BREAKING NEWS

Mediat malazeze tronditin politikën shqiptare, Sali Berisha “syri” i Moskës në Tiranë, ja kush është oligarku rus që ka shpërndarë para në Shqipëri dhe ka bashkëpunuar me kreun e “Foltores”

Mediat malazeze tronditin politikën shqiptare, Sali Berisha
x
BREAKING NEWS

7 besnikë të Sali Berishës me dosje spiuni pritet të përjashtohen nga politika, kreu i “Foltores” nis kërcënimet ndaj deputetëve të PD që kanë paralajmëruar votimin e nismës së dekomunistizimit

7 besnikë të Sali Berishës me dosje spiuni pritet të
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim mesazh Ramës, deklaron se institucionet shqiptare janë të dobëta dhe asgjë nuk është e garantuar, kërkon nga qeveria që të zgjedhë se cilën rrugë do ndjekë, me Perëndimin apo me Lindjen

Yuri Kim mesazh Ramës, deklaron se institucionet shqiptare janë
x
BREAKING NEWS

Prag lufte, ndizet “fuçia e barutit” që mund ta hedhë në erë Evropën, Dodik kërkon të instalojë në Ballkan skemën që po përdor Vladimir Putini në Ukrainë

Prag lufte, ndizet “fuçia e barutit” që mund ta
x
BREAKING NEWS

Shpërthimet në gazsellës alarmojnë NATO, blindohet Norvegjia me trupa ushtarake

Shpërthimet në gazsellës alarmojnë NATO, blindohet Norvegjia
x
BREAKING NEWS

Fillojnë ditët e vështira për Serbinë, nis plani gjerman për të ndryshuar politikën me “dy karrige” të Vuçiçit, këshilltari i Scholz “zbarkon” në rajon, del jashtë loje dhe “Ballkani i Hapur”

Fillojnë ditët e vështira për Serbinë, nis plani
x
BREAKING NEWS

Putin mund të sulmojë kabllot nënujore të internetit, ja pika ku mund të shpërthejë “Lufta e Tretë Botërore” që do të përfshijë Rusinë dhe NATO

Putin mund të sulmojë kabllot nënujore të internetit, ja
x
BREAKING NEWS

Bota nën alarm, Putin hap rrugën për përdorimin e armëve bërthamore, shpall zyrtarisht aneksimin e 4 rajoneve të pavarura të Ukrainës, SHBA e paralajmëron për pasoja katastrofike

Bota nën alarm, Putin hap rrugën për përdorimin e
x

Sport

Muçi në formacionin e javës në Poloni, Mihaj shpreson Kombëtaren duke luajtur në Portugali

Muçi në formacionin e javës në Poloni, Mihaj shpreson

Lojtarët e Kombëtares kanë nisur një sezon të mirë me skuadrat e tyre në Europë, duke dhënë sinjale pozitive për një edicion që mund të jetë historik për karrierën e tyre. Jo të gjithë dol të kenë mundësinë të ngjiten në majë, por është pozitiv fakti se është rritur ndjeshëm numri i shqiptarëve që luajnë në ligat elitare si në Spanjë dhe në Angli, pa harruar që në Itali ka me shumicë. Por ka interesim edhe për liga të dorës së dytë si Turqia, Kroacia, Hungaria e vendet nordike. Në fundjavën që lamë pas pati performancë të mirë të shumë lojtarëve kuqezi, por vëmendjen e mori më së shumti ish-sulmuesi i Tiranës, tashmë i Legias së Varshavës, Ernest Muçi, i cili realizoi dy asiste në fitoren e skuadrës së tij dhe është përfshirë në listën e lojtarëve më të mirë të javës, por një vëmendje të posaçme mori edhe mbrojtësi Enea Mihaj, i cili braktisi kampionatin grek dhe u bë pjesë e ligës së parë portugeze. Me këtë lëvizje lojtari synon një hap më shumë në karrierë, por edhe të fitojë një vend titullari në përfaqësuesen e Shqipërisë.

Muçi, sezon me ngjitje në Poloni

Ish-futbollisti cilësor i Tiranës, Ernest Muçi, është përfshirë në formacionin më të mirë të javës së pestë së elitës së futbollit polak. Padyshim ë ky është një lajm i mirë për lojtarin i cili ka pretendime të marrë ftesë edhe në ekipin kombëtar. Ish-sulmuesi i Tiranës, pjesë e Legias së Varshavës, ishte protagonist absolut në fitoren 1-2 të skuadrës së tij në transfertë me Vidzev Lodz. 21-vjeçari, pavarësisht se nuk e gjeti vetë rrugën e rrjetës, aistoi në të dy golat që Legia i shënoi që në pjesën e parë me autorë Johanson (30’) dhe Kaputska (42’). Për impaktin që kishte në lojën e skuadrës së tij, u rreshtua në krahun e djathtë të sulmit të formacionit të javës. Ernest Muçi është aktivizuar titullar në tri nga pesë takimet e para të Esktraklasa, madje ka mundur ta gjejë dy herë rrugën e rrjetës, në barazimin 1-1 në javën e parë, në transfertë me Korona Kielce, dhe në fitoren 2-0 përballë Piast Glivice, në javën e katërt. Muçi mund të rritet këtë sezon dhe nëse ruan këtë ritëm me siguri që do të marrë vëmendjen e trajnerit të Kombëtares Edi Reja.

Mihaj synon Kombëtaren nga Portugalia

Mbrojtësi kuqezi, Enea Mihaj, lë Greqinë për Portugalinë, pra ndryshon kampionat, duke kaluar në një ligë më cilësore sikurse është kampionati portugez. Mbrojtësi i Përfaqësueses Shqiptare largohet kështu pas tri sezonesh nga PAOK-u për t’iu bashkuar skuadrës e elitës së futbollit portugez, Famalicao. 24-vjeçari ka firmosur kontratë trevjeçare. “Vij me ambicie të mëdha te Famalicao dhe shpresoj të jem në gjendje të ndihmoj klubin për të arritur objektivat. Shpresoj të përshtatem shpejt që të bëhem një element i rëndësishëm brenda grupit. Kam parë ndeshje e Famalicaos dhe më gëzon fakti që shoh stadiumin plot dhe pasionin që tregojnë tifozët”, deklaroi mbrojtësi shqiptar për faqen e klubit të ri. Famalicao e ka nisur keq kampionatin në Portugali, pasi ka pësuar dy humbje në dy ndeshjet e para, duke u renditur në vendin e fundit. Gjithsesi, shqiptari synon të lerë gjurmë me ekipin e ri.