BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Moxhi e Juliano mbrojnë Edgar Çanin: Nuk është ende në formë, i duhet kohë

Moxhi e Juliano mbrojnë Edgar Çanin: Nuk është ende

Sulmuesi Edgar Çani debutoi në Kategorinë Superiore, por pa lënë gjurmë në ndeshjen e parë të tij, nisur dhe nga fakti se vinte nga një dëmtim jo i lehtë ku qëndroi për shumë javë me stërvitje të diferencuar. Në të vërtetë, Çani vetëm sa ishte në fushë si numër, pasi porta e Kukësit nuk u rrezikua në asnjë moment nga këmbët dhe koka e tij. këtë gjë e kuptuan edhe tifozët në shkallët e stadiumit që nuk e fshehën pakënaqësinë për performancën e tij. Ndoshta Xhevahir Sukaj mund të kishte qenë një zgjidhje e momentit më e mirë, sepse Çani u pa qartë se nuk gëzonte formën maksimale sportive. Gjithsesi, stafi italian i kryesuar nga trajneri Mark Iuliano dhe drejtori i klubit e njëherësh këshilltari i presidentit Gazmend Demi Luçiano Moxhi, e mbrojtën Çanin dhe performancën e tij, duke e cilësuar një paraqitje të mirë dhe që sakrifikoi për ekipin, pasi luajti shumë minuta në fushë si titullar, edhe pse përgatitjen e kishte për jo më shumë se 45 minuta. Në kor italianët mbrojtën Partizanin në tërësi, duke e cilësuar barazimin rezultat të mirë dhe paraqitjen e skuadrës si shumë të mirë e dominuese ndaj kundërshtarit, paçka se pala shqiptare që kryesohej nga presidenti Demi nuk e fshehën në fund zhgënjimin për rezultatin. Në rrjetet sociale vijon të komentohet paraqitja e dobët e Çanit, ndërsa trajneri Mark Iuliano analizon lojën e skuadrës së tij dhe shfaqet optimist për vazhdimësinë, duke thënë se rezultatet do të vijnë e do të jenë akoma më të mira. “Ishte një ndeshje e bukur, luajtëm mirë dhe dominuam gjatë gjithë 90 minutave. Rastet e kundërshtarit erdhën për gabimet tona individuale. Jam i kënaqur sepse skuadra po rritet fizikisht dhe taktikisht. Luajti edhe Çani që nuk ishte gati as për një pjesë loje për të luajtur. Jemi me pak fat, sepse kemi krijuar shumë. Ndonjëherë janë edhe portierët që bëjnë mrekulli. Paraqitja ishte e mirë, lojtarët janë të trishtuar që nuk fituan për vete për tifozët dhe për drejtuesit. I komplimentova sepse dhanë zemrën në fushë. Kur të kemi edhe këmbët do të marrim rezultatet. Mora përgjigje pozitive dhe nuk jam shqetësuar fare për mungesën e fitores. Punojmë prej një muaji e një jave për të qenë në formë për të gjithë sezonin. Më vjen keq vetëm që nuk fituam ndeshjen. Më vjen keq për djemtë se mendonin vetëm fitoren. Duhet të ishim më të kujdesshëm në vendosje dhe për të menduar për fazën mbrojtëse. Ata kanë një mbrojtës të majtë që mund të na hapte probleme por Trashi bëri një punë shumë të mirë. Krosimet kanë ardhur por ndoshta duhet t’i shfrytëzonim më mirë për t’i çuar sulmuesit te goli. Me aktivizimin e Bardhit mendova të spostoja Adorjan në krah, donim dominim territori. Fakti është që nuk shënuam dhe kjo tregon që duhet të përmirësohemi në shumë aspekte. Në Kupë shënuam 6 dhe mund ët shënonim 20, por duhet të shënojmë edhe në këto ndeshje të rëndësishme”, theksoi Iuliano.

Moxhi: Duhet kohë

Drejtori i Partizanit dhe njeriu që ka orientuar merkaton e të kuqve në verë, Luçiano Moxhi, beson se Edgar Çani do ta thotë fjalën e tij më së miri, por ai ende nuk e ka formën maksimale fizike dhe i duhet pak kohë sa të bëjë shpërthimin e madh. Nga ana tjetër,. Moxhi ka mbrojtur edhe skuadrën nga zhgënjimi me Kukësin, pasi rezultati i barabartë 1-1, edhe pse në dukje i mirë, ka lënë të pakënaqur të gjithë fansat e sidomos erdhe presidentin Gazmend Demi. “Le të themi që skuadra sot tregoi shenja të dukshme përmirësimi, për perspektivën. Unë jam i kënaqur, ndeshja u dominua nga ne. Problemi në thelb, rimerrnim veten pas ndeshjes së parë të luajtur keq. Tani kemi treguar se kemi skuadrën e duhur me vlera, që me siguri mund të konkurrojë për vendet e para”. Dy ndeshje, asnjë gol i shënuar për Partizanin, megjithatë Moxhi transmeton qetësi. “Rezultati, e dini, për shembull diskutimi i rikuperimit të lojtarëve, qendërsulmuesit që aktualisht ka 50 minuta në këmbëm, ndaj është vështirë të ketë një rendiment komplet por duket se skuadra teknikisht dhe në aspektin e luftës sportive është dhe kjo më qetëson”.

Adriatik BALLA