BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Sport

Moratti: Kam gabuar me Lukakun, Inter ka gjithçka për ta transferuar Messin

Moratti: Kam gabuar me Lukakun, Inter ka gjithçka për ta transferuar

Ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka deklaruar se gaboi me paragjykimet për Romelu Lukakun, ndërsa ka shtuar akoma dhe më tepër zërat për një kalim të Lionel Messit. 74 milionë eurot e shpenzuara për të transferuar Lukakun nga Manchester United ishin dukur shumë, veçanërisht për të zëvendësuar Mauro Icardin, por ai e gjeti rrjetën 31 herë në 49 ndeshje në të gjitha përballjet. Lukaku kishte rol të rëndësishëm në shpalljen e Interit nën-kampion në Serie A dhe në kualifikimin e tij në gjysmëfinale të Ligës së Evropës. Më në fund Moratti ka deklaruar se ka gabuar me përshtypjet ndaj Lulakut. “Me gjithë sinqeritetin, unë mendova se ai ishte thjesht i fortë fizikisht dhe kisha frikë se do të pendoheshim për humbjen e Icardit. Në vend të kësaj, Romelu është një kampion, gjithmonë i ndihmon bashkëlojtarët dhe ka vizion të mirë për lojën. Antonio Conte kishte të drejtë që kërkonte nënshkrimin e tij dhe më pas bëri mirë për ta përmirësuar atë. Fitimi i Ligës së Evropës nuk do të jetë i lehtë, pasi kanë mbetur katër skuadra shumë konkurruese, por shpresoj që Interi të mund të jetë klubi tjetër italian që fiton një trofe evropian”, tha ai për gazetën “Quotidiano Sportivo”. Një ëndërr e Morattit ka qenë padyshim Ronaldo. Ai zgjodhi Juventusin dhe nuk shkoi te Interi. Por së fundmi zërat për një kalim të mundshëm të Messit te Inter janë shtuar shumë dhe Moratti ka shtuar akoma dhe më shumë dyshimet. “Unë jam thjesht një tifoz i thjeshtë i Interit tani, kështu që nuk kam ndonjë informacion të brendshëm. Por, duke thënë këtë, unë e di se: Suning ka gjithçka që duhet për të sjellë Messin në Milano, si në aspektin e burimeve ashtu edhe të kompetencave”, përfundoi ish-presidenti i Interit.

Lëvizjet e Interit

Por pavarësisht përpjekjeve për Messin, Inter po vijon lëvizjet në merkato. Sipas medieve italiane, Inter është gati të bëjë një ofertë konkrete te Manchester United për Chris Smalling.

Mbrojtësi anglez e kaloi këtë sezon në huazim në Stadio Olimpico, me Giallorossët që paguan një përqindje të konsiderueshme të pagës së tij. Ai e ka bërë të qartë se dëshiron të vazhdojë përvojën e tij në Itali dhe madje ka mbetur në Gadishull për pushimet e tij verore. Roma ofroi 15 milionë euro për shërbimet e lojtarit, por oferta u refuzua nga United që dëshiron të paktën 20 milionë euro. Ndërkohë, “La Gazzetta dello Sport” pretendon se Interi është i gatshëm të rivalizojë Romën dhe të bëjë propozimin e tyre për Smalling. Një tjetër emër që lakmohet nga Interi është Pierre-Emerick Aubameyang. Arsenal po lobon fort që ta bindë sulmuesin të rinovojë kontratën, ndërkohë që kërkesat ndaj tij po shtohen. Sipas francezes “Le 10 Sport”, Aubameyang vazhdon të kërkohet nga tre gjigantë evropianë, të cilët duan ta shfrytëzojnë situatën. Barcelona, Manchester City dhe Interi po tentojnë ta tundojnë Aubameyangun për t’u larguar nga Londra këtë verë. Conte dhe Interi, veçanërisht, po bëjnë një hap serioz për Aubameyang ndërsa përgatiten të humbasin Lautaro Martinezin, i cili pritet të kalojë te Barca. Nga ana tjetër, Torino është i gatshëm të ofrojë shërbimet e mbrojtësit italian Armando Izzo për të marrë shërbimet e mesfushorit uruguaian të Interit, Matias Vecino. Marco Giampaolo ka marrë përsipër ekipin nga Olimpico dhe thuhet se ka shënjestruar një mori lojtarësh që pritet ta përforcojnë skuadrën Granata.