
PS rrëzon PD-në, "plas" sherr në parlament-LIVE

Kaos në Kuvend/ Albana Vokshi i nxjerr videon Ramës, Lindita Nikolla bën veprimin që nuk pritej

Rryma 'Nikola' vjen nga Rusia/ Mbërrin acari në Shqipëri, java e ardhshme më e ftohta e vitit, ja temperaturat ekstreme që nuk janë parë në vendin tonë

Kuvendi nis me tensione të forta, Nikolla i heq fjalën Boçit, Garda merr vendimin urgjent

Aksident i frikshëm te "Kthesa e Kamzës", ka viktima

“Ky është një realitet shumë i hidhur, por është i vërtetë”/ Kreshnik Spahiu zbulon hapat që ndërmerr BE për të hapur ‘thesin’ e fondeve në Ballkan

Pas ‘dasmës’ në BBV, Nard Ndoka bën thirrjen epike për shqiptarët: Luizi u ‘martu’, në 11 shkurt të “martojmë” Ramën

“Çështjet e Brilant dhe Ervis Martinaj të lidhura”/ Gazetari zbardh prapaskenat e forta: Grupet kriminale e kanë metodë përdorimin e...

Muriqi s’ndalet në mediat spanjolle: Gjatë luftës fjetëm 50 vetë në një dhomë

Shkruar nga SOT.COM.AL 20 Janar 2023

Lufta në Kosovë ka qenë mjaft e dhimbshme në fundvitet 90-të dhe pavarësisht se kanë kaluar mbi 23 vjet nga ato ngjarje, vijojnë të kujtohen në media e në opinionin publik me një emocion të rënduar. Këto ngjarje i ka përjetuar edhe Vedat Muriqi, kur ishte fëmijë dhe ditët e fundit mediat spanjolle kanë nxituar ta intervistojnë atë duke e pyetur rreth luftës në Kosovë, rënien e babait të tij në luftë, problemet me jetesën dhe rikuperimin e dëmeve. Kjo pëlqehet shumë nga mediat që në rastin e tij bëjnë diçka ndryshe. Në fakt, Vedat Muriqi është shndërruar në aktorin kryesor për Majorkën teksa në 15 ndeshje të La Liga-s, bomberi i Kosovës ia ka dalë të shënojë në tetë raste, po aq sa edhe Karim Benzema i Real Madrid. Së fundmi, 28-vjeçari në një intervistë për kanalin zyrtar të La Ligës rrëfen historinë e tij nga lufta në Kosovë, largimi për në Shqipëri ndërsa në fund thekson se Majorkë është zgjedhja më e mirë në jetë. “Mbaj mend që prindërit më tregonin se para luftës, gjithçka ishte në rregull. Unë e mbaj mend atë që ndodhi në luftë dhe ishte e tmerrshme, një periudhë e errët. E përsëris shpeshherë që asnjë qenie njerëzore nuk duhet ta përjetojë diçka të tillë, u detyruam të largoheshim nga shtëpitë tona. Shkuam në Shqipëri dhe për dy muaj qëndruam në një dhomë me 50 persona të tjerë. Të gjithë ne që kemi përjetuar luftën, iu japim shumë vlerë gjërave të tjera në jetë. Në disa raste kam dyshuar për kalimin tim te Majorka, por në fund mendoj se është zgjedhja më e mirë që kam bërë në jetën time. Më kanë mirëpritur prej ditës së parë dhe kjo më dhuron shumë besim”, u shpreh Muriqi. Theksojmë se sulmuesi i Kosovës këtë sezon është bërë lider i Majorkës dhe dëshiron të rivalizojë për “Këpucën e Artë” në Spanjë, nisur nga statistikat që ka deri tani.
Më të lexuarat


Premier League “mbretëresha” e transferimeve dimërore, plot 1 miliard euro

Mehmeti firmos për Bristol Siti dhe shpreson të ftohet nga Silvinjo, Ismajlgeci largohet nga Tirana

Shqipëria U-21 njeh sot rivalët në eliminatoret e Europianit 2025

Bylisi e Kastrioti blerje për t’i shpëtuar rënies, Egnatia merr Hysen Memollën

Protestoi ndaj arbitrave, Disiplina dënon trajnerin e Bylisit me dy ndeshje

E pazakontë/ Magjistari i famshëm lë me gojë hapur Messin, ja truku që i bën (VIDEO)

Çfarë ndodhi? Drejtori i Al Nassr shpërthen keq ndaj Ronaldos: Pagova 200 mln, di të bëjë vetëm "Siu"

Egnatia bën 'bingo' në merkato, prezantohet mbrojtësi i kombëtares shqiptare

Reali tentoi deri në fund Vlahoviçin, merkatoja në Spanjë mbyllet pa zhurmë

Mesi kërkon falje për sjelljen e tij në çerekfinalen e Botërorit kundër Holandës
