BREAKING NEWS

Ervin Bushati i jep mesazhin e fortë Bashës dhe Kryemadhit: Pas gabimit të pafalshëm që...

Ervin Bushati i jep mesazhin e fortë Bashës dhe Kryemadhit: Pas
x

Sport

Morati i fut “xixat” Barçës: Babai i Mesit ka blerë shtëpi afër Interit, ndonjëherë ëndrrat dalin

Morati i fut “xixat” Barçës: Babai i Mesit ka blerë

Rivaliteti midis Juventusit dhe Interit 3është shumë i madh. Kalimi tek Juventusi i Ronaldos ka nxitur Interin të mendojë për të bërë të njëjtën gjë që të thyejë rivalen e vjetër, pra të ideojë ardhjen në “San Siro” të një lojtari me të njëjtin kalibër dhe i tillë që sfidon Ronaldon është vetëm Lonel Mesi. Torinezët fituan zyrtarisht të dielën titullin numër 36, mirëpo për ta titujt e fituar janë 38, duke i konsideruar të tyret edhe ato të hequr nga dënimi për “Calciopoli”. Por, ish-presidenti i Interit, Masimo Morati, ka ironizuar duke u shprehur se te Juventusi duhet të jenë shpërqendruar që te hyrja e stadiumit kanë stampuar numrin 38. “38 tituj? Më duket se te stadium janë shpërqendruar pak. Më duket se në vend të 38, duhet të vendosin 36. Ndonjëherë, duhet të kesh më shumë memorie. Nuk e them për polemikë, kjo edhe sepse e kam mik Anjelin. Vetëm se po të isha në vendin e tij nuk do të isha krenar për atë pjesë të historisë”, u shpreh Morati. Më tej, Morati ka mbajtur gjallë shpresat e tifozëve zikaltër se një ditë mund të shohin Mesin me fanellën e ekipit të tyre. “Babai i Mesit ka marrë shtëpi pranë zyrave të Interit, kështu ndoshta do të jetë më e lehtë të shkojmë e të firmosim. Ndoshta vjen, ndonjëherë ëndrrat bëhen realitet”, theksoi Morati. Ndërkohë, rivaliteti Mesi-Ronaldo vijon të tërheqë vëmendjen e opinionist sportiv botëror, përderisa edhe me statistika nuk po zgjidhet enigma se kush prej tyre është më i mirë. Megjithatë, “Goal.com”, i ka grumbulluar statistikat e këtyre dy futbollistëve për ta kuptuar se cili nga ata të dy ka qenë më i mirë gjatë karrierës. Ronaldo ka shënuar më shumë gola për klubet për të cilat ka luajtur sesa Mesi, megjithatë dallimi nuk është i madh dhe duhet të theksohet se ylli i Juventusit ka luajtur dy sezone më shumë sesa rivali i tij argjentinas. Kur vjen fjala te asistet, Mesi është superior ndaj Ronaldos dhe ky dallim mes dy futbollistëve është theksuar edhe më shumë me kalimin e kohës, kur ata kanë marrë role të ndryshme në skuadrat e tyre. Ronaldo është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohëve në Ligën e Kampionëve, pasi ka shkëlqyer në këtë garë me Mançester Junajtid dhe veçanërisht me Real Madridin. Megjithatë, Mesi nuk është larg tij dhe madje ka rekord më të mirë të golave të shënuara mesatarisht për ndeshje. Në Kupën e Botës portugezi ka shënuar më shumë gola në më pak paraqitje, kurse Mesi ka arritur më së largu në këtë turne, në finalen me Argjentinën në vitin 2014. Ronaldo dhe Mesi kanë rekorde të ngjashme në nivelin ndërkombëtar, edhe pse Ronaldo ka shënuar më shumë gola, falë edhe faktit që karriera e tij me Portugalinë nisi dy vjet para se të niste karriera e Mesit me Argjentinën. Mesi dhe Ronaldo kanë statistika të ngjashme edhe kur vjen puna te numri i trofeve. Mesi e lë prapa rivalin kur bëhet fjalë për tituj të ligës, pasi e ka fituar 10 herë La Ligën, ndërsa Ronaldo i ka 7 tituj të ligës. Megjithatë, argumenti i tifozëve të Ronaldos është se ai ka fituar ligë në tri vende të ndryshme (Angli, Spanjë dhe Itali), kurse Mesi vetëm në La Liga. Rivaliteti Ronaldo-Mesi ka dominuar futbollin në 15 vjetët e fundit.