BREAKING NEWS

“Urdhërove vrasjen e Azem Hajdarit!”, Fatos Klosi nxjerr prapaskenat e rënda, i përgjigjet akuzës ‘bombë’ të Sali Berishës: Unë e paralajmërova që...

“Urdhërove vrasjen e Azem Hajdarit!”, Fatos Klosi nxjerr
x

Sport

Mourinho merr goditjen e parë në “Old Traford”, portugezi provon humbjen nga ish-ekipi i tij

Mourinho merr goditjen e parë në “Old Traford”, portugezi
Trajneri portugez Jose Mourinho ka provuar sonte humbjen e parë si trajner i Hotspur, duke u mposhtur 2-1 në ‘Old Trafford’ nga ish-ekipi i tij, Manchester United.
 
Në një ndeshje spektakolare, ishte fillimisht Marcus Rashford , i cili në minutën e 6’ me një gol të bukur, i dha epërsinë 1-0 ‘Djajve të Kuq’.
 
Mirpo, miqtë nuk u dorëzuan dhe bë minutën e 39’, Dele Alli barazoi rezultatin për Tottenham Hotspur, për ta mbyllur në barazim 1-1 pjesën e parë.
 
Heroi i Manchester United ishte përsëri Marcus Rashford, që me të filluar pjesa e dytë, shënoi edhe njëherë tjetër, kësaj here nga penalltia, për 2-1 duke vulosur edhe përfundimisht takimin me këto shifra.
 
Me këtë fitore, Manchester United numëron 21 pikë dhe renditet në vendin e gjashtë të klasifikimit, ndërsa Tottenham me 20 pikë mban vendin e tetë në kampionat.