BREAKING NEWS

Lëvizjet e fundit në SPAK/ Paralajmëron Spartak Ngjela: Të akuzuarit e mëdhenj ja vetëm do shpronësohen, por do burgosen

Lëvizjet e fundit në SPAK/ Paralajmëron Spartak Ngjela: Të
x

Sport

Murinjo bindi Bejl t’i bashkohet Totenhemit, i merr Realit edhe talentin Reguilon

Murinjo bindi Bejl t’i bashkohet Totenhemit, i merr Realit edhe talentin

Merkato është ndezur së tepërmi në Premier League, pasi Liverpuli, Mançester Junajtid, Mançester Siti, Arsenali, Çelsi e skuadrat e tjera po bëjnë lëvizje interesante në treg dhe po rrisin kontigjentin cilësor për të rivalizuar për trofe në edicionin e ri. Bëhet fjalë për lëvizje me emra të mëdhenj dhe dje mediat britanike njoftuan se trajneri Hoze Murinjo ka bindur sulmuesin e njohur uellsian të Realit të Madridit, Gareth Bejl, që të firmosë me Totenhemin. Në fakt, sipas medieve sportive britanike, tashmë nuk ka më dyshime, Hoze Murinjo do të ketë në skuadrën e tij dy përforcimet e rëndësishme që synonte. Është marrëveshja për transferimet e Gareth Bejl dhe Serxhio Regulion nga Reali i Madridit te Totenhem Hotspur, madje dy lojtarët kanë kaluar edhe vizitat mjekësore në Madrid dhe në orët e ardhshme do të udhëtojnë drejt Londrës për të firmosur kontratat dhe për t’u prezantuar te Spurs-at. Nëse Regulion do të transferohet në formë përfundimtare për shumën e 30 milionë eurove, Gareth Bejl do të huazohet për një sezon te Totenhem aty do të rikthehet pas shumë vitesh, me Realin që do t’i paguajë 60% të pagës prej 17 milionë eurosh ndërsa Totenhem do të paguajë vetëm 40% të kësaj shifre. Regulion shkëlqeu si i huazuar te Sevilja me të cilët u kualifikua në Champions League nëpërmjet kampionatit dhe fitoi Europa League dhe do të jetë një vlerë e shtuar për anglezët në krahun e majtë të mbrojtjes. Ndërkohë që cilësitë e Bejl dihen dhe ajo çfarë ka bërë ai në të kaluarën me Totenhem është ende në mendjen e tifozëve të “Spurs”. Më herët uellsiani ka qenë në Premier League pasi prej andej ka dalë para se të shkonte tek Reali i Madridit, si një prej futbollistëve që mund të bënte diferencën e madhe. Në fillim pati shkëlqim, por pas disa dëmtimesh dhe rivalitetit të fortë me Ronaldon e Benzemanë, ai e humbi terrenin e duhur dhe nuk arriti ngjatë viteve të fundit të bënte diferencën dhe të shpalosej me cilësitë e tij si titullar i padiskutueshëm. Shumicën e ndeshjeve i nisi nga stoli dhe kjo e mërziti tej mase atë, aq sa tani e dëshiron largimin nga Reali dhe rikthimin në Premier League. Ndërkohë, trajneri i Totenhem, Hoze Murinjo ka bërë një lëvizje të papritur teksa ka lënë jashtë listës së Europa League një nga më të dalluarit e skuadrës siç është Dele Ali. Fantazisti nuk do të jetë pjesë e skuadrës në ndeshjen në transfertë ndaj Lokomotiv Plovdiv, ndërsa kjo mungesë lidhet me merkaton. Totenhemi pritet të nënshkruajë me Garet Bejl dhe në këtë formë, vendi në formacion për anglezin nuk është më i sigurt. Megjithatë, kjo nuk është problem për Ali duke qenë se admiruesit e tij janë të shumtë dhe ndër më kryesorët janë PSG dhe Inter. Antonio Konte e pëlqen jashtë mase futbollistin, mirëpo në këtë rast ka një konkurrent të vështirë si parisienët, të cilët janë më shumë të gatshëm ekonomikisht se italianët.