën e barë e mbylli 3:1. Golin e tretë e shënoi Domeniko Berardi në minutën e 30-të. Armand Lauriente shënoi nga penalltia golin e katërt, derisa në minutën e 79-të për 5:1 realizues ishte Matheus Henrike. Dy minuta më vonë, Milani nëpërmjet Divok Orixhi shënoi për 5:2. Me këtë disfatë Milani mbetet prapa në garën për ta mbrojtur titullin e kampionit. Bie nga vendi i dytë me 38 pikë bie në vend të katërt momentalisht në tabelë, kurse skuadra e Sasuolos është ngritur në vendin e 16-të me 20 pikë. Duhet thënë se Milani ka ambicie për titull, por me humbjen e djeshme ky objektiv zbehet tërësisht pasi Napoli ndodhet shumë pikë përpara dhe Interi, një rival i qytetit, gjithashtu ndodhet në pozita më të mira si vend i dytë.