BREAKING NEWS

Më në fund ‘zhbllokohet' Gjykata e Lartë/ Zgjidhet nënkryetari që do të ketë kompetencat e kryetarit, ja kush emërohet

Më në fund ‘zhbllokohet' Gjykata e Lartë/ Zgjidhet
x

Sport

Muçi drejt një ekipi belg, Abazaj i bën “kryq” Kukësit për një ekip jashtë vendit

Muçi drejt një ekipi belg, Abazaj i bën “kryq”

Lojtarë të ndryshëm që luajnë në kampionatin shqiptar, që kanë shprehur cilësi gjatë këtij edicioni, po tentojnë të luajnë në kampionate të huaja dhe kanë nisur diskutimet me klubet e interesuara, gjë që pranohet dhe në median e shkruar sportive dhe nga burimet pranë futbollistëve. Kristal Abazaj u rikthye në kampionatin shqiptar për shkak se aventura e tij në Belgjikë me (Anderlehtin) dhe Kroaci (me Osijekun) nuk shkoi si duhet dhe atë e mori Kukësi në fillim të sezonit, ku ka bërë paraqitje të mira. Por Abazaj dëshiron të kthehet jashtë, në një skuadër e kampionat më cilësor dhe insiston për këtë. Por nga kampionati ka dhe disa lojtarë të tjerë që duan të shkojnë në një kampionat të huaj, sikurse është talenti i Tiranës, Ernest Muçi. Por nga legjionarët, më i spikaturi në treg në këtë moment duket mbrojtësi kuqezi, Marash Kumbulla, pjesë e Veronës, por që kërkohet nga shumë klube brenda e jashtë Italisë.

Muçi drejt Belgjikës, zbulohet ekipi i ri i Superligës

Talenti i klubit të Tiranës, Ernest Muçi, është një prej futbollistëve më të vëzhguar në merkaton e kësaj vere. Sipas medieve sportive një interesim konkret për 19-vjeçarin e ka shprehur një skuadër që është ngjitur në elitën e futbollit të Belgjikës. Bëhet fjalë për klubin belg të Birskot. Skuadra që ngjitet në Superligën belge ka shprehur dëshirën për të pasur sulmuesin në planet e saj. Lojtari që përfaqësohet nga menaxheri Shkumbin Qormemeti, duket se e pret një e ardhme në nivele të larta. Birskot është gjithashtu klub i lidhur me Shefild Junajtid në Premier Ligën angleze. Muçi ka arritur të shënojë 5 gola në kampionat dhe 4 në Kupën e Shqipërisë këtë edicion me Tiranën, duke konfirmuar edhe kualitetin e tij.

Abazaj do të braktisë Kukësin për një skuadër të huaj

Kristal Abazaj duket se po i përjeton këto javë të fundit të sezonit në Shqipëri si një përgatitje për aventurën e tij të ardhshme që do të jetë larg Superiores. Edhe pse Kukësi shpresonte që të mbante lojtarin edhe për ndeshjet e Europës, vetë ai në fjalët e tij për “RTSH” ka sqaruar se nuk e ka ndër mend që të vazhdojë të qëndrojë te verilindorët dhe në mbyllje të sezonit do të bëhet gati për të firmosur për një nga ekipet që ka shfaqur interes për të. “Kemi disa opsione, disa fjalë të mira, por të shohim se ka edhe 6 ndeshje për të mbaruar sezoni këtu. Pastaj do të kem kohën e duhur për të gjetur ekipin e duhur. Nuk mund të them emrin e një kampionati pasi po kërkojmë një ekip që të kemi minutazh se është e rëndësishme që të kem minutazh. Sinqerisht ndjehem mirë, fizikisht ndjehem mire. Nuk jam ende në 100% tim por po vij drejt tij. Shpresoj te vazhdimësia në formë dhe kthimi te Kombëtarja, pse jo. Po bëre mirë aty janë sytë e të gjithëve, po dhe maksimumin tënd për të ndihmuar aq më mirë. E rëndësishme është që nuk kam pësuar asnjë dëmtim në këto ndeshje që kemi zhvilluar. Nuk kam pasur dëmtime, kam qenë shumë mirë fizikisht dhe shpresoj që të vazhdoj kështu, pasi dihet për ne futbollistët dëmtimet janë një gjë e keqe”, tha ai duke pranuar më pas se për trofeun e kampionatit do të jetë e vështirë që të mundet Tirana. “A besojmë? Po besoj se po, kemi dhe Bylisin të dielën e kemi edhe Tiranën. Të shohim, t’ia lëmë kohës, por 9 pikë nuk janë pak”, pranoi ai.

Legjionarët/ Marash Kumbulla çështje orësh pranë Lacios, Tare dhe Lotito rrisin ofertën

Ka shumë interes për shqiptarin Marash Kumbulla, por sipas mediave italiane, Lacio dhe Marash Kumbulla kanë gjetur një akord. Mbrojtësi i Shqipërisë ka pranuar të transferohet te Lacio, ku do të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare me një pagë sezonale prej 1.5 milion eurosh. Madje, Lacio ka bërë dhe një ofertë konkrete për kartonin e futbollistit kuqezi. “Sky Sport Italia raporton se Lacio ka ofruar 26-27 milion euro për kartonin e 20 vjeçarit”. Kjo ofertë, është në tryezën e drejtuesve të Hellas Veronës, të cilët ende nuk kanë marrë një vendim përfundimtar. Këto orë pritet të jenë mjaft vendimtare e sidomos kur në mes është edhe Igli Tare.