BREAKING NEWS

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve, më pas doli urdhëri për.."/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve,
x
BREAKING NEWS

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e ish-ushtarakut

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet
x
BREAKING NEWS

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit vëllezërit Haklaj pas konfliktit me Berishën, kush janë 15 zyrtarët që rrezikojnë burgun, ja provat që po heton SPAK

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit
x
BREAKING NEWS

Zylfie Haklaj flet për gazetën “SOT” dhe paralajmëron fundosjen e Sali Berishës në SPAK për dosjen e vrasjeve në Tropojë: Është bërë si një qen i tërbuar që po përpiqet të hajë çdo person që i del përpara

Zylfie Haklaj flet për gazetën “SOT” dhe paralajmëron
x
BREAKING NEWS

Skandali, ja si Rama ndihmoi Bolinon për të grabitur pronat tek ish-Kompleksi “Partizani” me të njëjtën skemë që ndoqi me Jamarbër Malltezin, zbardhen akuzat dhe dokumentet

Skandali, ja si Rama ndihmoi Bolinon për të grabitur pronat tek
x
BREAKING NEWS

Në përgjimet e “SKY ECC” dalin gazetarë të njohur që bashkëpunojnë me krimin dhe politikanë që kanë porositur vrasje, gati të fundoset një ministër, ja prapaskenat e bujshme, flet Anduena Llabani

Në përgjimet e “SKY ECC” dalin gazetarë të
x
BREAKING NEWS

Provokon doktori i Bllokut Sali Berisha dhe sulmon ashpër LANÇ: Dita e Çlirimit dita më e zezë për shqiptarët, nuk ranë 28 mijë dëshmorë dhe pati vëllavrasje, janë shpikur beteja dhe janë trilluar histori mbi partizanët

Provokon doktori i Bllokut Sali Berisha dhe sulmon ashpër LANÇ: Dita
x
BREAKING NEWS

Muharrem Xhafa: Ja pse Sali Berisha nuk e pranon 29 Nëntorin si ditën e Çlirimit, është rreshtuar krah ballistëve dhe nazifashistëve, faktet rrëzojnë pretendimet e tij

Muharrem Xhafa: Ja pse Sali Berisha nuk e pranon 29 Nëntorin si ditën
x

Sport

Muçi sqaron pozicionin e tij tek Legia, klubi merr oferta për shqiptarin

Muçi sqaron pozicionin e tij tek Legia, klubi merr oferta për

Futbollistët e Kombëtares po kalojnë momente të mira me ekipet e tyre në Europë. Një ndër ta ka spikatur veçmas jo vetëm në kampionatin ku luan, por edhe në Conference League, duke marrë vëmendjen e medieve sportive polake dhe atyre europiane. Kështu, pranohet se Ernest Muçi e ka nisur në mënyrë të shkëlqyer këtë sezon me Legian e Varshavës teksa sulmuesi i kombëtares ka realizuar deri më tani shtatë gola në të gjitha kompeticionet. Dy golat e fundit erdhën në Conference League ndaj Aston Vilas duke i dhuruar Legias një fitore fantastike me shifrat 3-2. Në një intervistë të fundit për mediat polake, ish-futbollisti i Tiranës theksoi se mori shumë telefonata pas dygolëshit ndaj skuadrës angleze ndërsa nga ana tjetër zbuloi edhe pozicionin e preferuar në fushë. “Pas ndeshjes me Aston Vilën, njerëzit ishin shumë krenarë me mua. Mora telefonata të shumta, të gjithë më uruan. Arritëm një fitore të madhe sepse ishte një fitore historike. Jam shumë i lumtur ashtu siç është e gjithë Varshava”. A është e vërtetë që Muçi është në shitje? “Nuk e di këtë, varet nga klubi. Unë jam i fokusuar te fusha dhe për pjesën tjetër kujdeset drejtori sportiv”. Si ia del që je aq i shpejtë me topin në zotërim, por edhe pa topin në këmbë? “Ka të bëjë shumë stërvitja, por është edhe një dhunti me të cilën kam lindur. Jam i lumtur që performoj para një tifozerie kaq të madhe sa ajo e Legias. Jam shumë kurioz për sezonin aktual, për mua është shumë i rëndësishëm pasi dua të zhvillohem edhe më shumë”. Pozicioni i preferuar në fushë? “Mund të luaj si sulmues, si numër 10, si nëntë false dhe po ashtu në krah. Jam një lojtar që pëlqej shumë sulmin dhe kërkoj t’i jap skuadrës sa më shumë të jetë e mundur”, nënvizoi ai. Duhet thënë se Muçi do ta ketë të garantuar ftesën për grumbullimin e radhës të Kombëtares.