BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Mposhti Dinamon ukrainase, Lacio e Strakoshës kalon në çerekfinale të Europa League

Mposhti Dinamon ukrainase, Lacio e Strakoshës kalon në

Lacio u tregua e mrekullueshme mbrëmjen e djeshme, duke mundur brenda në Kiev Dinamon ukrainase me rezultatin 2-0 dhe duke siguruar kalimin në çerekfinale të Europa League. Ishte një ndeshje e dominuar nga italianët, të cilët, ndryshe nga ndeshja e parë luajtur në Romë, këtë herë u tregua e vëmendshme në mbrojtje dhe diti të godasë si duhet në sulm, për të rritur pretendimet për trofeun e këtij aktiviteti. Në këtë ndeshje një performancë të shkëlqyer bëri dhe portieri Thomas Strakosha, i cili është në garë tashmë për të fituar Ligën e Europës.

Ndeshja

Në pjesën e parë Lacio bëri një performancë fantastike, duke tentuar që në fillim të ndeshjes të gjejë rrugën e rrjetës. Dhe pas një 20-minutëshi ofensiv të koordinuar mirë, më në fund Lacio e gjeti golin, pasi Lukas Leiva shënoi në minutën e 23-të. Ishte një gol me vlerë për lacialët duke pasur parasysh ndeshjen e parë që kishin barazuar me Dinamon e Kievit 2-2. Ky rezultat e komprometonte rëndë situatën e Lacios, prandaj dehe sulmi i befasishëm i minutave të para ishte domethënës për skuadrën italiane të drejtuar nga tekniku Simone Inzagi. Shënimi i golit e qetësoi disi Lacion e cila nisi të mendojë edhe për mbrojtjen, për të mos i lënë hapësira Dinamos ukrainase. Pjesa e parë u mbyll 1-0 për italianët, kurse në pjesën e dytë vendasit e rritën ndjeshëm volumin e lojës dhe sulmuan më shumë, duke tentuar me çdo kusht barazimin. Skuadra e Dinamos, e cila ishte në fazën e grupeve me Skënderbeun tonë, përdori të gjitha skemat për të dalë te goli, por nuk ia doli. Lacio shënoi edhe golin e dytë me anë të De Vrij, duke “hipotekuar” fitoren dhe kualifikimin.

Atletiko Madrid “tërmet” në Moskë, pretendente kryesor në Europa League

Atletiko e Madridit konfirmohet si pretendentja kryesore për të triumfuar në këtë edicion të Europa League. “Los Colchoneros” edhe pse ishin pothuajse të kualifikuar treguan një provë force edhe në sfidën e kthimit përballë Lokomotivës së Moskës duke u bërë skuadra e parë që siguron një biletë për në fazën çerekfinale të kompeticionit. Simeone kishte lënë në shtëpi Diego Kostën dhe në stol Antuan Griezman, por kjo nuk e pengoi Atletikon të fitonte me shifrat e thella 5-1 në transfertën moskovite përballë Lokomotivës duke e eliminuar skuadrën ruse me rezultat të përgjithshëm 8-1. Serinë e golave në stadiumin Lokomotiv Stadium të Moskës e hapi, Angel Correa në minutën e 16-të, por vendasit barazuan shifrat 4 minuta më vonë me një supergol të Rybus. Në pjesën e dytë kishte festë për të gjithë sepse shënuan me radhë Saul Niguez, Fernando Torres që e gjeti rrugën e rrjetës dy herë dhe Griezman që pavarësisht se hyri në fushë nga stoli shënoi një gol shumë të bukur në minutën e 85-të pas asistit të Correas duke vulosur rezultatin në 1-5./Adriatik BALLA