Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Morati: Ky Inter mund të fitojë titullin këtë sezon të Serisë A

Postuar: 17/10/2017 - 07:55

Interi fitoi derbin me Milanin mbrëmjen e së dielës, një superndeshja e luajtur në “San Siro”, ku shkëlqeu sidomos sulmuesi argjentinas Mauro Ikardi që realizoi të tre golat e fitores së zikaltërve. Ishte një mbrëmje magjike dhe sipas mediave italiane, kjo fitore jo vetëm e ngjiti Interin në vendin e dytë, pas Napolit, por e shfaq atë si një pretendent në garën për titull. Për këtë ndeshje ka folur dhe ish-presidenti Masimo Morati, i cili i entuziazmuar nga fitorja dhe pozitat e mira të ekipit siguroi se ky Inter është në gjendje të rivalizojë Napolin e Juventusin për titull dhe pas kaq vitesh Morati sheh një Inter të pjekur për të marrë “Scudeton”. Pas atij triumfi 3-2 në “San Siro” ndaj Milanit, ish-presidenti i Interit, Masimo Morati, në një prononcim publik foli mbi rivalët e “zikaltërve” në Serinë A. “Përtej asaj që themi të gjithë, që Napoli i këtij viti është me të vërtetë i fortë, unë do të shtoja se është konkret dhe me lojë të bukur. Nga ana tjetër, kemi Interin, që pas derbit më ka dhënë idenë se tashmë është më shumë një skuadër, ndoshta është një iluzion i pasndeshjes, por unë do të uroja që lufta për titullin të ishte reale. Më pas kemi Juventusin, gjithmonë një skuadër shumë e fortë. Gjithsesi, nëse Interi do të vazhdojë të ecë përpara, duke treguar karakter, dëshirë për t’ia dalë, por të ketë edhe pak fat, atëherë gjasat janë që ta fitojë kampionatin”, u shpreh Morati. Ish-presidenti shtoi, gjithashtu, se e shijoi derbin si tifoz dhe se është i lumtur që pronarët kinezë janë treguar korrektë, duke mos ia hequr aspak shijen milaneze Derbit të Madoninës. “E shijova ndeshjen dhe emocionet nuk munguan. Për Spallettin mund të them se është një trajner i shkëlqyer. Skuadra ka ende nevojë për t’u kompletuar dhe, po të mos ishte për “fair-play”-n financiar, besoj se do të kishin bërë një tjetër sforco ekonomike, që mendoj se do të ndodhë pak më vonë. Në lidhje me sistemin “VAR”, Morati shton se tani i jep të drejtë, megjithëse në fillim kishte pasur rezerva për të. “Në fillim nuk isha shumë entuziast, sepse e ndërpret ndeshjen, duke zbehur edhe polemikat që janë pjesë e futbollit. Të zemërohesh me arbitrin është gjithashtu pjesë e këtij sporti. Ndërsa tani na vjen kjo zgjidhja magjike, “deus ex machina” që të dhuron sistemi “VAR”. Jep zgjidhjen perfekte. Gjithsesi, duhet të pranoj se Interi ka patur më shumë penallti këto ditë me “VAR” krahasuar me gjithë vitin e shkuar”, përfundoi ish-presidenti Moratit, aktualisht president nderi i klubit zikaltër. Natyrisht, fitorja e Interit në derbin e Madoninës përballë Milani shkaktoi bujë në Europë, sepse kjo fitore e ngjiti Interin mbi Juventusin në renditje dhe tani zikaltrit kanë 22 pikë, kundrejt 19 pikë të Juventusit. Kuptohet, vendi i parë është i Napolit, i cili kryeson me 24 pikë, duke pasur 8 fitore në tetë ndeshje të luajtura dhe që shihet edhe si skuadra e momentit në Europë.

Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 17

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/06/2018 - 07:45

Lojtarët e përfaqësueses tonë kanë pasur rritje të konsiderueshme të vlerës së tyre në treg dhe disa konsiderohen madje ndër më të shtrenjtët, sikurse është Hysaj me klauzolë lirimi 50 mln euro.

Postuar: 22/06/2018 - 07:43

Argjentinasit humbin 3-0 dhe kjo për meritë të kroatëve që regjistrojnë një fitore hi

Postuar: 22/06/2018 - 07:41

“Gjelat” fitojnë 1-0 ndaj Perusë, por mjaftueshëm për t’u kualifiku

Postuar: 21/06/2018 - 23:01

E ftuar në emisionin “Fair Play nga Enkeleida Zeko” , deputetja e LSI,Kejdi Mehmetaj,

Postuar: 21/06/2018 - 22:24

Tifozët në Twitter janë treguar të pamëshirshëm me Lionel Mesin.

Postuar: 21/06/2018 - 21:55

Argjentina ka pësuar një nga dështimet më të mëdha në Kupën e Botës, teksa është mposhtur 3-0 nga

Postuar: 21/06/2018 - 20:54

Cristiano Ronaldo është atleti më i famshëm në planet.Me një rrogë në Real Madrid në dhjetëra mil