BREAKING NEWS

Mbi 2 mijë testime! Zbardhen të dhënat e fundit, ja sa raste të reja me COVID u regjistruan në 24 orët e fundit në Shqipëri

Mbi 2 mijë testime! Zbardhen të dhënat e fundit, ja sa raste
x

Sport

Mustedanagiç vlerëson lart Kombëtaren U-21: Sezonin tjetër shkojmë me siguri në Europian

Mustedanagiç vlerëson lart Kombëtaren U-21: Sezonin tjetër

Shqipëria ka kualitete të mira në radhët e ekipeve kombëtare të moshave, pasi një pjesë e madhe e këtyre futbollistëve kanë dalë nga akademitë e klubeve të mëdha europiane e një pjesë aktivizohen edhe me ekipet e para, duke pasur premisa për karrierë të pasur. Në përfaqësuesen e 21-vjeçarëve gjenden edhe kualitetet më të mira dhe ky është fakt. Ecuria e ndeshjeve të fundit të përfaqësueses së kësaj moshe kanë qenë vërtet të mira. Dueli i fundit në grupin tonë eliminator ishte përballë Kosovës, ku kuqezinjtë fituan 1-0 me gol të shënuar nga Çokaj. Këtë të fundit e vlerësoi edhe trajneri në detyrë Xhemal Mustedanagiç. Në fakt, trajner i përfaqësueses U-21 është Alban Bushi, por boshnjaku u thirr me urgjencë pasi Bushi doli pozitiv në testin antikovid. “Ekipi Kombëtar i U-21 ka luajtur një ndeshje perfekte sidomos me pjesën e parë kur kemi shënuar. Kemi pasur disa mundësi, Çokaj shënoi me një kros të bukur dhe realizoi me kokë. Unë mendoj që kemi të bëjmë me një brez që do japin rezultat shumë shpejt, janë djem të rinj me ambicie dhe të motivuar, ndaj japin gjithçka. Hap pas hapi po arrijmë të kërkojmë rezultatet e duhura. Duke parë objektivisht po marrim rezultate pozitive, është gjithçka e koordinuar me Presidentin Duka dhe zotin Reja, kemi lojtarë në ekipin A që shkojnë nga U-21, më vjen mirë ajo që kam thënë vite më parë tashmë po realizohet. Shqipëria do të jetë një pjesë e rëndësishme e futbollit evropian. Shumë gjëra po ndryshojnë dhe po ecim në pikën e duhur”, u shpreh Mustedanagiç. Më tej trajneri boshnjak kujtoi se asgjë nuk ka përfunduar dhe duhet insistuar të luhet për fitore edhe në takimin e fundit. Pra ai thotë se nuk ka vend për eufori. “Unë mendoj se krahasuar më parë, edhe mendësia e lojtarëve ka ndryshuar, ata çdo ndeshje futen për ta fituar. Edhe në ciklin e eliminatoreve që fillon vitin e ardhshëm, disa lojtarë luajnë që tani me U-21. Ndryshojnë shumë gjëra që sjellin rezultate pozitive. Janë lojtarë të rinj që kanë ndryshime nga ndeshja në ndeshje po ashtu edhe në mendim. Nuk i druhem këtij brezi, mund të ndodhë që të jetë një ditë e keqe, por do të jenë të pakta”, nënvizoi më tej trajneri boshnjak i U-21-shit shqiptar.

Vlerësimi për grupin, dallon Çokajn

Trajneri Mustedanagiç, i cili vetëm për një ndeshje e përgatiti dhe menaxhoi grupin, ka folur dhe për emra konkretë në radhët e grupit, duke veçuar sulmuesin Çokaj, autorin e golit të fitores ndaj Kosovës. “Duhet të përmend Çokaj, i cili në të ardhmen do të vlejë për Kombëtaren. Më ka befasuar Sota me një lojë shumë të mirë, duhet të përmend të riun Mitraj, i cili është vetëm 17 vjeç. Por mund të them që të gjithë lojtarët kanë luajtur mirë. Janë të gjithë djem të mirë dhe me karakter, ndaj besoj shumë te futbollistët shqiptar”, theksoi ndër të tjera tekniku boshnjak, i cili prej shumë vitesh qëndron në marrëdhënie me FSHF-në, herë si trajner tek moshat e herë si konsulent i ekipeve kombëtare me zyrë në federatë. Më tej ai komentoi ndeshjen e radhës në grup, që është dhe e fundit, një duel ndaj Anglisë U-21. Anglezët e kanë siguruar vendin e parë, por Shqipëria është në garë për vendin e dytë. Përveçse të fitojnë vetë, kuqezinjve u nevojitet të humbasë edhe Austria që e ka momentalisht vendin e dytë (15 pikë austriakët e 14 pikë kuqezinjtë e rinj). “Edhe nëse barazojmë apo fitojmë nuk është befasi. Ka ndryshuar shumë mënyra organizimit dhe e lojës, duhet kohë për tu përshtatur, nuk duhet eufori por vazhdimësi. Futbolli është një proces. Jemi të duruar për një rrugë të mbarë”, theksoi “Xhema”. Në fund, tekniku bën një përmbledhje të shkurtër në formë analize për ecurinë e skuadrës U-21 në grupin e tretë eliminator. “Dua të theksoj se jam krenar për lojtarët, si ata që luajtën ndaj Kosovës, por edhe për brezin, që do të përfaqësohet në eliminatoret e ardhshme. Strategjia jonë është për të zhvilluar lojtarë të rinj për ekipin kombëtar A, shikoj që në eliminatoret e radhës, Shqipëria U-21 do të luajë për kualifikim”, përfundoi ai.