BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Sport

Murinjo prezantohet tek Totenhemi, kontratë 4-vjeçare dhe 17 mln euro në sezon

Murinjo prezantohet tek Totenhemi, kontratë 4-vjeçare dhe 17 mln

Largimi në mesnatën e dy ditëve më parë të trajnerit Mauricio Poçetino nga drejtimi i Totenhemit, ishte lajm i mirë vetëm për një njeri: Hoze Murinjon, i cili priste “pas dere” të ndodhte zyrtarisht ky largim e të futej brenda klubit të njohur anglez për të marrë drejtimin e skuadrës. Dhe ashtu ndodhi, ndërsa dje u bë edhe prezantimi zyrtar, ku portugezi nuk humbi aspak kohë të bënte “adetet”. Kishte muaj që e priste këtë shans, madje disa herë kishte qarë se i mungonte futbolli pas largimit nga Mançester Junajtid, ani pse merrte miliona euro nga kontrata me “djajtë” e prishur njëanshmërisht nga klubi anglez. Dhe dje i erdhi shansi tjetër i madh, për të mos thënë se kishte kohë që po e studionte situatën e Totenhemit, dhe mezi priste që të “pushkatohej” Poçetino e që të vihej ai në krye të klubit. Kështu, tekniku luzitan pason kështu në krye të klubit trajnerin Mauricio Poçetino, i cili në sezonin e kaluar udhëhoqi skuadrën drejt finales së Ligës së Kampionëve por pa mundur ta fitojë atë. Fillimi i këtij sezoni ishte shumë i dobët për londinezët duke shkaktuar kështu shkarkimin e argjentinasit. Tashmë, me Murinjon nis një erë e re në klub, pasi asnjëherë më parë Totenhemi nuk ka pasur në pankinë një emër kaq prestigjioz sa luzitani. Murinjo ka firmosur një kontratë deri në vitin 2023 teksa do të përfitojë 15 milionë paund në sezon, e thënë ndryshe afro 17 mln euro në vit, thuajse dyfishin e asaj që paguhej argjentinasi Poçetino.

Rivali në kampionat e pret me ironi e batuta

Luzitani do të debutojë këtë fundjavë në krye të Totenhemit në ndeshjen ndaj një tjetër klubi londinez, si Uest Hem. Këta të fundit kanë vendosur t’i dedikojnë një video “ mirëseardhje” ish-trajnerit të Junajtid. Klubi i Uest Hem ka publikuar disa reagime të Murinjos gjatë ndeshjeve kundër tyre në të kaluarën. Momente të cilat 56-vjeçari nuk kërkon t’i kujtojë për shkak se në fund ka humbur. Kështu, Uest Hem e ka nisur prej ditës së sotme betejën me portugezin, i cili duhet të luftojë shumë në derbin londinez për të pasur një debutim me sukses.

Marrëdhënia me Çelsin

Murinjo ka folur fjalë të mira për ish-skuadrën e tij, Çelsin. Madje, së fundmi, është sjellë në vëmendje një deklaratë e Murinjos, i cili në vitin 2015 ka zbuluar një prapaskenë, ku i është ofruar stoli i Totenhem në vitin 2007. 56-vjeçari në atë kohë shprehej se kishte pasur ofertë nga “Spurs” por nuk mund ta pranonte për respekt të tifozëve të Çelsit, duke qenë se rivaliteti mes dy klubeve londinezë është i madh. “ Kam pasur ofertë nga Totenhemi, por nuk mund të shkoja. Kisha një marrëveshje me Çelsin që nuk mund të trajnoja në Angli për dy vitet e ardhshme. Por, nuk do ta pranoja detyrën sepse i dua shumë tifozët e Çelsit”, shprehej Murinjo. Megjithatë, tashmë pas disa viteve, situata duket të ketë ndryshuar. Dhe Murinjo e pranoi Totenhemin me shumë kënaqësi e madje turravrap, pasi koha jashtë futbollit në muajt e fundit duket se e ka bërë shumë nervoz.

Adriatik BALLA